Si të gjeni numrin e modelit, numrin serial ose numrin IMEI të telefonit
Të gjitha pajisjet celulare kanë një identitet unik që përbëhet nga një numër IMEI, një numër serial dhe një numër modeli. Në varësi të modelit të pajisjes, këto informacione mund t’i gjeni në disa mënyra të ndryshme.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Çfarë është numri i modelit, numri serial (apo numri i serisë) dhe numri IMEI
Numri serial është një numër unik i caktuar nga prodhuesi (fjala bie, nga Samsung) për të identifikuar një pajisje të tillë si telefoni, tableti, televizori etj. Për shembull, numri serial i telefonit që keni dallon nga çdo telefon tjetër që ka prodhuar dhe prodhon Samsung. Numri serial ia lehtëson prodhuesit organizimin dhe gjurmimin e produkteve.
Nga ana tjetër, numri IMEI ose MEID përdoret vetëm për telefonat ose pajisjet e tjera të komunikimit. Në varësi të operatorit, pajisja që keni përmban ose numër IMEI ose numër MEID. Këta dy numra dallojnë nga numri serial. Ata përdoren në nivel ndërkombëtar ose global, jo vetëm nga prodhuesit. Të dy llojet e numrave mund të ndihmojnë operatorët e rrjeteve ta gjurmojnë pajisjen e vjedhur ose të humbur.
Numri i modelit është një numër specifik që përdoret për një gamë produktesh (pra, Galaxy Note20, Galaxy Z Fold2 etj.). Ky numër është i ndryshëm në varësi të vitit të nxjerrjes së produktit, në varësi të ngjyrës, të operatorit dhe në varësi të disa faktorëve të tjerë. Çdo model që bën pjesë në të njëjtën kategori (që ka të njëjtën ngjyrë etj.) ka të njëjtin numër modeli.
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësimet) dhe pastaj prekni About phone (Rreth telefonit).
Hapi 2. Në ekran shfaqen të dhënat mbi numrin e telefonit, IMEI, numrin e modelit dhe numrin serial të telefonit.
Shënim:
- Për pajisjet e versioneve të mëparshme, për ta parë këtë informacion mund t’ju duhet të prekni Statusin.
Në varësi të pajisjes, IMEI, numri serial dhe numri i modelit mund të jenë shtypur në shpinë të pajisjes ose poshtë baterisë së heqshme. Për pajisjet me bateri të heqshme, numri IMEI ndodhet në vende të ndryshme, në varësi të modelit. Zakonisht, gjendet nën baterinë, i shtypur në telefon pranë pjesës së poshtme të pajisjes.
Hapi 1. Vështroni shpinën e pajisjes.
Hapi 2. IMEI, numri serial dhe numri i modelit janë të shtypur në shpinën e pajisjes.
Shënim:
- Shumica e pajisjeve tashmë dalin me bateri jo të heqshme. Nëse pajisja juaj nuk ka bateri të heqshme, mos provoni ta hiqni sepse kështu mund ta dëmtoni pajisjen dhe të bëni të pavlefshme garancinë.
Hapi 1. Hapni aplikacionin e Telefonit.
Hapi 2. Shtypni në tastierë *#06#.
Hapi 3. Në ekran do të shfaqen automatikisht të dhënat mbi numrin IMEI dhe numrin serial të pajisjes.
Shënim: Cilësimet dhe ekranet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas operatorit të shërbimit, versionit të softuerit dhe pajisjes.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window