Si të përdorni komandat me prekje në kufjet Galaxy Buds Live

Me një model të veçantë & ergonomik, me një përputhje e cila lejon rrethim natyral me tinguj dhe me një altoparlant të optimizuar për t’i dëgjuar më mirë tingujt. Mund të qëndroni të lidhur ndërkohë që kaloni pa pengesë nga një podcast, në një audiolibër, në një videotelefonatë me një shok. Le të shohim më nga afër se si të bëni komanda me prekje dhe se cilat janë disa nga problemet që mund të lindin gjatë përdorimit të funksionit të prekjes. 

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet, kujdesuni të kontrolloni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Ju lutemi, kontrolloni si ta përditësoni softuerin e pajisjes celulare sipas rendit të mëposhtëm.   

Hapi 1.
 Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësimi i softuerit).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo)

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran. 

Përdorimi i kufjes nëpërmjet prekjes

Prekeni kufjen për të luajtur apo për të ndaluar muzikën apo për t’iu përgjigjur apo për ta refuzuar telefonatën. Mund t’i konfiguroni kufjet edhe për të kryer veprime të tjera nëpërmjet prekjes. 

Vendi i prekjes
  • Prekje e njëfishtë: Trokisni lehtë në zonën e prekjes për luajtur apo për të vendosur në pauzë një këngë apo një material audio. 
  • Prekje e dyfishtë: Trokisni dy herë lehtë në zonën e prekjes për luajtur këngën tjetër, për t’iu përgjigjur një telefonate apo për ta përfunduar telefonatën.  
  • Prekje e trefishtë: Trokisni tri herë lehtë në zonën e prekjes për luajtur këngën e mëparshme. 
  • Prekje e gjatë: Aktivizoni një funksion të paracaktuar ose refuzoni një telefonatë. 
funksioni i prekjes së gjatë (mbaje prekur)

Shënim:

  • Që të mos i lëndoni veshët, mos ushtroni presion të tepërt mbi kufjet me majat e gishtave.
  • Që të mos i dëmtoni sipërfaqet e prekjes, mos i prekni kufjet me gjëra të mprehta. 

Mund të përzgjidhni një funksion të paracaktuar me prekje të gjatë (mbaj prekur), për të aktivizuar më shpejt dhe më lehtë funksionet në kufje.

Hapi 1. 
Hapni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare. 

Hapi 2. Prekni Touch controls (komandat me prekje).

Hapi 3. Prekni Left (i majtë) ose Right (i djathtë) te Touch and hold (Prekje e gjatë).  

Hapi 4. Përzgjidhni një funksion të cilin dëshironi ta përdorni si funksion me prekje të gjatë. 

Shuarja aktive e zhurmave: Shihni faqen “Si mund ta përdor funksionin e shuarjes aktive të zhurmave me kufjet Galaxy Buds Live?”, për më shumë informacion.  

Komanda zanore: Filloni një bisedë me një shërbim të asistentit inteligjent zanor.  

Ul/ngri volumin e zërit: Rregulloni volumin. 

pamje me funksionin e prekjes së gjatë

Shënim: 

  • Nëse përzgjidhni ndryshimin e volumit si funksionin e paracaktuar me prekje të gjatë të njërës anë, edhe ana tjetër vendoset automatikisht në të njëjtin funksion të paracaktuar. 
  • Kur funksioni i ndryshimit të volumit është përzgjedhur tashmë dhe ju përpiqeni ta ndryshoni funksionin me prekje të gjatë të njërës anë, funksioni i paracaktuar me prekje i anës tjetër do të vendoset automatikisht në aktivizimin e funksionit të shuarjes aktive të zhurmave. 
  • Nëse kufjet nuk lidhen me një pajisje celulare, nuk shfaqet dritarja e veçantë e lidhjes apo nëse pajisja celulare nuk arrin t’i gjejë kufjet, mbajini prekur zonat e prekjes të të dyja kufjeve pasi t’i keni vënë në vesh për të hyrë manualisht në modalitetin e çiftimit me Bluetooth. Do të dëgjoni një tingull kur të hyni në modalitetin e çiftimit me lidhje Bluetooth. Por, nuk mund ta përdorni këtë metodë kur jeni duke dëgjuar muzikë pasi ta keni caktuar rregullimin e volumit si funksionin e paracaktuar me prekje të gjatë.  

Mund të parandaloni veprimet e padëshiruara duke e bllokuar funksionin me prekje të kufjeve. 

Hapi 1. Hapni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare. 

Hapi 2. Prekni Touch controls (komandat me prekje).

Hapi 3. Prekni çelësin Block touches (blloko prekjet) për ta aktivizuar.  

Këshilla praktike në rast të mosfunksionimit në lidhje me funksionin e prekjes

  • Ju lutemi, kontrolloni dhe përdorni me saktësi zonën e prekjes të kufjeve. 
  • Mund t’i fikni dhe t’i ndizni kufjet në rast mosfunksionimi. Për t’u bërë rindezje kufjeve, futini kufjet në foletë përkatëse të kasetës karikuese dhe nxirrini prej andej pas shtatë apo më shumë sekondash. 
  • Sigurohuni që aplikacioni Galaxy Wearable i instaluar në pajisjen celulare, softueri i pajisjes celulare dhe softueri i kufjeve Galaxy Buds Live janë të gjithë në versionin më të fundit. Për të pasur përvojën më të mirë, rekomandohet ta përditësoni çdo softuer në versionin më të fundit, përfshirë edhe aplikacionin Galaxy Wearable.

Shënim: Nëse kaseta karikuese ka nivel të ulët të baterisë, në fillim duhet ta lidhni kasetën karikuese me ushqyesin e baterisë.  

Nëse hasni në sjellje të pazakontë të celularëve, tabletave apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members. 

Kjo na jep mundësi të shohim nga afër se çfarë po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen nga ne vetëm gjatë kohëzgjatjes së këqyrjes së problemit. 

Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window