Si të përdorni funksionalitetet e mundësuara në Samsung DeX
Kur përdorni Samsung DeX, mund të lindin një sërë problemesh që ju pengojnë të përfitoni maksimalisht nga aplikacioni. Njohja e gjithë funksionaliteteve të disponueshme, ju ndihmon ta përdorni Samsung DeX në mënyrën më efikase të mundur.
Samsung DeX ofron një sërë funksionalitetesh që ju ndihmojnë të merrni maksimumin nga puna juaj. Për t’i konfiguruar këto funksionalitete, referojuni udhëzimeve më poshtë:
Si ta ndryshoj gjuhën e tastierës ose të shtoj një të re?
Ju mund të ndryshoni ose të shtoni gjuhë në tastierë, që lidhen me aparatin tuaj celular. Për ta bërë këtë, ndiqni këta hapa:
Nëse doni të ndryshoni gjuhën duke përdorur një shkurtore, mund ta ndryshoni gjuhën e hyrjes duke përdorur një shkurtore të tastierës si [Shift]+[Space], [Control]+[Space] ose [Alt majtas] +[Shift].
Për të aktivizuar ose çaktivizuar shkurtoret e tastierës, zgjidhni “Ndrysho shkurtoren e gjuhës” te cilësimet e tastierës fizike.
A mund të përdor shkurtoret e tastierës siç mund të bëj me një kompjuter?
Po, mund t’i përdorni edhe shkurtoret e tastierës që mundësohen në një aparat celular në Samsung DeX.
Për të zbuluar më shumë rreth shkurtoreve të mundësuara të tastierës, shtypni çelësin [F1] në ekranin bazë [Windows], [Command] ose çelësi [Search] + çelësi [/] në tastierë.
Mund të ndiqni këta hapa:
Çfarë duhet të bëj kur disa aplikacione shfaqin ekran të zi gjatë përdorimit të Samsung DeX?
Disa aplikacione, në të cilat duhet të mbrohet përmbajtja, si luajtësit video, aplikacioni i “mobile banking” ose zgjidhjet e sigurisë, kanë funksionalitetet e tyre të sigurisë. Kështu, ekranet e tyre shfaqen të zeza dhe/ose mund të dëgjoni vetëm audio. Në atë rast, nëse e lidhni aparatin tuaj celular me një ekran të jashtëm (p.sh. televizor ose monitor) me një kabëll, për të përdorur Samsung DeX, ekrani i aplikacionit do të duket normal.
A mund ta përdor tastierën ose mausin për të luajtur lojëra në Samsung DeX?
Për të luajtur një lojë me tastierë ose maus në Samsung DeX, aplikacioni i lojërave duhet të mundësojë përdorimin e tastierës ose të mausit. Ju lutemi të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për asistencë.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window