Çfarë është Dosja e sigurt dhe si mund ta përdor?

E dimë se sa e rëndësishme është që të keni mundësinë t’i mbani në një vend të sigurt fotot, videot, skedarët, aplikacionet dhe të dhënat që konsideroni si private. Kjo është arsyeja se pse një nga mjetet më të dobishme në pajisjen tuaj Galaxy është Dosja e sigurt, ku mund të ruani gjithçka, doni sigurinë maksimale. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj, lexoni më poshtë.

Shembull i pamjes së ekranit të një Dosjeje të sigurt, me ikonën e Dosjes së sigurt në sfond.

Siguria e përmbajtjeve tuaja është thelbësore, prandaj Dosja e sigurt ka nivelin më të lartë të sigurisë. Skedarët tuaj mbrohen nga Samsung Knox, për të garantuar që gjithë informacioni juaj të ruhet nga sulmet keqdashëse. Për t’u siguruar që të dhënat tuaja të qëndrojnë sa më të sigurta, mund t’i mbroni Dosjet e sigurta edhe me një fjalëkalimi ose bllokimi biometrik. 

Nëse doni të krijoni Dosjen tuaj të sigurt, ndiqni këta hapa: 

Pamja e ekranit “Cilësimet” me opsionin “Biometrika dhe siguria” të theksuar. Pamja e ekranit “Cilësimet” me opsionin “Biometrika dhe siguria” të theksuar.

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet dhe prekni “Biometrika dhe siguria”.

Pamja e ekranit “Biometrika dhe siguria” me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar. Pamja e ekranit “Biometrika dhe siguria” me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Dosja e sigurt”.

Pamja e ekranit “Mirë se vini te Dosja e sigurt” me opsionin "Vazhdo" të theksuar. Pamja e ekranit “Mirë se vini te Dosja e sigurt” me opsionin "Vazhdo" të theksuar.

Hapi 3. Hyni në llogarinë tuaj Samsung ose krijoni një. Lexoni kushtet e përgjithshme dhe prekni “Vazhdo”.

Pamja e ekranit “Lejet për Dosja e sigurt” me "Vazhdo" të theksuar. Pamja e ekranit “Lejet për Dosja e sigurt” me "Vazhdo" të theksuar.

Hapi 4. Lexoni gjithë lejet që kërkon Dosja e sigurt. Nëse bini dakord, prekni “Vazhdo”.

Pamja e ekranit “Lloji i bllokimit të Dosjes së sigurt” me opsionin “Kombinimi” të theksuar. Pamja e ekranit “Lloji i bllokimit të Dosjes së sigurt” me opsionin “Kombinimi” të theksuar.

Hapi 5. Zgjidhni llojin e bllokimit që doni të përdorni dhe prekeni atë. Mund të zgjidhni ndër “Kombinimi”, “PIN” ose “Fjalëkalimi”. Ju mund të aktivizoni gjithashtu opsionin “Shenja gishti”.

Pamja e ekranit “Vendos kombinimin e Dosjes së sigurt” me opsionin "Vazhdo" të theksuar. Pamja e ekranit “Vendos kombinimin e Dosjes së sigurt” me opsionin "Vazhdo" të theksuar.

Hapi 6. Vendosni kombinimin dhe prekni “Vazhdo”. Bëjeni këtë proces dy herë.

Pamja e ekranit të aplikacioneve me ikonën “Dosja e sigurt” të theksuar. Pamja e ekranit të aplikacioneve me ikonën “Dosja e sigurt” të theksuar.

Hapi 7. Një shkurtore e “Dosjes së sigurt” do të shtohet në ekranin e aplikacioneve.

Për të shtuar skedarë te Dosja e sigurt, ndiqni këta hapa:

1 Hapni Dosjen e sigurt dhe prekni ikonën “më shumë opsione”.
2 Prekni “Shto skedarë”.
3 Zgjidhni llojin e skedarit që doni të shtoni te Dosja e sigurt dhe prekeni atë.
4 Zgjidhni artikujt dhe prekni “U krye”.
5 Në ekranin Dosja e sigurt do të hapet një menu kërcyese dhe do t’ju japë opsionin “Anulo”, “Kopjo” ose “Lëviz”. Zgjidhni opsionin që preferoni dhe prekeni atë.
6 Mund të keni qasje te skedarët tuaj duke preku “Skedarët e mi”.

Për të shtuar aplikacione te Dosja e sigurt, ndiqni këta hapa:

1 Hapni Dosjen e sigurt dhe prekni ikonën “plus”.
2 Prekni aplikacionin që doni të shtoni dhe shtypni “Shto”.
3 Aplikacioni do të shfaqet te Dosja e sigurt.

Po, mund ta fshihni Dosjen e sigurt, në mënyrë që të mos shfaqet në ekranin e aplikacioneve tuaja ose në ekranin bazë. Dosja e sigurt do të fshihet dhe do të vendoset në panelin e njoftimeve.

Në pajisjen tuaj, ndiqni këta hapa: 

Pamja e ekranit të cilësimeve të pajisjes me opsionin “Biometrika dhe siguria” të theksuar. Pamja e ekranit të cilësimeve të pajisjes me opsionin “Biometrika dhe siguria” të theksuar.

Hapi 1. Shkoni te cilësimet e pajisjes dhe prekni “Biometrika dhe siguria”.

Pamja e ekranit “Biometrika dhe siguria” me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar. Pamja e ekranit “Biometrika dhe siguria” me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Dosja e sigurt” dhe vendosni llojin e bllokimit.

Pamja e ekranit “Dosja e sigurt” me butonin përzgjedhës “Shto Dosjen e sigurt në ekranin e aplikacioneve” të theksuar. Pamja e ekranit “Dosja e sigurt” me butonin përzgjedhës “Shto Dosjen e sigurt në ekranin e aplikacioneve” të theksuar.

Hapi 3. Fikni butonin përzgjedhës pranë “Shto Dosjen e sigurt në ekranin e aplikacione”.

Dosjen e sigurt mund ta fshihni dhe ta rishfaqni gjithashtu nga paneli i njoftimeve, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Pamja e ekranit të Galaxy S22 me një gjest rrëshqitës për poshtë në anën e sipërme të ekranit. Pamja e ekranit të Galaxy S22 me një gjest rrëshqitës për poshtë në anën e sipërme të ekranit.

Hapi 1. Në ekranin bazë, rrëshqiteni për poshtë dy herë për të hapur panelin e njoftimeve.

Pamja e panelit të njoftimeve me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar. Pamja e panelit të njoftimeve me opsionin “Dosja e sigurt” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Dosja e sigurt”.

Kur ikona “Dosja e sigurt” është e fikur, Dosja e sigurt do të jetë e fshehur. Kur ikona është ndezur, Dosja e sigurt do të shfaqet në ekranin e aplikacioneve.

Nëse doni të hiqni Dosjen e sigurt në pajisjen tuaj Galaxy, ndiqni këta hapa: 

Hapni “Dosja e sigurt” → Prekni ikonën “Më shumë opsione” → Cilësimet → Më shumë cilësime → Çinstalo → Zgjidh nëse do të zhvendosësh skedarë media nga Dosja e sigurt → Çinstalo. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window