Si të përdorni Samsung Cloud
E dimë që pajisja juaj është plot gjëra të rëndësishme që nuk do të donit të humbnit. Nga fotot e pushimeve deri në videot emocionuese të koncerteve, në dokumentet e rëndësishme të biznesit, sigurohuni që t’i ruani të gjitha në mënyrë të sigurt. Me shërbimin e lehtë të menaxhimit të skedarëve të Samsung Cloud, mund të rezervoni dhe të restauroni të dhëna në telefonin celular apo në tabletë në çdo kohë.
Samsung Cloud është një shërbim që mundëson sinkronizimin e informacionit të lidhur me llogarinë e Samsung, si dhe rezervimin/restaurimin e informacionit të ruajtur në pajisjen e përdoruesit.
Si ta përdor Samsung Cloud?
Samsung Cloud është instaluar tashmë në pajisjen tuaj. Ju mund t’i hapni veçoritë nga menuja Cilësime më poshtë:
- Sinkronizimi:
Shkoni te cilësimet e pajisjes, prekni profilin e llogarisë Samsung, zgjidhni Samsung Cloud dhe më pas do të shfaqet një listë me aplikacione me një buton përzgjedhës për aktivizuar/çaktivizuar sinkronizimin.
- Rezervimi/Restaurimi:
- Për të rezervuar të dhënat: Shkoni te cilësimet e pajisjes, shtypni profilin e llogarisë Samsung, zgjidhni Samsung Cloud dhe prekni “Rezervo të dhënat”. Ju mund të zgjidhni se çfarë të dhënash të rezervoni duke shtypur butonin përzgjedhës për secilën nga të dhënat.
- Për të restauruar të dhënat: Shkoni te cilësimet e pajisjes, prekni profilin e llogarisë Samsung, zgjidhni “Samsung Cloud” e më pas “Restauro të dhënat”. Ju mund të zgjidhni të dhënat që doni të restauroni.
Kur kryeni instalimin për herë të parë, mund të restauroni të dhënat e rezervuara në pajisjen tuaj të vjetvr, duke hyrë në llogarinë tuaj Samsung.
Ju lutemi, vini re: Hapat mund të ndryshojnë në varësi të versionit të pajisjes/aplikacionit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window