Si mund ta shoh shiritin e navigimit në pajisjen time Galaxy?

Shiriti i navigimit është një vegël në pajisjen tënde Galaxy që të lejon të aksesosh ekranin kryesor ose skedat e hapura së fundi shpejt, lehtë dhe në mënyrë intuitive. Herë pas here, shiriti i navigimit mund të jetë i fshehur. Për të mësuar më shumë se si ta shikosh atë në ekran, lexo më poshtë. 

Shfaqet dhe theksohet pamja e shiritit të navigimit në një pajisje Galaxy.

Në pajisjen tënde Galaxy, do të kesh një shirit me tre shkurtore. Ky quhet shiriti i navigimit. Nëpërmjet tij mund të aksesosh tre opsione duke trokitur në tre butona të ndryshëm:

  • Butoni “Të fundit”.
  • Butoni “Faqja kryesore”.
  • Butoni “Prapa”.

Megjithatë, më herët mund të kesh vendosur të fshehësh shiritin e navigimit duke zgjedhur opsionin e gjestit me rrëshqitje, i cili zëvendëson butonat me gjestet e rrëshqitjes në ekranin tënd.

Nëse dëshiron të shohësh shiritin e navigimit përsëri në ekran, ndiq hapat e mëposhtëm:

1 Hap menynë “Cilësimet” dhe trokit “Ekrani”.
2 Rrëshqit tek opsioni “Shirit i navigimit” dhe trokite atë.
3 Mund të zgjedhësh midis “Butonave” dhe “Gjesteve me rrëshqitje”. Nëse dëshiron të shikosh shiritin e navigimit në ekran, zgjidh opsionin “Butonat”.

Po. Nëse dëshiron të ndryshosh rendin e butonave të shiritit të navigimit, ndiq këto hapa:

1 Përsërit sërish hapat e mësipërm për të aksesuar menynë “Shiriti i navigimit”.
2 Me opsionin “Butonat” të zgjedhur, rrëshqit në pjesën e poshtme të ekranit. Në menynë “Rendi i butonave”, zgjidh llojin e shiritit të navigimit që preferon.

Mund të zgjedhësh midis dy strukturave të ndryshme:

  • Butoni “Të fundit” Butoni “Faqja kryesore” Butoni “Prapa”.
  • Butoni “Prapa” Butoni “Faqja kryesore” Butoni “Të fundit”. 

Shiriti i navigimit mund të zhduket kur përdorini aplikacione ose funksione të caktuara.

Për të parë shiritin e navigimit, thjesht rrëshqit lart nga pjesa e poshtme e ekranit.

Pamje e ekranit me një gjest rrëshqit lart për të parë shiritin e navigimit.

Ki parasysh: Nëse e rrotullon pajisjen Galaxy për të parë videon horizontalisht, shiriti i navigimit do të shfaqet duke rrëshqitur majtas ose duke rrëshqitur djathtas në ekranin tënd.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window