Si mund ta gjej orën dhe kufjet e mia duke përdorur Galaxy Wearable?

Nëse nuk e dini se ku e keni lënë orën tuaj Galaxy Watch ose kufjet, mund t’i gjeni ato lehtësish falë njërës prej veçorive të dobishme të aplikacionit Galaxy Wearable.

Logoja e Galaxy Wearable mbi orën Galaxy Watch dhe kufjet Galaxy.

Pasi të jeni lidhur me orën tuaj Galaxy Watch ose kufjet në smartfonin tuaj, mund t’i gjeni ato duke përdorur menunë e Galaxy Wearable.

Gjeni orën tuaj Galaxy Watch:

Pamja e ekranit kryesor të aplikacionit Galaxy Wearable me opsionin "Gjej orën time" të theksuar. Pamja e ekranit kryesor të aplikacionit Galaxy Wearable me opsionin "Gjej orën time" të theksuar.

Hapi 1. Hapni Galaxy Wearable dhe prekni “Gjej orën time”.

Pamja e vendndodhjes së një ore Galaxy Watch me një gjest rrëshqitës për lart në dritaren kërcyese ndihmëse. Pamja e vendndodhjes së një ore Galaxy Watch me një gjest rrëshqitës për lart në dritaren kërcyese ndihmëse.

Hapi 2. Rrëshqiteni lart në dritaren kërcyese. Prekni “Navigo” për të shkuar te ora jote përmes hartave Google™ ose “Zile” për të bërë që të bjerë zilja e orës që ta gjeni lehtë.

Ju lutemi, vini re: Për ta gjetur orën tuaj me aplikacionin Galaxy Wearable përmes hartave Google™, duhet të keni aplikacionin Smartthings të instaluar në smartfonin tuaj.

Gjithashtu, mund të aktivizoni butonin përzgjedhës “Njoftohu kur harron ta marrësh” nëse i lini pajisjet larg nga telefoni, dhe “Bashkëndaje vendin e pajisjes” pvr të ndarë vendndodhjen e një prej pajisjeve të lidhura nga aplikacioni Samsung Members.

Ju lutemi, vini re: Për të ndarë vendndodhjen e një anëtari tjetër, do t’ju duhet ta ftoni me anën e një ftese ose kodi QR.

Gjeni kufjete tuaja Galaxy:

Pamja e ekranit kryesor të aplikacionit Galaxy Wearable me opsionin "Gjej minikufjet" të theksuar. Pamja e ekranit kryesor të aplikacionit Galaxy Wearable me opsionin "Gjej minikufjet" të theksuar.

Hapi 1. Hapni Galaxy Wearable dhe prekni “Gjej minikufjet”.

Pamja e vendndodhjes së kufjeve Galaxy me një gjest rrëshqitës për lart në dritaren kërcyese ndihmëse. Pamja e vendndodhjes së kufjeve Galaxy me një gjest rrëshqitës për lart në dritaren kërcyese ndihmëse.

Hapi 2. Rrëshqiteni lart në dritaren kërcyese. Prekni “Navigo” për të shkuar te kufjet përmes hartave Google™ ose “Zile” për të bërë që të bjerë zilja në kufjet tuaja që t’i gjeni ato lehtë.

Ju lutemi, vini re: Për ta gjetur kufjet tuaja me aplikacionin Galaxy Wearable përmes hartave Google™, duhet të keni aplikacionin Smartthings të instaluar në smartfonin tuaj.

Gjithashtu, mund të aktivizoni butonin përzgjedhës “Njoftohu kur harron ta marrësh” nëse i lini pajisjet larg nga telefoni, dhe “Bashkëndaje vendin e pajisjes” pvr të ndarë vendndodhjen e një prej pajisjeve të lidhura nga aplikacioni Samsung Members.

Ju lutemi, vini re: Për të ndarë vendndodhjen e një anëtari tjetër, do t’ju duhet ta ftoni me anën e një ftese ose kodi QR.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window