Kujdesi & mirëmbajtja
që bateria të zgjasë
sa më shumë

Mësoni si të përdoret si duhet bateria
dhe si të kujdeseni për të siguruar
parrezikshmërinë dhe efikasitetin e saj.

Kushtet optimale për përdorimin e baterisë

Temperatura optimale e përdorimit për Galaxy është 0 °- 35 °C.
Përdorimi i vazhdueshëm apo ngarkimi i baterisë në temperatura ekstreme mund ta përshpejtojë përkeqësimin e baterisë.
Ekspozimi i përkohshëm ndaj temperaturave ekstreme do të aktivizojë sistemin mbrojtës të pajisjes për të minimizuar problemet me performancën e baterisë,
dhe karikimi do të kufizohet për të mbrojtur baterinë nëse temperatura shkon përtej një game të caktuar.

Parandalimi i fikjeve të papritura

Përdorni pajisjen në temperaturë optimale përdorimi (0 - 35 °C)

· Përdorimi apo mbajtja për periudha të gjata në temperatura mbi 35°C ose nën 0° e përkeqëson punën e baterisë dhe mund të shkaktojë fikje të papritura ose kohëzgjatje më të shkurtër të baterisë.
· Nëse e ekspozoni pajisjen në temperatura ekstreme, lëreni pajisjen të arrijë temperaturën optimale të përdorimit
(0 °- 35 °C) para se ta përdorni.
· Mos e përdorni dhe mos e mbani pajisjen në kushte të nxehta, si p.sh. brenda një automjeti të nxehtë në një ditë vere, për periudha të gjata kohe.
· Mos e vendosni dhe mos e mbani pajisjen në kushte të ftohta, si temperatura nën zero gjatë dimrit.

Nëse ju ndodhin fikje të shpeshta të pajisjes, drejtojuni qendrës më të afërt të shërbimit.

· Mund të ketë ardhur koha për ta zëvendësuar baterinë, sepse bateria është mall konsumi që normalisht përkeqësohet me kalimin e kohës.

Shihni "Këshillat praktika për cilësimet e përshtatshme për t’ia rritur jetëgjatësinë baterisë”

· Kapaciteti dhe kohëzgjatja e baterisë mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të pajisjes dhe mënyrës së përdorimit.

Minimizojeni përkeqësimin e baterisë
duke e ngarkuar si duhet

Po e përdorni pajisjen për herë të parë? Ka kaluar shumë kohë pasi e keni përdorur për herë të fundit pajisjen?
Nëse po, provoni ta ngarkoni plotësisht baterinë përpara përdorimit.

Kablloja e karikuesit të telefonit Galaxy dhe porta USB Kablloja e karikuesit të telefonit Galaxy dhe porta USB

Kablloja e karikuesit të telefonit Galaxy dhe porta USB

Karikuesi dhe kablloja e orës Galaxy Watch Karikuesi dhe kablloja e orës Galaxy Watch

Karikuesi dhe kablloja e orës Galaxy Watch

Karikuesi dhe porta USB e Galaxy Buds Karikuesi dhe porta USB e Galaxy Buds

Karikuesi dhe porta USB e Galaxy Buds

· Përdorni gjithmonë ushqyes origjinal Samsung, për të shmangur përkeqësimin dhe dëmtimin e baterisë.

· Përdorni gjithmonë ushqyesin e përshtatshëm. Një ushqyes jo i përshtatshëm mund ta dëmtojë portën USB.

· Lidheni ushqyesin si duhet. Moslidhja si duhet mund ta dëmtojë pajisjen.

· Shkëputeni pajisjen nga ushqyesi pasi të jetë ngarkuar 100%, për të shmangur fryrjen e baterisë.

Nëse pajisja nuk është në përdorim,
provoni sa më poshtë

· Fikeni pajisjen dhe ngarkojeni baterinë me ushqyes origjinal Samsung për të parandaluar shkarkimin e plotë.

· Ngarkojeni pajisjen deri në afërsisht 50-70% për ruajtje afatgjatë.

· Ngarkojeni pajisjen çdo 3-6 muaj.

· Mbajeni në kushte të freskëta dhe pa lagështirë, për ta ruajtur baterinë.

Përkeqësimi i baterisë mund të përshpejtohet nëse një pajisje lihet me një bateri të varfëruar për një periudhë të gjatë kohore.
Nëse keni nevojë për të kontrolluar baterinë, ju lutemi vizitoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Nëse doni të dispononi produktin, ju lutemi referojuni programit të riciklimit sipas vendit.

Code to Open Chat Window