Çfarë të bëj nëse cilësia e zërit është e keqe në kufjet Galaxy Buds+?

Me pajisjet wear të lidhura me Bluetooth, siç janë kufjet Galaxy Buds+, mund të kënaqeni duke dëgjuar muzikë e t’u përgjigjeni telefonatave pa e vendosur telefonin në vesh. Por nevojitet të tregoni paksa më shumë kujdes për t’i mbajtur kufjet ka kabllo në gjendje optimale në mënyrë që t’i përdorni sa më gjatë.
 

Mësoni si t’i vini dhe pastroni sa më mirë kufjet dhe si të shfrytëzoni aplikacionin Galaxy Wearable për të kontrolluar gjendjen e baterisë së kufjeve, të kasetës karikuese, si edhe për të rregulluar volumin dhe cilësimet e telefonave. 

Përpara se t’i vendosni kufjet në vesh, duhet të vendosni mbështjellëset e duhura. Kontrolloni sa më poshtë.
 

  • Kontrolloni drejtimin e secilës kufje dhe futini në vesh me krahun e drejtuar lart gjersa t’i ndieni mirë në vesh.
  • Rregullojeni pozicionin e kufjeve duke i rrotulluar majtas ose djathtas që të përputhen me veshët.
  • Provoni një veshje kufjeje ose një krah të një madhësie tjetër nëse nuk ju rrinë mirë në vesh. Një izolues më i shtrënguar e përmirëson performancën e mikrofonit. 

 

Imazhi se si të vini Buds Galaxy + në mënyrë korrekte

Nëse keni probleme me volumin e zërit në kufjet Galaxy Buds+ edhe pse ia keni ngritur në maksimum volumin pajisjes celulare të lidhur, mund të kontrolloni cilësimet e aplikacionit Galaxy Wearable.
 

Pasi ta keni përcaktuar volumin në formë të një niveli të paracaktuar “tap-and-hold” nëpërmjet aplikacionit Galaxy Wearable, mund ta komandoni volumin duke përdorur pjesën e prekshme të Galaxy Buds+.
 

Nëse nuk dëgjoni asgjë ose nëse dëgjoni jehonë në kufje gjatë një telefonate, ndryshojini cilësimet e volumit të kufjeve në aplikacionin Galaxy Wearable.

Ju lutemi, ndiqni hapat e mëposhtëm për ta ndryshuar volumin.

1 Hapni aplikacionin Galaxy Wearable.
2 Kërkoni dhe prekni Touchpad.
3

Prekni I majtë ose I djathtë në Kontrolluesi Touch and hold touchpad > përzgjidhni Ngri volumin / Ul volumin.

Hapat për të rregulluar volumin për Galaxy Buds +

Shënim: Nëse përzgjidhni nivelin e volumit si nivel i paracaktuar “tap-and-hold” i njërës anë, edhe volumi i paracaktuar i anës tjetër vendoset automatikisht në të njëjtin nivel.
 

Sigurohuni që softueri i kufjeve Galaxy Buds+ të jetë i versionit më të fundit.

Për ta përmirësuar tingullin që i shkon palës tjetër, ju rekomandojmë të aktivizoni Tingull ambienti gjatë telefonatave.
 

Me këtë funksion, mund ta dëgjoni qartë zërin tuaj, duke jua bërë më të lehtë të flisni natyrshëm me të dyja kufjet e futura në veshë. 

1 Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare.
2 Cilësime të avancuara > Përdor tingullin e ambientit gjatë telefonatave.

Këshilla të tjera për ta përmirësuar cilësinë e zërit: 
 

  • Shërbimet e rrjetit wireless mund të jenë çaktivizuar për shkak të rrjetit të ofruesit të shërbimit. Sigurohuni t’i mbani kufjet pa kabllo larg valëve elektromagnetike. 
  • Sigurohuni që kufjet dhe pajisja tjetër Bluetooth të jenë brenda rrezes së lidhjes me Bluetooth (10m). Vini re se kjo distancë mund të jetë e ndryshme në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet. 

Të t’i përdorni kufjet pa probleme për një periudhë më të gjatë, ju rekomandojmë t’i pastroni në mënyrë periodike. Ndiqni hapat e mëposhtëm për pastrimin e kufjeve.

1 Hiqeni pa forcë mbulesën e kufjeve. Mos e tërhiqni në mënyrë të tepruar mbulesën e veshit të kufjeve kur ia vendosni ose ia hiqni kufjes. Ka rrezik të shqyhet.
Imazh se si të ndryshoni tapat e veshit ne Galaxy Buds +
2 Përdorni një shtupë të vogël pambuku dhe një furçë të thatë për të pastruar ndonjë mbetje dylli veshësh, papastërti apo pluhura. Mos përdorni forcë në mënyrë të tepruar gjatë pastrimit të dyllit apo papastërtive. Mund të dëmtohet receptori.
Imazhi se si të pastroni Galaxy Buds +

Shënim:

  • Mos përdorni lëngje të tilla si alkool apo ujë me sapun për pastrimin e kufjeve duke qenë se Galaxy Buds+ nuk janë të papërshkueshme nga uji.
  • Dylli i lëngshëm i veshëve duhet pastruar pasi të thahen kufjet.
  • Kufjet duhet fërkuar me një furçë të thatë, duke e mbajtur anën e altoparlantit në drejtimin poshtë, siç tregohet në figurë. 
3 Pas përfundimit të pastrimit, ju lutemi, bashkojini mbulesat e veshit me kufjet siç duhet. Mbulojeni kapësen në pjesën e poshtme të kofjes me mbulesën e veshit.

Ju rekomandojmë që softuerët që keni të instaluar në telefon, tablet, TV apo kompjuter t’i mbani të përditësuar. Përpara kryerjes së përditësimit për kufjet, së pari përditësoni softuerin e pajisjes celulare. 
 

Përditësimi i telefonit apo tabletit Galaxy:

1

Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i softuerit.

2 Prekni Shkarko dhe instalo.
3 Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Pasi ta keni përditësuar pajisjen celulare me versionin më të fundit, kontrolloni nëse është i versionit më të fundit aplikacioni apo softueri që përdorni për Galaxy Buds+. Për ta përditësuar softuerin e kufjeve, duhet që pajisja celulare të jetë e lidhur me internetin me Wi-Fi ose me rrjetin celular.
 

Përditësimi i aplikacionit Galaxy Wearable: 

1 Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare.
2

Kërkoni dhe prekni Mbi Galaxy wearable > prekni Përditëso.

Përditësimi i softuerit të kufjeve
 

Përditësojeni softuerin e kufjeve nëpërmjet shërbimit “firmueri me anë të valëve” (FOTA). Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare dhe prekni Përditësimi i softuerit të kufjeve. 

  • Shkarkimi dhe instalimi: Kontrolloni nëse ka dhe instalojini përditësimet manualisht.
  • Vetëshkarkim nëpërmjet Wi-Fi: Konfigurojini kufjet për t’i shkarkuar automatikisht përditësimet kur janë të lidhura me një rrjet Wi-Fi.
  • Përditësuar për herë të fundit: Shihni informacionin se kur është bërë për herë të fundit përditësimi i softuerit. 

Shënim: Imazhet e pajisjeve dhe të menyve mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window