Çfarë bëhet nëse cilësia e zërit është e dobët nga Samsung Galaxy Watch Active2 te kufjet Bluetooth
Cilësia e dobët e audios mund të jetë për shkak të gjendjes përkatëse në konfigurimet, ndërhyrjes Bluetooth, apo edhe nga zakonet e përdorimit të kufjeve tuaja. Para se të drejtoheni në Qendrën e Shërbimit Samsung me Galaxy Watch Active2, ju mund të konsideroni një listë sugjerimesh për ta zgjidhur problemin në renditjen vijuese.
Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet tuaja, sigurohuni që të kontrolloni nëse programi i orës suaj dhe aplikacionet e lidhura janë përditësuar me versionin e fundit. Gjeni më shumë për 'Si azhurnohet programi dhe aplikacionet në Samsung Galaxy Watch Active2' me Samsung Support.
Përshtat konfigruimet e audios ose volumin në orën tënde
Le të fillojmë së pari të provojmë konfigurimet tuaja audio.
Hapi 1. Klikoni butonin Power në ekranin kryesor të orës.
Hapi 2. Navigoni dhe klikoni Setting > Sounds and vibrations > Volume.
Hapi 3. Kaloni dhe klikoni Media, dhe pastaj klikoni + për të rritur volumin.
Nëse ora juaj ka vetëm një opsion Vibration, ju mund të rrisni volumin brenda aplikacionit që po përdorni për të transmetuar zë në kufje.
Shënim: Përshtatni volumin ose kaloni në një zonë tjetër nëse ka një jehonë gjatë një telefonate.
Ri-aktivizimi i orës dhe kufjeve mund të zgjidhë problemin e cilësisë së dobët të audios.
- Nëse ora juaj është e lidhur me një telefon, ri-aktivizoni telefonin.
- Pasi pajisjet të jenë përsëri funksionale, kontrolloni nëse duhet të ri-karikohen.
Shënim: Nëse bateria nuk është shumë e rënë, cilësia e audios mund të jetë me ndërprerje ose të bëjë zhurma të çuditshme.
Ju mund të provoni duke i afruar pajisjet, nëse cilësia e audios përmirësohet në mënyrë të ndjeshme.
- Ora dhe kufjet duhet të jenë brenda rrezes së lidhjes Bluetooth (10 m).
Distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet dhe nëse ka pengesa, të tilla si metalet, muret dhe pajisjet elektrike midis pajisjeve. - Sigurohuni që nuk ka ndonjë pajisje tjetër Bluetooth që është e lidhur në të njëjtën kohë.
Këshilla të tjera për të përmirësuar cilësinë e zërit:
- Shërbimet e rrjetit pa kabëll mund të çaktivizohen për shkak të problemeve me rrjetin e ofruesit të shërbimit. Sigurohuni që t'i mbani pajisjet larg valëve elektromagnetike.
- Vini re që distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet.
Ju mund të provoni gjithashtu të sinkronizoni një palë të dytë kufjesh që funksionojnë siç duhet ose jo.
Hapi 1. Klikoni butonin Power.
Hapi 2. Navigoni dhe klikoni Settings > Connection > Bluetooth.
Hapi 3. Klikoni Bluetooth audio.
Hapi 4. Klikoni ikonën Settings pranë kufjeve të lidhura.
Hapi 5. Klikoni Unpair për të shkëputur kufjet.
Hapi 6. Klikoni Scan, dhe pastaj klikoni kufjet e dyta që doni të sinkronizoni.
- Nëse kufjet e dyta funksionojnë si duhet, por kufjet e mëparshme ende kanë cilësi të dobët audio, kontaktoni prodhuesin origjinal të kufjeve për mbështetje të mëtejshme.
- Nëse po përjetoni të njëjtat probleme me kufjet e dyta, ri-aktivizoni orën.
Nëse keni provuar të gjitha këshillat e mësipërme dhe problemi vazhdon ende, ju mund të ri-aktivizoni orën në mënyrë që të përmirësoni cilësinë e dobët të audios.
Hapi 1. Shkoni tek Settings > General > Reset.
Hapi 2. Klikoni Back up data në fund të ekranit për të evituar humbjen e të dhënave.
Hapi 3. Klikoni Reset
Pasi të përfundojë ri-aktivizimi, konfiguroni orën tuaj dhe rilidheni atë me kufjet origjinale. Gjeni më shumë për 'Si sinkronizohen kufjet me Samsung Galaxy Watch Active2' me Samsung Support.
Shënim: Para se të kryeni ri-aktivizimin e të dhënave fillestare, mos harroni të bëni kopje rezervë të të gjitha të dhënave të rëndësishme të ruajtura në Galaxy Watch Active2.
Shënim: Pamjet dhe menuja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window