Si përdoret S Pen Pro në pajisjen time Galaxy Z Fold4
Me S Pen Pro mund të lidheni shpejt dhe lehtësisht me pajisjen tuaj Galaxy Z Fold4 dhe të bëni gjithçka që keni dashur të bëni ndonjëherë.
Mund të mbani shënime, të modifikoni e të tjera. Mund të ndani gjithashtu lehtësisht me Bluetooth me pajisjet tuaja të tjera dhe jetëgjatësia e madhe e baterisë do t’ju mundësojë që t’i shtrini krijimet tuaja për kohë më të gjata se përpara.
S Pens të pajtueshme me pajisjen tuaj Galaxy Z Fold4
Për t’ju ndihmuar të realizoni sa më shumë gjëra në jetën tuaj të përditshme, ka dy versione të S Pen që mund t’i përdorni me pajisjen tuaj Galaxy Z Fold4.
- Edicioni S Pen Fold:
Kjo S Pen ka një majë 1,5 mm që do t’ju bëjë të ndiheni si të ishit duke shkruar në letër. Megjithatë, kjo pajisje nuk e mundëson funksionin e çiftimit, as çiftimin me Bluetooth, prandaj funksioni i kontrollit pa tel nuk është i disponueshëm.
- S Pen Pro:
Me këtë pajisje është i disponueshëm funksioni Bluetooth. Ai ju jep gjithashtu mundësinë të kaloni nëpër pajisjet e ndryshme të lidhura, duke prekur një buton të thjeshtë. S Pen Pro ju jep gjithashtu mundësinë ta karikoni atë lehtësisht me USB të tipit C.
Një tjetër përparësi e S Pen Pro është që ju jep mundësinë ta lokalizoni atë shpejt dhe lehtësisht përmes aplikacionit SmartThings, si me pajisjet e tjera të Samsung, p.sh. kufjet Galaxy Buds2 Pro ose ora e re Galaxy Watch5.
Ju lutemi, vini re: Për të përdorur S Pen në pajisjen Galaxy Z Fold 4, duhet që fillimisht të ndryshoni modalitetin në modalitet Z Fold. Përdorni modalitetin S Pen mode në telefona ose tabletë të tjerë.
Edicioni S Pen Fold |
S Pen Pro |
|
---|---|---|
Funksioni i suportit të S Pen |
Shkrimi me S Pen |
Shkrimi me S Pen, telekomandim dhe kontroll me gjeste, gjetje e stilolapsit, kalim nga një pajisje në tjetrën. Veprimet e Air Action mundësohen vetëm në pajisjet Galaxy Z Fold3, Z Fold4, Galaxy S21 Ultra, Galaxy Note 10, 10 +, 20, 20 Ultra, Galaxy Tab S6, S7+, S7 FE, që mundëson versionin One UI 3.1 ose më të avancuar. |
Përmasat (mm) (Gjer. x Lart. x Thell.) |
7,7 x 132,1 x 7,4 |
9,5 x 171,04 x 9,14 |
Pesha (g) |
6,7 |
6,7 |
Bateria / metoda e karikimit |
Nuk mundësohet |
30mAh/karikimi me USB-C |
Bluetooth |
Nuk mundësohet |
5.0 |
Çiftimi |
Nuk mundësohet |
Mundësohet |
Gjej një “Pen” |
Nuk mundësohet |
Mundësohet |
Ju lutemi, vini re: Në të gjitha pajisjet duhet të identifikoheni me një llogari Samsung, për ta lidhur atë me S Pen Pro.
Ju mund ta lidhni S Pen Pro të re me telefonin tuaj duke shtypur dhe mbajtur shtypur butonin “lidh” për tre sekonda, derisa drita LED të pulsojë. Më pas, zgjidhni butonin “Lidh” në dritaren kërcyese që shfaqet në pajisjen tuaj Galaxy Z Fold4.
S Pen Pro ka tre butona të ndryshëm:
① Butoni “Pen”
② Butoni “Lidh”
③ Butoni “Ndrysho modalitet”
Një nga gjërat fantastike të S Pen Pro është që mund ta përdorni një dy modalitete të ndryshme, në varësi të pajisjes me të cilën jeni lidhur. Kështu, mund të zgjidhni ose Modaliteti S Pen ose Modaliteti Z Fold.
Nëse doni të aktivizoni modalitetin S Pen, rrëshqit gishtin majtas tek butoni “Ndrysho modalitet”.
Ju lutemi, vini re: Për të përdorur S Pen në pajisjen Galaxy Z Fold 4, duhet që fillimisht të ndryshoni modalitetin në modalitet Z Fold. Përdorni modalitetin S Pen mode në telefona ose tabletë të tjerë.
Nëse doni të aktivizoni modalitetin Z Fold, rrëshqit gishtin djathtas tek butoni “Ndrysho modalitet”.
Nëse e humbni S Pen Pro:
Hapni aplikacionin SmartThings → Zgjidhni Pajisjet → Zgjidhni “S Pen Pro e regjistruar” → Gjej pajisjen → Kontrolloni vendndodhjen e S Pen Pro.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window