Si të përdorni Secure Wi-Fi

Secure Wi-Fi i mbron të dhënat tuaja nga sulmet kibernetike, duke ofruar një mjedis ku përdoruesit e Galaxy mund të përdorni rrjetet Wi-Fi me vetëbesim. Mësoni se si t’i përdorni të gjitha këto funksione më poshtë.

Pamja e logos së Secure Wi-Fi në ekranin kryesor të aplikacionit.

Secure Wi-Fi ofron një sasi të caktuar mbrojtjeje pa pagesë çdo muaj, për të ndihmuar veprimtarinë tuaj. (Android™ 12 e lart 1024MB / Android™ 11 e poshtë 250MB) 

Përveç kësaj, ofrojmë edhe funksione të ndryshme dhe praktike sipas nevojave tuaja më poshtë:

1 Aktivizoni secure Wi-Fi dhe prekni butonin “Mbro”.
2 Ikona e secure Wi-Fi aktivizohet dhe rrjeti ndryshon në status të mbrojtur.

Secure Wi-Fi ofron “Auto protect Wi-Fi” kur pajisjet lidhen me një Wi-Fi publik ose të pasigurt. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme kur përdorni Wi-Fi në vende publike, si kafene, hotele dhe aeroporte.

  • Mbrojtje adaptive

Mbron lidhjet Wi-Fi kur lidheni me rrjete Wi-Fi publike ose të pasigurta. Ai enkripton çdo kërkesë DNS për të garantuar mbrojtje optimale në çdo kohë.

  • Mbrojtje vetëm për Wi-Fi publike

Mbron lidhjet Wi-Fi kur lidheni me rrjete publike ose të pasigurta.

  • Vetëm mbrojtje DNS

Enkripton këfrkesa DNS për të mbrojtur informacione personale. 

Ju mund ta çaktivizoni “Auto protect Wi-Fi” kur lidheni me një rrjet Wi-Fi specifik. Secure Wi-Fi menaxhon me efektivitet rrjetet e regjistruara Wi-Fi përmes emrave dhe vendndodhjeve të tyre. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme kur lidheni me rrjete Wi-Fi të besuara, si Wi-Fi i shtëpisë dhe Wifi i certifikuar që mundësohet nga ofruesit e telekomunikacionit. 

Secure Wi-Fi mund të shfaqë veprimtari mbrojtëse në grafikë dhe lista, bazuar në emrat e përdorur më parë të rrjeteve Wi-Fi. Kjo veçori është e dobishme nëse doni të kontrolloni regjistrimet për rrjetet e mbrojtura me Secure Wi-Fi në të kaluarën. 

Secure Wi-Fi mund të aplikohet edhe për aplikacion. Ju mund t’i aktivizoni ose çaktivizoni veprimtaritë e secure Wi-Fi përmes çelësave specifikë në aplikacionet e mbrojtura. Kjo veçori është e dobishme kur enkriptimi parandalon komunikimin praktik të të dhënave në një aplikacion specifik dhe kur nevojitet rregullimi i cilësimeve të secure Wifi për secilin aplikacion. 

Tek secure Wi-Fi, cilësimet e sigurisë ndryshohen në mënyrë fleksibël sipas protokolleve të uebit (HTTP, HTTPS etj.) të caktuara nga ju. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window