Si mund t’i parandaloj mikrodridhjet?
Në përgjithësi, mikrodridhjet ndodhin atëherë kur përshtatësi nuk është i tokëzuar. E njëjta dukuri mund të ndodhë në ndërtesat e vjetra të cilave nuk u është bërë tokëzimi gjatë ndërtimit. Mikrodridhjet janë të padëmshme, por ju rekomandojmë të përdorni një ushqyes të tokëzuar nëse ju japin bezdi.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Kontrolloni përshtatësin AC që kenë në përdorim
Tokëzimi është masa mbrojtëse e devijimit të rrymës elektrike për të mbrojtur konsumatorin. Siç shihet nga imazhi më lart, një përshtatës i tokëzuar ka një gjilpërë tokëzimi në pjesën e sipërme dhe të poshtme të prizës elektrike. Nëse përdorni një prizë pa kontakt tokëzimi, mund t’ju ndodhin mikrodridhje, në varësi të faktorëve mjedisorë.
Provoni të përdorni një ushqyes të tokëzuar
Nëse përdorni një ushqyes të tokëzuar, mund t’i bllokoni me lehtësi mikrodridhjet. Siç shihet nga pamja më poshtë, ushqyesi i tokëzuar dallon fizikisht nga ushqyesi pa tokëzim. Kontrolloni se çfarë lloj ushqyesi keni në përdorim dhe, nëse është nevoja, provoni të përdorni një ushqyes të tokëzuar. Mund ta blini një ushqyes të tokëzuar në qendrën më të afërt të shërbimit.
Shënim:
- Për sigurinë e konsumatorit dhe të produktit, pjesët përbërëse metalike janë të izoluara me veshje oksidi. Mikrodridhjet që mund të ngjajnë si rrymë elektrike mund të ndodhin në produktet me veshje oksidi, sidomos gjatë karikimit. Ky nuk është defekt dhe është një dukuri e zakonshme që ndodh në produktet me pjesë përbërëse metalike.
- Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window