Çfarë është modaliteti i kursimit të energjisë në telefonin tim Galaxy?

Mjetet që nevojiten për ta shijuar pajisjen Galaxy sa më gjatë të jetë e mundur, janë një domosdoshmëri. Një nga veçoritë më të rëndësishme që ju ndihmojnë ta arrini këtë është modaliteti i kursimit të energjisë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj veçorie, lexoni më poshtë.

Pamja e ikonës “Kursim energjie” dhe butonit përzgjedhës pranë një smartfoni që po karikohet me 92% energji të baterisë.

Modaliteti i kursimit të energjisë është një mjet që ju ndihmon të zgjasni jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes suaj Galaxy, duke çaktivizuar disa funksione, veçori apo edhe aplikacione, nëse dëshironi. Nëse doni ta aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë, ndiqni këta hapa:

1 Hapni menunë “Cilësimet e pajisjes” dhe prekni “Kujdesi për baterinë dhe pajisjen”.
2 Prekni opsionin “Bateria”.
3 Prekni butonin përzgjedhës pranë opsionit "Kursim energjie" për të aktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë.
Pamja e menusë “Bateria” me opsionin “Kursim energjie” të theksuar.

Modalitetin e kursimit të energjisë mund ta aktivizoni duke prekur fjalët "Kursim energjie". Ekrani tjetër do të shfaqë më pas çdo opsion, duke filluar me një buton “Fikur” dhe “Ndezur”, ku mund të aktivizoni lehtësisht modalitetin e kursimit të energjisë.

Modaliteti i kursimit të energjisë ju jep disa opsione për t’i personalizuar sipas dëshirës suaj. Mjafton të prekni butoni përzgjedhës pranë veçorisë që doni të aktivizoni.

Pamja e ekranit “Kursim energjie” me butonat përzgjedhës “Opsionet e kursimit të energjisë” të ndezur.

Opsionet e disponueshme janë:

  • “Fik Always On Display”.
  • “Kufizo shpejtësinë e CPU në 70%”.
  • “Ule ndriçimin me 10%”.
  • “Fik 5G”.
  • “Kufizo app-et dhe Ekranin bazë”.

Po. Një nga veçoritë më të rëndësishme të modalitetit të kursimit të energjisë është reduktimi i numrit të aplikacioneve të disponueshme për përdorim, ndërsa është aktivizuar modaliteti i kursimit të energjisë.

Cilësimet → Kujdesi për baterinë dhe pajisjen → Bateria → Kursim energjie → Prekni butonin përzgjedhës në opsionin “Kufizo app-et dhe Ekranin bazë”.

Nëse doni të shtoni aplikacione ndërkohë që është aktivizuar modaliteti i kursimit të energjisë, ndiqni këta hapa:

1 Para se të aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë, sigurohuni që të aktivizoni opsionin e fundit në menunë "Kursim energjie" - "Kufizo app-et dhe Ekranin bazë".
2 Aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë duke vendosur butonin përzgjedhës në "Ndezur".
3 Kur aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë, telefoni juaj do të shfaqë ekranin tuaj bazë. Atje mund të shihni aplikacionet standarde që mund të përdorni dhe të shtoni edhe më shumë aplikacione, duke prekur ikonat “shto app-e”.
Pamja e ekranit bazë me modalitetin e kursimit të energjisë të aktivizuar me ikoën “shto app-e” të theksuar.

Nëse doni të hiqni aplikacione ndërkohë që është aktivizuar modaliteti i kursimit të energjisë, ndiqni këta hapa:

Pamja e ekranit bazë me modalitetin e kursimit të energjisë të aktivizuar me ikoën “më shumë opsione” të theksuar. Pamja e ekranit bazë me modalitetin e kursimit të energjisë të aktivizuar me ikoën “më shumë opsione” të theksuar.

Hapi 1. Në ekrani bazë, prekni ikonën “më shumë opsione” në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

Pamja e ekranit bazë me prekjen e opsionit “Edito”. Pamja e ekranit bazë me prekjen e opsionit “Edito”.

Hapi 2. Prek “Edito”.

Pamja e ekranit bazë me prekjen e ikonës “Fshi”. Pamja e ekranit bazë me prekjen e ikonës “Fshi”.

Hapi 3. Zgjidhni opsionin që doni të hiqni dhe prekni ikonën “Fshi”.

Pamja e ekranit bazë me opsionin “U krye” të theksuar. Pamja e ekranit bazë me opsionin “U krye” të theksuar.

Hapi 4. Kur keni përfunduar së edituari menunë, prekni "U krye".

Ju lutemi, vini re: Kjo metodë mund të ndryshojë në varësi të pajisjes suaj.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window