Çfarë është veçoria Audio 360 e kufjeve Galaxy Buds2 Pro?

Kufjet Galaxy Buds2 Pro janë tashmë këtu për të sjellë tek ju përvojën më të shkëlqyer të audios, falë përmirësimeve dhe veçorive të reja. Një nga veçoritë më kryesore të kufjeve Galaxy Buds2 Pro është Audio 360, një funksion që mund ta aktivizoni për të përjetuar përvojën më të përparuar të audios.

Pamja e një gruaje që po përdor kufjet Galaxy Buds2 Pro.

Përmirësimi i Audio 360

Veçoria Audio 360 tek kufjet Galaxy Buds2 Pro mundëson Direct Multi-Channel, 5.1ch / 7.1ch / Dolby Atmos, duke ofruar tinguj jashtëzakonisht gjithëpërfshirës. Tingujt që dëgjoni janë më shumëdimensionalë sesa kufjet e mëparshme Buds Pro dhe ju bëjnë të ndiheni si të ishit në qendër të kinemasë. Shijoni veçorinë Audio 360 në përmbajtjet e Netflix, Disney+, HBO Max në një nivel krejtësisht tjetër.

Si të aktivizoni veçorinë Audio 360

Pamja e ekranit të aplikacionit Galaxy Wearable me butonin përzgjedhës "Audio 360" të theksuar.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe aktivizoni butonin përzgjedhës të “Audio 360”.

Veçoria Audio 360 ofron një cilësi tingulli gjithëpërfshirëse, të gjallë dhe me efekt hapësinor. Megjithatë, cilësia e tingullit mund të ndryshojë në varësi të aplikacioneve të kanaleve të palëve të treta (Përmbajtjet e Dolby etj.). Në këtë rast, çaktivizoni veçorinë Audio 360.

Veçoria Audio 360 nuk kufizohet vetëm tek videot. Mund ta përjetoni veçorinë gjithëpërfshirëse të 360° audio kurdo që të dëshironi.

Kur funksioni i gjurmimit të kokës është aktiv, drejtimi i tingullit rregullohet automatikisht sipas lëvizjes së kokës. 

Nёse e fikni funksionin e gjurmimit tё kokёs ndërkohë që jeni duke lëvizur ose në një mjedis me shumë lëvizje, mund ta shmangni luhatjen e tingullit ose kalimin në një anë. 

Pamja e menusë së Audio 360 me opsionin e gjurmimit të kokës.

Faleminderit për komentin tuaj