Pajisja Galaxy nuk më karikohet shpejt. Si ta rregulloj këtë problem?

Pajisjet më të fundit celulare Galaxy janë të pajisura për ngarkim të baterisë me tel dhe pa tel. Ky udhëzues i plotë ju tregon si t’i aktivizoni këto funksione, për të përfituar nga ngarkimi i shpejtë i baterisë së pajisjes Galaxy.

Ofrojmë opsione të ndryshme të ngarkimit të shpejtë të baterisë, në varësi të pajisjes dhe ushqyesit që keni. Mund të përzgjidhni karikim me tel ose pa tel.

Për karikimin e shpejtë me tel, ka tri lloje: karikim i shpejtë përshtatës (maks. 15W), karikim super i shpejtë (maks. 25W) dhe karikim super i shpejtë 2.0 (maks. 45W).

Ka dy lloje karikimi të shpejtë pa tel: Karikim i shpejtë 1.0 (maks. 9W) dhe karikim i shpejtë 2.0 (maks. 15W).

Shënim:

  • Ju rekomandojmë fort që të përdorni ushqyes dhe kabllo të autorizuara Samsung, për siguri dhe rezultate optimale.
  • Ngarkimi i shpejtë i baterisë së pajisjes Galaxy varet nga modeli i pajisjes dhe nga gjendja e ushqyesit ose kabllos.
  • Për të kontrolluar nëse pajisja juaj mbështet karikimin e shpejtë, kontrolloni manualin bashkëlidhur ose informacionin e produktit përkatës në samsung.com gjatë blerjes së produktit.

Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet), pastaj prekni "Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

Kujdesi për pajisjen bateria Kujdesi për pajisjen bateria

➋ Prekni “Battery” (Bateria)

Cilësime të tjera të baterisë Cilësime të tjera të baterisë

➌ Prekni “More battery settings” (Cilësime të tjera të baterisë)

Prekni çelësin për të aktivizuar cilësimet e karikimit Prekni çelësin për të aktivizuar cilësimet e karikimit

➍ Prekni çelësin për të aktivizuar "Fast charging” (Karikim i shpejtë), "Super fast charging" (Karikim super i shpejtë) ose "Fast wireless charging” (Karikim i shpejtë pa tel)

Shënim:

  • Emërtimi në meny mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
  • Aktivizimi i "Fast charging" (Karikimi i shpejtë) është për karikimin me kabllo, ndërsa "Fast wireless charging" (Karikim i shpejtë pa tel) është për karikimin pa kabllo. Përzgjidhni dhe aktivizoni metodën e karikimit që preferoni.
  • Gjatë karikimit, mos aktivizoni apo çaktivizoni këtë funksion në pajisje.

Lloje të ndryshme ushqyesish kanë fuqi dalëse të ndryshme. Për rezultate optimale, rekomandojmë të përdorni ushqyes të shpejtë të autorizuar Samsung.



Karikimi i shpejtë përshtatës
- Ushqyesit Samsung që mbështetin në dalje 9V-1.67A (15W) tregojnë tekstin ‘Adaptive Fast Charging’ IKarikim i shpejtë përshtatës) me ikonën e karikimit



Karikim super i shpejtë
- Ushqyesit Samsung që mbështetin në dalje 9V-2.77A (25W), 15V-3A (45W) ose 20V-2.25A (45W) tregojnë tekstin ‘Super Fast Charging’ (Karikim super i shpejtë) me ikonën e karikimit

Shënim:

  • Samsung nuk garanton përputhshmëri të ushqyesve të palëve të treta.

Si ta lidhni siç duhet ushqyesin

Rrëshqitni gishtin në ekran ose klikoni për të parë secilin hap

Verifikoni nëse e keni lidhur siç duhet ushqyesin

Lidhni kabllon USB me ushqyesin Lidhni kabllon USB me ushqyesin

Verifikoni nëse ushqyesi dhe kablloja janë lidhur mirë

Lidhni kabllon USB me pajisjen Lidhni kabllon USB me pajisjen

Bëni kujdes që pajisja të jetë lidhur me kabllon e karikimit

Shënim:

  • Përpara se ta hiqni ushqyesin nga priza, shkëputeni ushqyesin nga pajisja.

Ushqyes i autorizuar Samsung

Për rezultate optimale, përdorni një platformë pa kabllo për ngarkim të shpejtë të baterisë të autorizuar nga Samsung dhe/pse ushqyesin që ishte në kutinë e pajisjes.

- Për karikimin e shpejtë 1.0 nevojitet një ushqyes që mbështet fuqi mbi 15W (maks. 9W fuqi ngarkimi baterie)

- Për karikimin e shpejtë 2.0 nevojitet një ushqyes që mbështet fuqi mbi 25W (maks. 15W fuqi ngarkimi baterie)


Disa modele mund të punojnë vetëm me ushqyesin shoqërues në kuti. Për më shumë informacion, shihni manualin bashkëlidhur ose informacionin e produktit në samsung.com gjatë blerjes së produktit.

Shënim:

  • Samsung nuk garanton përputhshmëri të ushqyesve të palëve të treta.
  • Për karikim më të shpejtë, ngarkojeni baterinë gjatë kohës kur është e fikur pajisja ose ekrani.

Si ta lidhni siç duhet ushqyesin pa kabllo

Rrëshqitni gishtin në ekran ose klikoni për të parë secilin hap

Verifikoni nëse ushqyesi është i lidhur dhe nëse e keni vendosur siç duhet

Lidhja me rrymën e ushqyesit pa kabllo Lidhja me rrymën e ushqyesit pa kabllo

Verifikoni nëse ushqyesi është lidhur me kabllon e rrymë elektrike

Vendosja siç duhet e ushqyesit pa kabllo Vendosja siç duhet e ushqyesit pa kabllo

Bëni kujdes që ta vendosni siç duhet pajisjen dhe të jetë në kontakt me bobinën e induksionit të ushqyesit

Shënim:

  • Vendi se ku ndodhet bobina e karikimit mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.
  • Një trashësi kase mbrojtëse mbi 3mm mund të shkaktojë rënie të fuqisë dhe rritje të temperaturës, që do të thotë se zgjatet koha e karikimit.
  • Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të karikimit dhe të materialit të kasës mbrojtëse të pajisjes.

Ushqyes pa kabllo i autorizuar Samsung

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window