Si sinkronizohen kufjet Bluetuth me Samsung Galaxy Watch Active2

Kënaquni në kolonën zanore të jetës suaj duke lidhur orën tuaj inteligjente me një palë kufje Bluetooth në mënyrë që të përfitoni sa më shumë pavarësisht nga rrethanat ku jeni. Tani, ju mund të qëndroni pa ndërprerje me muzikë me Galaxy Watch Active2 gjatë lëvizjes.

Sinkronizoni kufjet Bluetuth me orën tuaj

 

Ju mund të lidhni lehtësisht kufjet Bluetooth dhe mund të dëgjoni muzikë dhe ndërkohë të bëni një bisedë telefonike duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

 

Hapi 1. Navigoni tek Settings në orën tuaj.

Hapi 2. Nxirrni dhe klikoni Connections > Bluetooth.

Hapi 3. Aktivizoni butonin për Bluetooth dhe verifikoni nëse kufjet janë në funksionin e sinkronizuar.

Hapi 4. Klikoni Bluetooth audio dhe zgjidhni kufjet e dëshiruara Bluetooth. 

 

Ju mund të përshtatni zërin e Bluetooth duke përdorur ikonën Setting pranë kufjeve Bluetooth për: 

  • ç’sinkronizuar
  • dëgjimin e thirrjeve
  • dëgjimin e medias

 

Ju mund të sinkronizoni kufjet Bluetooth duke përdorur Quick panel në orën tuaj. 
 

Hapi 1. Kaloni gishtin nga lart poshtë në ekran.

Hapi 2. Rrëshqitni kornizën ose rrëshqitni gishtin majtas ose djathtas në ekran për të kaluar në panelin e shpejtë tjetër ose të mëparshëm. 

Si gjendet quick panel

Hapi 3. Klikoni mbi ikonën Headphones

Hapi 4. Aktivizohet funksioni Bluetooth dhe kërkohet lista e kufjeve të disponueshme Bluetooth. 

 

Nëse është i disponueshëm Bluetooth-i i përdorur më parë, ai do të lidhet automatikisht. 

Shënim: Dalja e audios për bisedat e telefonatave në kufje Bluetooth është e disponueshme vetëm me modelet e orës LTE. Nëse butoni i zërit të thirrjeve dhe medias është i fikur, nuk do të dëgjoni asnjë dalje në kufjet Bluetooth dhe ato mund të shkëputen nga ora. 

Ju mund të sinkronizoni dy pajisje Bluetooth në të njëjtën kohë dhe kufjet tuaja do të kalojnë automatikisht ndërmjet pajisjeve. Sidoqoftë, për një arsye të caktuar, nëse një pajisje tjetër Bluetooth nuk mund ta lokalizojë orën tuaj Galaxy, kontrolloni këshillat e renditura më poshtë para se të kontaktoni një Qendër të Shërbimit Samsung. 

  • Sigurohuni që funksioni wireless Bluetooth është aktivizuar në Galaxy Watch Active2.
  • Riaktivizoni Galaxy Watch Active2 dhe provoheni përsëri.
  • Sigurohuni që Galaxy Watch Active2 dhe pajisja tjetër Bluetooth të jenë brenda intervalit të lidhjes Bluetooth (10 m). 

       Distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet.

Ju mund të kontrolloni më poshtë pikat e kontrollit kur nuk është krijuar një lidhje Bluetooth ose Galaxy Watch Active2 dhe pajisja mobile janë shkëputur. 

  • Sigurohuni që funksioni Bluetooth në të dy pajisjet është aktivizuar.
  • Sigurohuni që të mos ketë pengesa, të tilla si mure ose pajisje elektrike, midis pajisjeve.
  • Sigurohuni që në pajisjen mobile të jetë i instaluar versioni i fundit i aplikacionit Galaxy Wearable.
        Nëse është e nevojshme, azhurnoni aplikacionin Galaxy Wearable në versionin e fundit.
  • Sigurohuni që Galaxy Watch Active2 dhe pajisja tjetër Bluetooth të jenë brenda intervalit të lidhjes Bluetooth (10 m).
        Distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet.
  • Raktivizoni të dy pajisjet dhe aktivizoni përsëri aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen mobile.

Shënim: Pamjet dhe menuja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window