Çfarë opsionesh mundësohen në zonën AR të smartfonit Galaxy Z Flip?
Argëtohuni me të gjitha opsionet AR (Realitet i Përforcuar) në një vend të vetëm: zona AR.
Është një mjedis i thjeshtë dhe me një ndalesë ku përdoruesit mund të përdorin elemente të bazuara në realitet për të pasur një koleksion të tërë në një vend.
Opsionet e hollësishme të përfshira në zonën AR.
- Kamera Emoji AR: Krijoni My Emoji që ju ngjan dhe bëni foto ose video duke përdorur Emoji-n tuaj ose personazhet emoji.
- Vizatim AR: Regjistroni video argëtuese me shkrim dore ose duke vizatuar mbi fytyra ose në vende të tjera.
- Studio Emoji AR: Ndryshoni ose zbukuroni një My Emoji dhe krijoni veshje me modele dhe ngjyra të ndryshueshme për My Emoji.
- Adezivët Emoji AR: Krijoni adezivë personalë me shprehje dhe gjeste të My Emoji.
- Foto Deko: Bëni foto ose video me adezivë të ndryshëm.
Si të shkoni në zonën AR në smartfonin Galaxy Z Flip
Për të shkuar në zonën AR, ju lutemi të ndiqni mënyrat e mëposhtme :
- Hapni aplikacionin Zona AR.
- Hapni aplikacionin Kamera → MË TEJ → Zona AR
Shënim : Opsionet e mundshme mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Krijoni My Emoji që ju ngjan dhe bëni foto ose video duke përdorur Emoji-n tuaj ose personazhet emoji.
Hapi 1. Prekni ikonën "+" për të krijuar një emoji të ri ose mund të përzgjidhni një emoji të lezetshëm ekzistues.
Hapi 2. Poziciononi fytyrën tuaj në qendër të ekranit për ta përputhur me një emoji të ri.
Hapi 3. Përzgjidhni trajtën e emoji-t. (mashkull, femër, djalë dhe vajzë)
Hapi 4. Mund të zgjidhni modën që ju pëlqen dhe madje mund të stiloni edhe tesha të reja.
Hapi 5. Prekni “Tjetër” pasi ta keni stiluar emoji-n e ri. Mund ta ndryshoni modën herës tjetër.
Hapi 6. Tani mund të luani, të bëni foto dhe të regjistroni video me këtë emoji të ri që ngjan tamam si ju!
Shënim : Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze, por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Krijoni adezivë personalë me shprehje dhe gjeste të My Emoji.
Hapi 1. Prekni Filloni.
Hapi 2. Ndërtojeni adeizivin tuaj personal dhe ruajeni.
Hapi 3. Përzgjidhni adezivë dhe shkarkojini.
Hapi 4. Adezivët personalë emoji që shkarkuat mund t’i gjeni në galerinë e fotove.
Shënim : Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze, por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Regjistroni video argëtuese me shkrim dore ose duke vizatuar mbi fytyra ose në vende të tjera. Kur kamera njeh një fytyrë ose një hapësirë, vizatimet mbi fytyrë e ndjekin në çdo pozicion të ekranit, ndërsa vizatimi në hapësirë qëndron i fiksuar në atë vend edhe nëse kamera lëviz.
Hapi 1. Kur kamera e njeh subjektin, në ekran shfaqet zona e njohjes.
Hapi 2. Shkruani ose vizatoni diçka në zonën e njohjes. Nëse prekni një pikë të kuqe Regjistrimi dhe pastaj filloni të vizatoni, atëherë do të regjistroni veten duke vizatuar.
Hapi 3. Prekni butonin e Regjistrimit për të regjistruar video.
Hapi 4. Prekni butonin e Ndalimit për të ndaluar regjistrimin e videos. Mund ta shihni dhe ta bashkëndani videon në Galerinë e Fotove.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window