Si ta karikoni orën Galaxy Watch5 më shpejt

Ndërsa zbuloni gjithë veçoritë emocionuese të orës Galaxy Watch5, mund të jeni shumë të zënë duke u argëtuar e të harroni ta mbani baterinë të karikuar. Për fat të mirë, karikimi i orës Galaxy Watch5 është shumë i thjeshtë dhe tani ka një mënyrë edhe më të shpejtë. Lexoni më poshtë se si ta mbani orën tuaj Galaxy Watch 5 në formë të shkëlqyer dhe gati në çdo kohë. 

Pamja e karikimit të orës Samsung Watch5.

E bërë posaçërisht për t’ju ofruar përvojën më të mirë të karikimit, ora Galaxy Watch5 ka një kabëll të përparuar USB-C për të mundësuar karikimin kur përdorni pllakën e karikimit dhe karikuesin PD (5V/2A) së bashku.  

Kur karikoni për 30min, Watch5 karikon 45% dhe Watch5 Pro karikon 35%.

Pamja e pllakës së karikimit të shpejtë të orës Galaxy Watch5.

Ju lutemi, vini re: Samsung nuk rekomandon të përdorni aksesorë të palëve të treta apo të pacertifikuara nga Samsung. Përdorimi i aksesorëve falsë të pacertifikuar mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj dhe të shkaktojë dëme. Për të shmangur pengimin e karikimit të pajisjes dhe shkaktimin e problemeve me bateritë, sigurohuni që të përdorni karikues dhe kabllo origjinale Samsung të blera në dyqanet tona Samsung Experience Stores ose shitës të autorizuar. 

Ka disa raste kur karikimi më i shpejtë nuk funksionon: 

  • Kur përdorni një pllakë karikimi universale pa tel që nuk mundëson karikim të shpejtë, p.sh.: EP-P5400, P6300 etj. 
     

  • Kur përdorni pllakën e karikimit të modelit të mëparshëm të orës, p.sh.: EP-OR500, EP-OR825​. 
     

  • Kur përdorni funksionin e ndarjes së baterisë së një smartfoni. 
     

  • Kur e përdorni OR900 PAD me një karikues që nuk mundëson PD, p.sh.: AFC, karikues QC, paketë baterish e lëvizshme, portë USB që nuk mundëson PD etj.​ 

 

Koha e ngarkimit ndryshon me rajonin, parametrat dhe faktorët mjedisorë; rezultatet aktuale do të ndryshojnë. 

 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window