Më është thyer pajisja dhe ekrani më është plasaritur

Ju ka rënë pa dashje pajisja përdhe? Goditjet e menjëhershme fizike ndaj pajisjes mund të shkaktojnë dëme të tilla si plasaritje ose thyerje të ekranit ose kapakut të pasmë (qelqit të pasmë) të pajisjes. Ka lloje dhe shkallë të ndryshme dëmtimi, që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme. Mësoni si ta rregulloni dëmtimin, duke iu drejtuar qendrës më të afërt të shërbimit Samsung.

Kontrolli 1. Shkaqet e dëmtimit të ekranit

Ekran i plasaritur

Kur mbi pajisjen ushtrohet një forcë fizike e drejtpërdrejtë, ndodh rëndom që ekrani i qelqtë i pajisjes të thyhet ose të plasaritet. Deri diku, mund ta minimizoni dëmtimin me anë të një mbështjellëse celulari ose mbrojtëse ekrani, por nëse dëmtimi ndodh, atëherë mund t’ju duhet ta riparoni sa më shpejt.

ekran i plasaritur pajisjeje Galaxy

Njollë e zezë në ekran

Një njollë e zezë si njollë boje mund të shfaqet në ekranin ku qelqi nuk është dëmtuar, por janë dëmtuar mekanizmat e brendshme të ekranit për shkak të shtypjes së vazhdueshme për një kohë të gjatë.

Pajisje Galaxy Njollë e zezë në ekran

Rrjedhje pikseli

Rrjedhja e pikselit në përgjithësi ndodh për shkak të goditjes së drejtpërdrejtë ndaj pajisjes. Për shkak të kësaj, mund të shfaqen vija të zeza ose me ngjyra në tjera në radhët ose shtyllat e pikselëve.

Pajisje Galaxy rrjedhje pikseli

Kontrolli 2. Llojet e riparimeve të ekranit

Qendrat e shërbimeve elektronike Samsung jua riparojnë ekranin me pjesë origjinale të autorizuara Samsung. Pasi tekniku i qendrës së shërbimit e kontrollon me imtësi dëmtimin, do të informoheni për metodën e riparimit dhe për koston përkatëse. Dy janë mënyrat e riparimit të ekranit: zëvendësim i plotë i ekranit dhe riparim i pjesshëm.

Zëvendësimi i plotë i ekranit

Me këtë mënyrë riparimi, zëvendësohet i gjithë ekrani. Ky proces kryhet pasi tekniku i qendrës së shërbimit Samsung konstaton se nevojitet të zëvendësohet plotësisht ekrani. Kostoja totale e riparimit mund të varet nga garancia, sigurimi dhe modeli i pajisjes. Mund ta kontrolloni koston e përafërt të zëvendësimit të ekranit të modelit të pajisjes suaj në faqen në internet të Mbështetjes së Klientëve të Pajisjeve Elektronike Samsung.

Riparim i pjesshëm

Ekrani është një pjesë e vetme që përbëhet nga një panel ekrani, nga qelqi i temperuar dhe nga një mbulesë e përparme. Me riparimin e pjesshëm nuk zëvendësohet i gjithë ekrani, por zëvendësohen vetëm pjesët e nevojshme, si paneli i ekranit ose qelqi i temperuar, duke ruajtur mbulesën e përparme. Kjo ia ul koston riparimin në krahasim me zëvendësimin e plotë të ekranit. Ky lloj riparimi mund të bëhet vetëm në disa modele dhe mund të mos jetë i mundur në varësi të shkallës së dëmtimit të pajisjes.

(Modelet e mundshme – Galaxy Z Fold3, Z Flip3, S21, S21+, S21 Ultra, Z Flip 5G, Z Flip, Z Fold2, Fold, Note20, Note20 Ultra, S20, S20+, S20 Ultra, Note10, Note 10+)

Shënim:

  • Përpara se t’i drejtoheni qendrës së shërbimit, ju lutemi, kontaktoni me Qendrën e Mbështetjes së Klientëve për Shërbimet Elektronike Samsung, për t’u siguruar që ka në inventar pjesën që duhet zëvendësuar.
  • Nëse keni blerë sigurim ose një skemë mbrojtjeje, sigurohuni të keni faturën dhe t’ia jepni këtë faturë shoqërisë së sigurimit.

Kontrolli 3. Kur ju është dëmtuar kapaku i pasmë (qelqi i pasmë)

Qelqi i pasmë është pjesa e pasme e pajisjes, e cila është prej qelqi. Nëse pjesa e pasme e kasës është dëmtuar nga ndonjë goditje fizike apo nga rënia, mund të zëvendësohet në një Qendër të Shërbimeve Elektronike Samsung. Kostoja dhe mënyra e riparimit mund të varet edhe nga modeli dhe nga fakti nëse ka ndonjë dëmtim tjetër të brendshëm që duhet parë krahas zëvendësimit të pjesës së pasme të kasës. Për një çmim më të saktë, drejtojuni një Qendre të Shërbimeve Elektronike Samsung.

pajisje Galaxy qelqi i pasmë i dëmtuar

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window