Si mund ta përdor Dual audio për të shpërndarë median në pajisje të tjera?

Ju mund të ndiqni një video ose muzikë me një mik pa qenë e nevojshme të keni fizikisht një palë kufje. Kjo siguron një mënyrë të shkëlqyeshme për të ndërthurur nevoja të ndryshme duke përdorur dy palë kufje me dy nivele të ndryshme të volumit të lidhura me një pajisje të vetme Galaxy. 

Para se të provoni rekomandimet më poshtë, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë azhurnuar në versionin më të fundit. Ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm për mënyrën e azhurnimit të softuerit të pajisjes suaj celulare. 

Hapi 1. Shkoni tek Konfigurime > Përditësim Programi.

Hapi 2. Klikoni Shkarkoni dhe instaloni.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Ç’është Dual audio?

Dual audio u lejon të dërgoni audion tuaj media në dy pajisje të ndryshme Bluetooth në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë që jo vetëm që mund të përdorni dy palë kufje në të njëjtën kohë, por gjithashtu mund të ndani midis dy grupeve të ndryshëm të altoparlantëve Bluetooth. Pasi t'i bashkoni të dy pajisjet Bluetooth me telefonin tuaj Samsung Galaxy, thjesht duhet të përdorni hyrjen në panelin tuaj Media në Quick panel. 

Dual audio intro

Si përdoret Dual audi e Samsungut me dy altoparlantë Bluetooth

Për të aktivizuar funksionin Dual audio të Samsungut në pajisjen tuaj, së pari duhet të çiftoni secilën pajisje me pajisjen e dëshiruar Samsung Galaxy.

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Connections.

Hapi 2. Klikoni Bluetooth dhe kalojeni butonin tek On.

Hapi 3. Hyni në modusin e çiftimit Bluetooth nga altoparlantët tuaj Bluetooth. Kjo shpesh kërkon që ju të shtypni dhe mbani butonin e energjisë të altoparlantëve Bluetooth derisa të ndizet një dritë LED. Sigurohuni që keni çiftuar dy altoparlantë Bluetooth.

Hapi 4. Rrëshqiteni gishtin nga lart postë në kran për të aksesuar Quick panel dhe klikoni Media.

Paneli i konfigurimit të medias

Hapi 5. Sigurohuni që keni zgjedhur të dy daljet audio për të filluar të dëgjoni muzikë nga të dy altoparlantët Bluetooth.

Hapi 6. Pasi të lidheni do të jeni në gjendje të dëgjoni të njëjtin audio nga të dy pajisjet dhe të rregulloni volumin me lehtësi. 

Volumi i të dy mediave

Nëse po vëreni se konfigurimet e Medias nuk janë të disponueshme në Quick panel, ju mund të keni çaktivizuar butonat e shfaqjes së pajisjeve dhe medias. Ju mund ta aktivizoni këtë konfigurim thjesht duke ndjekur hapat e thjeshtë më poshtë.

Hapi 1. Rrëshqitni gishtin poshtë për të hyrë në Quick panel dhe klikoni More options (tre linjat vertikale).  

Hapi 2. Klikoni Quick panel layout.

Hapi 3. Aktiviyoni Butonat e shfaqjes së Pajisjeve dhe Medias

Aktivizoni panelin e konfigurimit të medias

Hapi 4. Pas aktivizimit, ju do të jeni në gjendje të shihni butonat e Devices dhe MediaQuick panel.

Ju gjithashtu mund të konfiguroni thjesht panelin e Pajisjeve dhe Medias në telefonin tuaj Galaxy për të menaxhuar me lehtësi pajisjet tuaja të lidhura.

Shënim:

  •    Tipari Dual Audio është i kufizuar në pajisje të caktuara me Bluetooth 5.0
  •     Fotografitë dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Nëse po përjetoni fenomene të pazakonta me celularët, tabletët ose pajisjet Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.  

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm për sa kohë zgjat hetimi. Shihni më shumë në lidhje me dërgimin e një raporti gabimesh tek 'Si të përdoret aplikacioni Samsung Members'.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window