Heqja e llogarive nga telefoni ose tableti Galaxy
Mund t’i shkëputni nga pajisja llogaritë Samsung, Google apo të postës elektronike kur të dëshironi. Ju lutemi, vini re se heqja e një llogarie do të thotë se nuk do të mund të hyni më në informacionet e përdoruesit apo të dhënat që kanë të bëjnë me llogarinë në fjalë. Mbajini shënim informacionet e llogarisë (emrin dhe fjalëkalimin) për më vonë dhe ruajeni në një vend të mbrojtur përpara se të vijoni me heqjen. Ndiqni hapat e mëposhtëm për heqjen e llogarive.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Heqja e llogarisë Samsung
Edhe nëse e hiqni një llogari Samsung nga pajisja, mund të identifikoheni të hyni sërish në të me emrin tuaj identifikues dhe me fjalëkalimin për ta rilidhur më llogarinë tuaj më vonë. Heqja e llogarisë dhe fshirja e përhershme e llogarisë nuk janë e njëjta gjë. Në një vend të mbrojtur, mbani shënim informacionet e llogarisë (emrin identifikues dhe fjalëkalimin) për ta pasur më vonë.
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të hequr llogarinë Samsung.
Shënim: Konfigurimi i menysë mund të ndryshojë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes.
Hiqja e llogarisë Google
Heqja e llogarisë Google është e ngjashme me procesin e heqjes së llogarisë Samsung. Kështu, mund të identifikoheni gjithmonë me emrin identifikues dhe fjalëkalimin tuaj për ta rilidhur llogarinë Google dhe pajijen tuaj.
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të hequr llogarinë Google.
Shënim: Nëse është aktivizuar programi i mbrojtjes së avancuar Google, mund të merrni një kërkesë për verifikim duke përdorur çelësin e regjistruar të sigurisë (një çelës fizik në formë USB-je që përmban informacionin e shifruar të llogarisë) përpara heqjes së llogarisë.
Heqja e llogarive të tjera
Llogaritë e tjera të lidhura me pajisjen mund të hiqen duke përdorur hapat e mësipërm. Mund të nevojiten hapa verifikues shtesë, si futja e fjalëkalimit ose verifikimi me postë elektronike, në varësi të rregullave të privatësisë dhe sigurisë të secilës llogari.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window