Aktivizoni shërbimin LTE për orën tuaj Samsung Galaxy Watch
Samsung ofron ora inteligjente të përputhshme me Bluetooth dhe LTE! Versioni LTE mund të marrë thirrje dhe mesazhe pa qenë lidhur me një telefon. Gjithsesi, fillimisht ju duhet të aktivizoni shërbimin e orës suaj nëpërmjet të njëjtit operator që ka celulari.
Shënim: Mund ta aktivizoni rrjetin celular vetëm kur përdorni një telefon që është aktiv falë sistemit operativ Android 5.0 ose më të ri, dhe me RAM prej 1.5GB ose më shumë. Duhet të jeni të lidhur me një rrjet Wi-Fi ose celular. Mënyra e planit dhe lidhjes mund të ndryshojë sipas operatorit. Këto udhëzime zbatohen vetëm për versionet LTE orët inteligjentetë Samsung.
Kur lidhni orën me telefonin për herë të parë, do shikoni udhëzimet për të aktivizuar në orë shërbimin e operatorit. Sapo të keni bërë këtë, do ju duhet të përfundoni procesin e aktivizimit.
Shënim: Për të aktivizuar shërbimin, ora juaj duhet të çiftohet me një telefon.
1. Në telefonin tuaj, shkoni te dhe hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe më pas prekni Cilësimet e orës.
2. Prekni Planet celulare; aplikacioni do të fillojë skanimin për një rrjet të përshtatshëm LTE.
3. Më pas, ndiqni udhëzimet për të përfunduar aktivizimin. Telefoni juaj duhet të ketë një kartë SIM të futur.
Nëse ora është konfiguruar pa një telefon, ju mund të aktivizoni sërish shërbimin për orën duke përdorur vetë orën.
Nëse është e pamundur të aktivizoni shërbimin për orën tuaj ose nëse kjo është riparuar dhe nuk lidhet më me rrjetin e operatorit tuaj, ju duhet t’i kontaktoni, të jepni numrin identifikues të veçantë të orës (EID, IMEI, ose ICCID) dhe të konfirmoni që po përdorni planin e saktë të shërbimit.
1. Për të lokalizuar numrin EID, IMEI, ose ICCID në orë, shkoni te dhe prekni Cilësimet.
2. Rrëshqitni drejt dhe prekni Rreth orës, dhe më pas prekni Info për statusin.
3. Do të shfaqet numri EID, IMEI ose ICCID.
Gjithashtu, ju mund të kërkoni për këto numra dhe aplikacionin Galaxy Wearable. Hapni aplikacioni dhe më pas prekni Cilësimet e orës. Më pas, prekni Rreth orës dhe pastaj prekni Informacioni i statusit. Këtu mund të shikoni numrin EID, IMEI ose ICCID.
Shënim: Në varësi të modelit apo statusit të aktivizimit, ora juaj mund të mos shfaqë numrin EID ose ICCID.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window