Çfarë është veçoria Kujdesi për pajisjen në smartfonët Galaxy?

Me veçorinë Kujdesi për pajisjen, mund të optimizosh performancën e smartfonit tënd dhe të kontrollosh statusin e disa zonave, si p.sh. bateria, magazina dhe shumë më tepër. Me një prekje të vetme, do të kuptosh se si po performon smartfoni yt dhe nëse je duke e përdorur atë siç duhet.

Pamja e ikonës Kujdesi për pajisjen në disa telefona Galaxy.

Si të aksesosh Kujdesin për pajisjen

Pamja e ekranit të cilësimeve me opsionin “Kujdesi për baterinë dhe pajisjen” të theksuar.
1 Shko te cilësimet e pajisjes dhe trokit “Kujdesi për baterinë dhe pajisjen”.
Pamja e ekranit kryesor e veçorisë “Kujdesi për pajisjen” me opsionet e theksuara.
2 Tani mund të kontrollosh disa aspekte të smartfonit tënd, si p.sh.:
  • Bateria: Një kohë e përllogaritur e funksionimit të smartfonit tënd derisa bateria të shkarkohet. Gjithashtu, mund të kontrollosh disa veçori, si p.sh. “Kursimi i energjisë”, “Caqet e përdorimit në sfond”, “Bashkëndarja e energjisë pa tel” ose “Cilësimet e modalitetit të baterisë”. 
Pamja e veçorisë “Bateria” e Kujdesit për pajisjen.
  • Magazina: Hapësira e përdorur dhe hapësira e disponueshme në smartfonin tënd.
Pamja e veçorisë “Magazina” e Kujdesit për pajisjen.
  • Memoria: Sa memorie ka mbetur në smartfonin tënd. Mund të përdorësh “Pastro tani” për të ndaluar app-et në sfond. Gjithashtu mund të kontrollosh “App-et e përjashtuara”. 
Pamja e ekranit “Memoria” e Kujdesit për pajisjen.
  • Mbrojtja e pajisjes: Aktivizo këtë veçori për të skanuar telefonin dhe për të kërkuar viruse dhe softuere spiunuese. Gjithashtu mund të gjesh më shumë opsione për të skanuar pajisjet e tua. 
Pamja e ekranit “Mbrojtja e pajisjes” e Kujdesit për pajisjen.

Kujdes shtesë

Gjithashtu mund të përdorësh Kujdesin për pajisjen për të kontrolluar përditësimet e fundit të softuerit për smartfonin tënd.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window