Çfarë është regjimi Flex i Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4?

Një nga avantazhet më të mëdha të smartfonëve me palosje të Samsung është se ju japin mundësinë të punoni në regjimin
multi-screen, në mënyrë që të plotësoni të gjitha nevojat tuaja me
një pajisje të vetme. Për të mësuar më shumë rreth kësaj veçorie, lexoni më poshtë.

Pamja e regjimit Flex në një Galaxy Z Fold4.

Nëse aktivizoni regjimin Flex kur telefoni është i palosur dhe në pozicion vertikal, app-i që po përdorni do të shfaqet në krye të ekranit. Një panel me komanda shtesë do të shfaqet në fund të ekranit.

Vini re: Disa app-e vijnë me strukturën e tyre të personalizuar në regjimin Flex. Në këto raste nuk do të shfaqet paneli i regjimit Flex.

Nëse dëshironi të konfiguroni regjimin Flex në pajisjen e palosshme, ndiqni hapat në vijim:

Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Funksionalitete të avancuara” të theksuara. Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Funksionalitete të avancuara” të theksuara.

Hapi 1. Në menynë “Cilësimet” trokisni “Funksionalitete të avancuara”.

Pamja e ekranit “Funksionalitete të avancuara” me “Labs” të theksuar. Pamja e ekranit “Funksionalitete të avancuara” me “Labs” të theksuar.

Hapi 2. Zgjidhni opsionin “Labs”.

Pamja e ekranit “Labs” me opsionin “Paneli i regjimit Flex” të theksuar. Pamja e ekranit “Labs” me opsionin “Paneli i regjimit Flex” të theksuar.

Hapi 3. Trokisni në “Paneli i regjimit Flex”.

Pamja e ekranit të “Paneli i regjimit Flex” ku mund të zgjidhni app-et për të cilat dëshironi të aktivizoni regjimin Flex. Pamja e ekranit të “Paneli i regjimit Flex” ku mund të zgjidhni app-et për të cilat dëshironi të aktivizoni regjimin Flex.

Hapi 4. Në këtë ekran zgjidhni për cilat app-e dëshironi të aktivizoni panelin e regjimit Flex duke trokitur butonin e ndryshimit të gjendjes.

Pamja e ekranit të Shënimeve Samsung me regjimin Flex të aktivizuar. Ekrani kryesor i app-it është në ekranin e sipërm dhe blloku i prekjes së regjimit Flex është në ekranin e poshtëm. Pamja e ekranit të Shënimeve Samsung me regjimin Flex të aktivizuar. Ekrani kryesor i app-it është në ekranin e sipërm dhe blloku i prekjes së regjimit Flex është në ekranin e poshtëm.

Hapi 5. Hapni app-in që dëshironi dhe përdorni regjimin Flex, ku app-i i zgjedhur shfaqet në ekranin e sipërm dhe blloku i prekjes së regjimit Flex shfaqet në ekranin e poshtëm. Në ekranin e poshtëm mund të klikoni, vizatoni ose mbani shënime.

Në ekranin e poshtëm mund të gjeni ikonat e mëposhtme:

  • Paneli i poshtëm i njoftimeve.
  • Regjistrimi i pamjes së ekranit.
  • Kontrolli i ndriçimit.
  • Kontrolli i volumit.
  • Blloku i prekjes aktiv/joaktiv.

Mund t'i kryeni këto veprime në bllokun e prekjes:

  • Veprim me klikim me 1 gisht.
  • Të hapni menynë me prekje me 2 gishta (kliko me të djathtën).
  • Të lëvizni lart dhe poshtë, majtas dhe djathtas duke rrëshqitur me 2 gishta.
  • Të afroni/largoni pamjen duke lëvizur 2 gishta njëkohësisht.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window