Këshilla për karikimin dhe masa parandaluese për Galaxy Buds

Shënim: Informacioni më poshtë është për Galaxy Buds2 Pro. Ju lutem, referojuni manualit të përdorimit të secilit model për funksionimin dhe përdorimin e saktë.

Karikimi i baterisë

  • Nëse po i përdorni kufjet për herë të parë pas blerjes, ose nëse ato nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohe, karikoni plotësisht baterinë përpara përdorimit. Ku karikoni baterinë për herë të parë ose kur bateria është plotësisht e shkarkuar, kufjeve u nevojiten të paktën 10 minuta karikim që të ndizen.
  • Kontrolloni drejtimin e kufjeve, më pas futini në hapësirat e foleve në të majtë dhe në të djathtë të kutisë së karikimit dhe lidhni karikuesin.
  • Kutia e karikimit ka një bateri të integruar dhe kur lidhet me një karikues ajo karikohet së bashku me kufjet në kuti. Kufjet do të karikohen edhe nëse karikuesi nuk është i lidhur me kutinë e karikimit.
kutia e karikimit të baterisë së galaxy buds

Shënim:

  • Për të kursyer energji, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk është në përdorim.
  • Duke qenë se karikuesi nuk ka një çelës fikjeje/ndezjeje, duhet ta hiqni karikuesin nga priza në mur për të parandaluar konsumimin e energjisë.

Mund të kontrolloni statusin e kufjeve dhe të kutisë së karikimit nëpërmjet treguesit të baterisë. 

Treguesi i baterisë së kufjeve ndodhet në brendësi të kutisë së karikimit dhe tregon statusin e karikimit të kufjeve. Treguesi i baterisë së kutisë së karikimit ndodhet në pjesën e përparme të kutisë së karikimit dhe tregon statusin e karikimit të vetë kësaj të fundit.

Treguesi i baterisë së kufjeve

treguesi i baterisë së kufjeve galaxy buds
  • E kuqe: Në karikim
  • Jeshile: Karikuar plotësisht
  • E kuqe pulsuese: Gabim në karikim për shkak të temperaturës jonormale

Treguesi i baterisë së kutisë së karikimit

treguesi i baterisë së kutisë së karikimit të galaxy buds
  • E kuqe: Në karikim
  • Jeshile: Karikuar plotësisht
  • E kuqe pulsuese (E shpejtë): Gabim në karikim për shkak të temperaturës jonormale
  • E kuqe pulsuese (Pulson pas mbylljes së kutisë së karikimit): Niveli i baterisë është më pak se 10%
  • E kuqe (Ndriçon për 5 sekonda pas mbylljes së kutisë së karikimit): Niveli i baterisë është më shumë se 10%, por më pak se 30%
  • E verdhë (Ndriçon për 5 sekonda pas mbylljes së kutisë së karikimit): Niveli i baterisë është më shumë se 30%, por më pak se 60%
  • Jeshile (Ndriçon për 5 sekonda pas mbylljes së kutisë së karikimit): Niveli i baterisë është më shumë se 60%

Shënim:

  • Nëse treguesi i baterisë nuk funksionon apo nuk shfaqet në mënyrën e duhur gjatë karikimit, thjesht shkëputeni karikuesin nga kutia e karikimit dhe lidheni sërish.

Kini parasysh masat parandaluese të mëposhtme kur karikoni baterinë.

  • Mund të ndodhë gërryerje në Galaxy Buds nëse hyn djersë ose lagështirë në terminalin e karikimit. Nëse djersa ose lagështira futen në terminalin e karikimit ose te kufjet, sigurohuni të hiqni lagështirën përpara se t’i futni sërish kufjet në kutinë e karikimit.
  • Gjatë karikimit të kutisë së karikimit nëpërmjet një kablloje USB të lidhur me kompjuterin, shpejtësia e karikimit mund të jetë e ulët për shkak të rrymës së ulët.
  • Galaxy Buds dhe karikuesi mund të nxehen gjatë karikimit. Kjo është normale dhe nuk ndikon te jetëgjatësia apo funksionaliteti i Galaxy Buds. Nëse temperatura e baterisë ngrihet mbi një nivel të caktuar, karikimi mund të ndalojë për qëllime sigurie. Nëse Galaxy Buds nxehen gjatë karikimit me valë, hiqini Galaxy Buds nga blloku i karikimit me valë dhe lërini të ftohen përpara se të rifilloni karikimin.
  • Karikimi me prani lagështire në folenë e lidhjes së karikuesit mund t’i dëmtojë Galaxy Buds. Ajo duhet të jetë plotësisht e thatë përpara rikarikimit.
  • Tregohuni të kujdesshëm dhe mos e përthyeni kabllon USB. Kablloja USB mund të hollohet ose të dëmtohet. Nëse kablloja USB dëmtohet, nuk duhet të përdoret për karikim. 
  • Ruajini kufjet në kutinë e karikimit ose mbyllni kutinë e karikimit gjatë karikimit.
  • Pas lidhjes së kufjeve me pajisjen tuaj celulare, hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare për të kontrolluar statusin e baterisë së secilës kufje dhe të kutisë së karikimit. Kur niveli i baterisë është i ulët shfaqet një njoftim në panelin e njoftimeve në pajisjen tuaj celulare.

Shënim:

  • Kur blini produkte që shiten veçmas, sigurohuni të blini produkte origjinale që ofrohen nga Samsung Electronics. Përdorimi i aksesorëve të tjerë mund të shkaktojë dëmtim që mund të mos mbulohet nga garancia.
  • Menytë e imazheve dhe të cilësimeve mund të variojnë sipas modelit dhe versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window