Si përdoren funksionet e reja shtesë tek Galaxy Buds Pro

Miniaplikacionet janë shumë të dobishme për të parë informacionin e aplikacionit ose për të kontrolluar funksione të caktuara. Mund të shtoni miniaplikacione për Galaxy Buds Pro dhe të kontrolloni me lehtësi kufjet tuaja.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet tuaja, sigurohuni që të kontrolloni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet e lidhura janë përditësuar me versionin e fundit. Ju lutemi kontrolloni se si të përditësoni programet e aparatit tuaj mobile në renditjen vijuese.

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.

Hapi 2. Klikoni Download and install.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Akses i lehtë, i shpejtë tek kontrollet e Galaxy Buds Pro

Miniaplikacionet në ekranin tuaj kryesor ju ndihmojnë të mbani gjurmët e disa tipareve që i keni aktivizuar Galaxy Buds Pro. Ju mund të shihni statusin tuaj të baterisë së kufjeve me një shikim të shpejtë dhe të kaloni nga shuarja Aktive e zhurmës, zwri i i ambientit ose Off nga miniaplikacioni.

Miniaplikacionet Galaxy Buds Pro në ekranin kryesor

Si shtohen miniaplikacionet Galaxy Buds Pro

Para se të ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm, sigurohuni që të keni çiftuar Galaxy Buds Pro me smartphone-in tuaj të përputhshëm dhe që aplikacioni Galaxy Wearable është versioni i fundit.

Hapi 1. Shtypni dhe mbani një vend të zbrazët në një ekran kryesor dhe më pas klikoni Widgets.

Hapi 2. Gjeni miniaplikacionet Galaxy Buds Pro dhe më pas klikojini ato. Ka dy miniaplikacione për të zgjedhur:

Ikonat e kontrollit të shpejtë në Galaxy Buds Pro Ikonat e kontrollit të shpejtë në Galaxy Buds Pro

Kontrolli i shpejtë ju lejon të ndërroni modusin e kontrolleve të zhurmës pa hapur aplikacionin Galaxy Wearable ose duke prekur veshët tuaj.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni Bllokimet e prekjeve për të kyçur butonin e prekjes së kufjeve.

Informacion për baterinë në Galaxy Buds Pro Informacion për baterinë në Galaxy Buds Pro

Informacioni i baterisë do t'ju njoftojë përqindjen aktuale të baterisë për secilën kufje dhe kasën e karikimit.

Ai gjithashtu do të hapë aplikacionin Galaxy Wearable kur të zgjidhet.

Hapi 3. Prekni dhe mbani miniaplikacionin që dëshironi të shtoni dhe më pas zhvendoseni rreth ekranit tuaj kryesor. Mund ta vendosësh miniaplikacionin në ekran duke e lëshuar atë.

Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të shtoni miniaplikacionin ose tipari i heqjes nga ekrani kryesor është gri, ju mund të keni aktivizuar konfigurimin Lock Home screen. Për të çaktivizuar këtë konfigurim, drejtohuni te Settings > Home screen > toggle off Lock Home screen layout.

Hapi 4. Për të ndryshuar disa nga cilësimet e miniaplikacionit, prekeni dhe mbajeni atë. Do të shfaqet një menu pop-up. Klikoni Widget settings për të zgjedhur background color dhe transparency e miniaplikacioneve. Nëse e keni të aktivizuar Dark mode, mund të përshtateni me ngjyrën e miniaplikacionit duke klikuar mbi buton.

Opsionet e disponueshme për konfigurimet e miniaplikacionit

Hapi 5. Më pas do të jeni në gjendje të kaloni tek Noise controls mode, të ndërroni Block Touches ose të verifikoni Battery Levels të kutisë dhe kufjeve.

Shënim: Pamjet dhe menyja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window