Si mund të shtohen dhe të fshihen aplikacionet në Samsung Kids?
Ndonjëherë mund t’ju duhet të fshini disa gjëra nga pajisja juaj, për të krijuar hapësirë për më shumë përmbajtje nga Samsung Kids ose për përditësime të softuerit. Aplikacionet mund t’i fshini lehtësisht në çdo kohë që doni të lironi pak hapësirë. Nëse keni hapësirë të mjaftueshme, shtimi i aplikacioneve në Samsung Kids është shumë i thjeshtë.
Si të shtoni ose të fshini aplikacione në Samsung Kids
Si të shkarkoni aplikacione të reja
1
Prekni menunë Më shumë në qoshen e sipërme djathtas të ekranit fillestar Shtëpi dhe shkoni te “Kontrollet prindërore”.
2
Shkruani kodin PIN.
3
Zgjidhni “Merr më shumë aplikacione për Samsung Kids” nga menuja “Kontroller prindërore”.
4
Zgjidhni aplikacionet që doni të shkarkoni nga Galaxy Store dhe instalojini ato.
Pas instalimit të aplikacioneve, mund të shtoni një ikonë në ekranin fillestar ”Shtëpi” duke përdorur të njëjtjat hapa si më lart.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window