Si t’ia bëni që të mos tejnxehet pajisja Galaxy.

Pavarësisht nëse përdorni një telefon, një tablet, një orë inteligjente apo një palë kufje pa kabllo, të gjitha pajisjet Galaxy funksionojnë më mirë brenda një fashe temperaturash. Edhe pse mund t’ju duken të ngrohta në kushte të caktuara, si, fjala bie, gjatë karikimit, kjo nuk e cenon jetëgjatësinë apo rezultatet e pajisjes. Mirëpo, këto pajisje përkohësisht mund të prodhojnë nxehtësi në raste të ndryshme. Prandaj, ju sugjerojmë të bëni kujdes që pajisjet tuaja të mos vendosen në kushte të tilla.

Faktorët e mëposhtëm mund t’ju ndikojnë në temperaturën e pajisjeve Galaxy:

  • Përdorimi i pajisjeve në kushte jashtë kushteve normale të punës (nga 0 deri në 35 gradë Celcius).
  • Vendosja e pajisjeve në/pranë një burimi nxehtësie, si, fjala bie, lënia e pajisjeve brenda një veture të parkuar në mes të vapës ose lënia për një kohë të gjatë në diell.
  • Aktivizimi njëkohësisht i një numri aplikacionesh për një periudhë të gjatë kohore ose përdorimi i aplikacioneve me përdorim intensiv të procesorit për të luajtur, për të parë video ose dëgjuar muzikë dhe për të bërë gjurmim me GPS.
  • Përdorimi i një ushqyesi baterie dhe/ose kablloje USB jo të përputhshëm, me defekt ose jo i certifikuar nga Samsung.
  • Konfigurimi fillestar dhe transferimi i të dhënave nga pajisja e mëparshme.
  • Përditësimet e sistemit ose të firmuerit.

Kur pajisja ju lëshon nxehtësi, mund të shihni mesazhe njoftuese. Ju lutemi, kini parasysh se përdorimi i disa funksioneve mund të bllokohet, për ta mbrojtur pajisjen.

Shënim:

  • Shenjat dhe rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes dhe modelit.

Sa vijon, janë disa zgjidhje se si të veproni nëse pajisja Galaxy nxehet.

Zgjidhja 1

Çaktivizoni funksionet Wi-Fi, GPS dhe Bluetooth nëse nuk jeni duke i përdorur.
Gjithashtu, uljani dritën ekranit të pajisjes.

➊ Tërhiqni nga lart ekranit menynë e cilësimeve të shpejta, pastaj çaktivizoni “Wi-Fi” dhe “Bluetooth”

➋ Çaktivizoni “Location” (Vendi)

➌ Minimizoni dritën e ekranit

Zgjidhja 2

Optimizoni telefonin për ta minimizuar nxehtësinë e shkaktuar nga aplikacionet me përdorim intensiv të procesorit të cilët e shkarkojnë baterinë.

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

➋ Prekni “Optimize now” (Optimizo tani)

➌ Prekni “Done” (U krye)

Zgjidhja 3

Aplikacionet e papërdorura në sfond mund ta nxehin pajisjen.
Për ta zgjidhur këtë problem, provoni kufizimet e përdorimit në sfond.

➊ Përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen)

➋ Përzgjidhni “Battery” (Bateria)

➌ Përzgjidhni “Power saving” (Regjimi kursim energjie)

➍ Aktivizoni “Regjimi kursim energjie”

➎ Përzgjidhni “Background usage limits” (Caqet e përdorimit në sfond)

➏ Aktivizoni “Put unused apps to sleep” (Vër në gjumë app-et e papërd)

Shënim:

  • Ju lutemi, sigurohuni që pajisjen ta keni me përditësimet më të fundit të aplikacioneve, duke i kontrolluar rregullisht.
  • Pamjet e ekranit dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit.
  • Kursimi i energjisë e kufizon përdorimin e rrjetit, sinkronizimin e të dhënave, informacionin e vendndodhjes në sfond.

INFORMACIONE PRAKTIKE

Çfarë bën
“Regjimi kursim energjië”?

- Çaktivizon “Ekrani gjithmonë i ndezur”
- Ia ul dritën ekranit me 10%
- E kufizon shpejtësinë e procesorit në 70%
- Çaktivizon 5G
- Kufizon përdorimin e aplikacioneve dhe Ekranin bazë

Smartfonët mund të prodhojnë nxehtësi ngaqë janë shumë të hollë dhe nuk janë të optimizuar për të përdorur ajër për ftohje të nxehtësisë së krijuar nga përdorimi i baterisë. Si pajisja, ashtu edhe ushqyesi mund të prodhojnë nxehtësi gjatë karikimit. Temperatura mund të rritet edhe më shumë gjatë karikimit me ushqyes super të shpejtë ose me ushqyes pa kabllo.

Bëni këta hapa nëse pajisja ju prodhon nxehtësi gjatë ngarkimit të baterisë.

Shkëputeni ushqyesin dhe mbyllini të gjitha aplikacionet. Prisni të ftohet pajisja, pastaj fillojeni sërish karikimin.

Nëse problemi vijon, provoni ta karikoni me një tjetër ushqyes dhe kabllo USB tjetër të autorizuar Samsung. Ju lutemi, mbani parasysh se foleja e karikimit mund të prodhojë nxehtësi nga ndonjë kabllo e dëmtuar ose jo e përputhshme.

Shënim:

  • Garancia për baterinë e smartfonit është një vit. Nëse Qendra e Shërbimit Samsung identifikon një problem prodhimi brenda afatit të garancisë, do të riparohet ose zëvendësohet pa pagesë. Nëse identifikohet se problemi është shkaktuar nga përdoruesi, qoftë edhe brenda periudhës së garancisë, ose problemi zbulohet pas skadimit të garancisë, mund t’ju duhet të paguani për riparimin.
  • Nëse përdorni një ushqyes pa kabllo, bëni kujdes të mos ketë material metalik, magnete apo karta krediti/karta transporti midis pajisjes dhe ushqyesit.

Ngarkojeni baterinë e pajisjes me ushqyes pa kabllo të autorizuar Samsung, të projektuar enkas për pajisjet tuaja Galaxy.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window