Gjesti i sensorit të gishtërinjve nuk mbështetet më në Galaxy Z Fold5 / Flip5
Duke filluar nga Galaxy Z Flip5 / Fold5, funksioni i gjesteve të sensorit të gishtërinjve për të hapur/mbyllur panelin e njoftimeve duke përdorur butonat anësore nuk mbështetet më. Mund të qaseni sërish në panelin tuaj të njoftimeve duke rrëshqitur poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit ose nga kudo në ekran. Mund ta hapni gjithashtu panelin e njoftimeve nga pjesa e sipërme e ekranit të kapakut Z Flip5.
Nëse dëshironi të hapni/mbyllni panelin e njoftimeve nga kudo në ekran, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Si të aktivizoni Rrëshqitjen poshtë për panelin e njoftimeve
1
Shkoni te Cilësimet
2
Përzgjidhni cilësimet e Ekranit bazë
3
Aktivizoni Rrëshqitjen poshtë për panelin e njoftimeve
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window