Si fshihet shiriti i navigimit në pajisjet Galaxy

Pajisjet Galaxy ju japin mundësinë t’i konfiguroni ato sipas preferencës suaj. Në këtë mënyrë mund ta personalizoni pajisjen tuaj për ta bërë përdorimin e saj më të lehtë, më dinamik dhe më intuitiv, sipas nevojave tuaja. Për këtë arsye, pajisjet Galaxy ju mundësojnë të konfiguroni shiritin e navigimit.

Pamja e ekranit kryesor të një pajisjeje Galaxy me shiritin standard të navigimit të theksuar.

Fshehja e shiritit të navigimit ju mundëson të shfaqni skedarë dhe të përdorni aplikacione në një ekran më të gjerë. Nëse doni ta fshihni shiritin e navigimit, mjafton të ndiqni këta hapa:

1 Hapni “Cilësimet” dhe shtypni “Ekrani”.
2 Lëvizni poshtë te opsioni “Shiriti i navigimit” dhe prekeni atë.
3 Këtu mund të zgjidhni midis “Butonat” dhe “Gjeste”. “Butonat” është opsioni standard. Nëse doni ta fshihni shiritin e navigimit, zgjidhni opsionin “Gjeste”.
4 Te ky opsion mund të zgjidhni “Rrëshqit nga poshtë” ose “Rrëshqit anash dhe nga poshtë”. Për ta bërë këtë përzgjedhje, prekni butonin “Më shumë opsione” nën opsionin “Gjeste”.
5 Kur zgjidhnin “Rrëshqit anash dhe nga poshtë”, mund të konfiguroni “Ndjeshmëria e gjesteve”.

Ju lutemi të vini re: Nëse përdorni një kasë, mund të jetë e vështirë të bëni gjeste në qoshen e ekranit. Në këtë rast, rekomandojmë të zgjidhni një ndjeshmëri më të lartë. Nëse ndonjëherë bëni gjeste pa dashje, provoni të zgjidhni ndjeshmëri më të ulët.

Nëse zgjidhni opsionin “Gjeste” , shiriti i navigimit mund të fshihet dhe do të shfaqen sugjerimet e gjesteve. Nëse doni të fshihni sugjerimet e gjesteve në pjesën e poshtme të ekranit kur zgjidhni "Gjeste" prekni çelësat e sugjerimit të gjesteve për t’i fikur ato.

Shiriti i navigimit përmban butona që ju mundësojnë të lëvizni nëpër ekran dhe aplikacione sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur ndizni ekranin, butonat me prekje do të shfaqen në shiritin e navigimit, në pjesën e poshtme të ekranit. 

Ju lutemi të vini re: Funksionet e butonave mund të ndryshojnë në varësi të aplikacionit që përdoret ose mjedisit të përdorimit.

Jo. Butonat konfigurohen në mënyrë standarde dhe nuk mund të ndryshohen. Opsionet janë:

  • Butoni i fundit.
  • Butoni Shtëpi.
  • Butoni prapa

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window