Çfarë duhet të bëj nëse lidhja me Bluetooth apo me Wi-Fi është jo e qëndrueshme në Galaxy Z Flip?
Ndryshe nga smartfonët e zakonshëm, smartfoni Galaxy Z Flip është projektuar enkas për t’u palosur nga lart-poshtë. Për shkak të kësaj forme të re të telefonit të palosshëm Samsung, mund ta mbani të gjithë pajisjen brenda dorës dhe kjo mund të cenojë radiovalët, të tilla si Bluetooth, Wi-Fi dhe rrjete të tjera.
Verifikoni fillimisht sa më poshtë
Mos ngjitni stikerë metalikë mbi zonën e antenës (anash ekranit kryesor).
Mos përdorni mbështjellëse telefoni të prodhuar prej materiali metalik.
Ju rekomandojmë përdorimin e mbështjellëses që vjen bashkë me telefonin për të shmangur kontaktin me dorë me antenën.
Kontrolloni cilësimet e lidhjeve dhe rrjetit
Hapi 1. Hapni aplikacionin Cilësime.
Hapi 2. Prekni Lidhjet.
Hapi 3. Ndizni çelësin Bluetooth për ta riaktivizuar.
Nëse keni ende probleme me lidhjen, ju lutemi të provoni veprimet si më poshtë për t’i rikthyer cilësimet e rrjetit në gjendjen e mëparshme.
Hapi 1. Hapni aplikacionin Cilësime.
Hapi 2. Prekni menynë Menaxhimi i përgjithshëm.
Hapi 3. Prekni menynë Rikthim i cilësimeve.
Hapi 4. Prekni menynë Rikthim i cilësimeve të rrjetit.
Hapi 5. Prekni butonin Rikthim i cilësimeve.
Shënim: Nëse i riktheni cilësimet e rrjetit në gjendjen e mëparshme, mund të humbni informacionet e regjistruara gjatë këtij procesi.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window