Galaxy Unpacked korrik 2024: çfarë u njoftua

Samsung Galaxy Z Flip6, Galaxy Z Fold6, Galaxy Ring, Galaxy Watch Ultra, Galaxy Watch7, Galaxy Buds3 dhe Galaxy Buds3 Pro

Momenti që kemi pritur të gjithë, më në fund erdhi! Në 10 korrik 2024, Galaxy Unpacked i dytë i Samsung këtë vit u transmetua në mbarë botën nga Parisi, duke shpalosur produktet e tij elitare krejtësisht të reja. Produktet më të fundit në familjen Galaxy janë Galaxy Z Flip6, Galaxy Z Fold6, Galaxy Ring*, seria Galaxy Buds3, Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra. Gjatë eventit, Samsung zbuloi gjithçka që duhet të dini për këto produkte të reja.

Çfarë u njoftua?

Samsung njoftoi hedhjen në treg të  Galaxy Z Flip6, Galaxy Z Fold 6, Galaxy Ring*, Galaxy Buds 3 Pro, Galaxy Buds3Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7.

Stili i ri elegant i Galaxy Z Flip6 e bën atë smartfonin tonë më kompakt, ndërkohë që dizajni i ri pluskues krijon efektin e pluskimit të ekranit mbi kornizë.

Flip6 ka kapacitet baterie 300 mAh më shumë, krahasuar me Galaxy Flip5, një kamerë të pasme 50 MP të gjerë dhe sistemin e parë të ftohjes me dhomë avulli në një pajisje Galaxy Z Flip.

Kamera FlexCam tejet e njohur vazhdon ta ketë funksionin e fotove autoportret pa duar dhe modaliteti Flex ju lejon që të sillni edhe miqtë brenda kornizës, për fotografi me kënd më të gjerë në grup.

Galaxy Z Fold6 vjen me një ekran me kapak 6,3” (të palosur). Shpalosja do të tregojë një ekran mahnitës 7,6", i cili ofron pamje piktoreske kudo që ndodheni, bashkë me produktivitetin si në laptop, të gjitha në një ekran me madhësinë e një tablete të vogël.

Dizajni tejet i hollë e bën Galaxy Fold teleofnin më kompakt dhe më të lehtë deri tani. Ai paloset për t'u mbyllur në vetëm 12,1 mm trashësi dhe peshon 239 g.

Galaxy Z Flip6 dhe Galaxy Z Fold6 vjen me veçoritë e Galaxy AI, si Qarko për të kërkuar, Përkthimi i drejtpërdrejtë, Asistenti i fotografisë dhe më shumë. Dërgoni mesazhe drejtpërdrejt me FlexWindow, me Asistentin e bisedës në Flip6. Lëreni AI-në ta transformojë vizatimin tuaj në një imazh me Sketch to Image në Fold6.

Flex Hinge është sërish aty, duke e bërë telefonin të mos ketë hapësira dhe të duket më i hollë. Procesori është përditësuar në Snapdragon® 8 Gen 3 për Galaxy.

Hedhja në treg e Galaxy Ring* do të shënojë një erë të re në sferën e shëndetit. Tani mund ta vishni monitoruesin e shëndetit në gisht, përmes kësaj veçorie të re në familjen Galaxy.

Me një skelet titaniumi me peshë të lehtë, që është aq komod, sa hyn lehtësisht në gisht. Galaxy Ring* është rezistent ndaj ujit për përdorim gjatë gjithë ditës, bashkë me baterinë që zgjat deri në 7 ditë. Ka 3 sensorë të integruar që ju monitorojnë shëndetin gjatë gjithë kohës dhe Galaxy AI i analizon të dhënat për t'ju dhënë këshilla të personalizuara për shëndetin dhe gjumin.

Samsung njoftoi gjithashtu hedhjen në treg të Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7.

Ultra mund të përballojë një presion uji prej 10 ATM, nxehtësi 55°C dhe lartësi gjeografike 9000 m, duke ju lejuar që të ecni më tej  veçanërisht me baterinë që zgjat deri në 100 orë në modalitetin e kursimit të energjisë.

Ora plot stil Watch7 spikat njësoj si Flip6 dhe Fold6, me dizajnin e saj praktik dhe një procesor të ri 3 nm që optimizon jetëgjatësinë e baterisë, për energji me kohëzgjatje më të madhe dhe kalim më të shpejtë ndërmjet aplikacioneve.

Përdorni Watch Ultra dhe Watch7 për të gjitha informacionet dhe analizat të Galaxy AI të ri. Veçoria Energy Score do t'ju kontrollojë gjumin, rrahjet e zemrës dhe aktivitetet ditore, për t'ju ndihmuar që të planifikoni rutinën për efikasitet maksimal në sferën e shëndetit.

Galaxy AI ka mbërritur këtu edhe për serinë Galaxy Buds3 krejtësisht të re, që spikat me Galaxy Buds3 Pro dhe Galaxy Buds3. Projektuar me një dizajn bishti me kënd, për ta sjellë tingullin e këngëve tuaja të preferuara më pranë veshëve. Të dyja kufjet kanë largim aktiv të zhurmës, ndërkohë që Buds3 Pro vijnë me kontroll me përshtatje të zhurmës, kontoll zhurme të përmirësuar me 2 drejtime të altoparlantit dhe veçori të tingullit të ambientit.

Ku mund t’i porosis paraprakisht produktet?

Nëse mezi po prisni që të shtini në dorë këto pajisje më të fundit, mund të porosisni paraprakisht Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, Galaxy Ring*, Galaxy Watch Ultra, Galaxy Watch7 dhe Galaxy Buds3 Pro dhe Galaxy Buds3 në Samsung.com.

Ku mund ta shikoj?

Nëse e keni humbur eventin, mos u shqetësoni. Mund të rikuperoni gjithçka që u bë e ditur duke parë transmetimin e Galaxy Unpacked në kanalin e Samsung në YouTube.

*Vini re: Galaxy Ring mund të blihet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë.

Samsung Galaxy Z Flip6, Galaxy Z Fold6, Galaxy Ring, Galaxy Watch Ultra, Galaxy Watch7, Galaxy Buds3 dhe Galaxy Buds3 Pro

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window