Menaxhimi i njoftimeve në Samsung Galaxy Watch
Po merrni shumë njoftime emaili të padëshiruar në Galaxy Watch tuaj? Mos u shqetësoni, mund të zgjidhni aplikacionet që do të dërgojnë njoftime në orën tuaj Galaxy Watch dhe nivelin e informacioneve që do të shfaqen në ekran. Pasi personalizoni preferencat tuaja, do të shihni vetëm përkujtuesit dhe mesazhet që dëshironi.
Shënim: Ekranet dhe cilësimet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas ofruesit, telefonit ose orës.
Personalizoni cilësimet e njoftimeve
Mund të menaxhoni cilësimet e njoftimeve në aplikacionin Galaxy Wearable.
1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable, prekni Cilësimet e orës dhe më pas prekni Njoftimet.
2. Nga këtu, mund të zgjidhni të shfaqni njoftimet e telefonit në orën tuaj.
3. Më pas, rrëshqitni dhe prekni Cilësimet e avancuara të njoftimeve. Ofrohen opsionet e mëposhtme:
- Treguesi i njoftimeve: Shfaq treguesin në fushën e orës për njoftimet e palexuara.
- Leximi i njoftimeve me zë të lartë: Lexoni njoftimet me zë të lartë kur kufjet janë të lidhura me orën. Kjo nuk do të funksionojë kur kufjet të jenë të lidhura me telefonin tuaj.
- Shfaqja me detaje: Shfaq automatikisht detajet e njoftimeve të reja.
- Aktivizimi i ekranit: Aktivizon ekranin e orës kur merren njoftime.
- Aktivizimi për aplikacionet e reja: Aktivizon automatikisht njoftimet për aplikacionet e instaluara rishtazi.
Menaxhoni njoftimet nga aplikacionet
Nëse dëshironi të shikoni njoftimet vetëm për disa aplikacione, mund t’i çaktivizoni njoftimet në aplikacionin Galaxy Wearable.
1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable, prekni Cilësimet e orës dhe më pas prekni Njoftimet.
2. Prekni Njoftimet e aplikacioneve dhe më pas prekni shigjetën me drejtim poshtë dhe zgjidhni Të gjitha për të parë të gjitha aplikacionet e instaluara.
3. Për të aktivizuar ose çaktivizuar njoftimet për aplikacione të veçanta, prekni çelësin përbri aplikacionit që dëshironi.
4. Për të aktivizuar ose çaktivizuar njoftimet për të gjitha aplikacionet, prekni çelësin në krye të ekranit përbri “Të gjitha aplikacionet”.
Ndoshta do donit të përdorni një tingull unik për njoftimet e orës suaj, si zile. Ose ndoshta, në vend të kësaj, preferoni sinjalizime me dridhje. Mund t’i konfiguroni tingujt e orës suaj që të përputhen me preferencat tuaja, qoftë kur merrni mesazhe, emaile apo sinjalizime nga aplikacionet. Këto opsione mund të zbatohen drejtpërdrejt nga ora juaj ose nga aplikacioni Galaxy Wearable në telefonin tuaj të lidhur.
Në mënyrë që të mos humbni asgjë, sigurohuni që volumi i njoftimeve të jetë i aktivizuar. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në telefonin e lidhur, më pas prekni Tingujt dhe dridhja dhe rregulloni cilësimet për volumin dhe tingullin e njoftimeve.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window