Shtoni dhe menaxhoni pajisjet dhe mjetet në SmartThings

Me numrin gjithnjë në rritje të pajisjeve dhe mjeteve inteligjente në shtëpinë tuaj, ju duhet një mënyrë për ti mbajtur të gjitha. A e dini se ekziston një aplikacion që ju lejon të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente direkt nga telefoni juaj? Kështu është, aplikacioni SmartThings ju ndihmon të shtoni dhe menaxhoni të gjitha pajisjet tuaja inteligjente nga një vend.

Shënim: Nëse po shtoni pajisje Z-Wave që kanë qenë lidhur më parë, sigurohuni që ato të jenë hequr ose përjashtuar përpara se t'i shtoni ato në shpërndarësin e ri.

Në një telefon Galaxy

Kur të jeni gati të merrni kontrollin e të gjitha pajisjeve tuaja inteligjente, thjesht përdorni udhëzimet e mëposhtme. Por fillimisht, ju duhet të kontrolloni dyfish që pajisjet tuaja janë të përputhshme.

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj. 

2.   Klikoni ikonën Devices, klikoni ikonën Home, pastaj zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar për pajisjen.

3.   Klikoni Add (shenjën plus), pastaj klikoni Add device.

4.   Nëse pajisja përdor Bluetooth, klikoni Scan nearby dhe nëse pajisja juaj shfaqet, zgjidheni atë.

Menuja Add device e shfaqur në aplikacionin SmartThings

5.   Nëse pajisja juaj nuk zbulohet, mund ta shtoni manualisht. Nëse është një produkt Samsung, klikoni By device type për të zgjedhur tipin e pajisjes, si një shpërndarës, televizor etj. Nëse jo, klikoni By brand (Samsung, SmartThings, e kështu me radhë). Ju gjithashtu mund të kërkoni për pajisjen tuaj në fashën e kërkimit.

6.   Nga atje, lexoni udhëzimet në ekran për të lidhur pajisjen tuaj me SmartThings.

7.   Kur lidhni një pajisje inteligjente Samsung, mund t'ju kërkohet të shtypni një buton në pajisje për të aktivizuar veçoritë e saj inteligjente dhe për të përfunduar lidhjen. Kjo është e ngjashme me pranimin e kushteve për të përdorur tiparet inteligjente.

Në iPhone-n tuaj

Pajisjet tuaja mund të shtohen edhe duke përdorur iPhone-n tuaj. Por fillimisht, ju duhet të kontrolloni dyfish nëse pajisjet tuaja janë të përputhshme.

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings.

2.   Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home, pastaj zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar për pajisjen.

3.   Klikoni Add (shenjën plus). Nëse pajisja përdor Bluetooth, ju mund të klikoni Scan nearby edhe në fund për ta gjetur. 

4.   Ju mund ta shtoni atë manualisht duke klikuar By device type ose By brand, dhe pastaj duke zgjedhur pajisjen nga lista. Ose klikoni ikonën Search për ta kërkuar atë.

Menuja Add device e shfaqur në aplikacionin SmartThings në iPhone

5.   Pasi të keni zgjedhur pajisjen tuaj, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin dhe për të lidhur pajisjen tuaj.

6.   Kur lidhni një pajisje inteligjente Samsung, mund t'ju kërkohet të shtypni një buton në pajisje për të aktivizuar veçoritë e saj inteligjente dhe për të përfunduar lidhjen. Kjo është e ngjashme me pranimin e kushteve për të përdorur tiparet inteligjente.

Shënim: Kontrollet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes.

Pra, ju keni shtuar pajisjet tuaja inteligjente - edhe pastaj? Mund t'i monitoroni dhe kontrolloni lehtësisht drejtpërdrejt nga aplikacioni. Ju mund të prëdorni telefonin tuaj si telekkomandë televizori nëpërmjet SmartThings.

Në telefonin tuaj Galaxy

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings. Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home.

2.   Zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar me pajisjet që do të doni të menaxhoni dhe klikoni drop-down menu. Klikoni All devices. Këtu mund të shikoni, monitoroni dhe kontrolloni të gjitha pajisjet e regjistruara për vendndodhjen që keni zgjedhur.

Shënim: Për të zgjedhur një vendndodhje tjetër, klikoni ikonën Home dhe pastaj klikoni vendndodhjen tuaj të dëshiruar. Klikoni drop-down menu, pastaj klikoni përsëri All devices.

Ikona Devices e zgjedhur në telefonin tuaj galaxy

3.   Zgjidhni pajisjen tuaj të dëshiruar dhe përdorni cilësimet e disponueshme për të kryer veprimet tuaja të dëshiruara.

4.   Për disa pajisje, juve mund tu kërkohet të klikoni Download në mënyrë që të shkarkoni kontrolluesin e pajisjes.

Në iPhone-n tuaj

Ju gjithashtu mund të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga iPhone-i tuaj.

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings. Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home.

2.   Zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar me pajisjet që do të doni të menaxhoni. Pastaj klikoni përsëri ikonën Home dhe klikoni All devices.

3.   Klikoni pajisjen tuaj të dëshiruar për të përdorur konfigurimet e disponueshme.

Të gjitha pajisjet e zgjedhura në iPhone

Shënim: Ju nuk mund t'i modifikoni detajet për pajisjet Bluetooth.

Nëse është e nevojshme, ju mund të ndryshoni emrin ose vendndodhjen e një pajisjeje të lidhur. Për shembull, ndoshta ju keni shtuar shumë llamba inteligjente dhe dëshironi t'u vendosni emra të ndryshëm në mënyrë që t'i dalloni ato nga njëra-tjetra. Ose ndoshta keni zhvendosur një pajisje në një dhomë të re në shtëpinë tuaj dhe dëshironi ta ndryshoni atë gjithashtu në aplikacion. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ndryshuar emrin ose vendndodhjen e një pajisjeje të lidhur.

Në telefonin tuaj Galaxy

1.   Për të ndryshuar hollësitë e pajisjes, hapni aplikacionin SmartThings, klikoni butonin Devices, dhe pastaj klikoni ikonën Home.

2.   Zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar, më pas kaloni nëpër dhoma për të gjetur pajisjen që doni të ndryshoni.

3.   Zgjidhni pajisjen, klikoni More options (tre pikat vertikale), pastaj klikoni Edit. Ju mund të përshtasni sa më poshtë:

Menuja Edit device e shfaqur
  • Emri i pajisjes: Ndryshoni emrin e pajisjes.
  • Vendndodhja: Ndryshoni vendndodhjen e pajisjes.
  • Dhoma: Ndryshoni dhomën në të cilën është pajisja.
  • Caktoheni si të preferuar: Caktoheni një pajisje si pajisje të preferuar.
  • Ekrani Add to Home: Krijoni një lidhje të shkurtër për pajisjen në ekranin bazë të telefonit tuaj.
  • Fshiheni pajisjen: Hiqeni pajisjen nga llogaria juaj SmartThings.

 

Pasi të keni mbaruar me ndryshimin e pajisjes, klikoni Save.

Në iPhone-n tuaj

Ju gjithashtu mund t'i ndryshoni detajet duke përdorur iPhone-n tuaj.

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings. Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home.

2.   Zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar, më pas kaloni nëpër dhoma për të gjetur pajisjen.

3.   Zgjidhni pajisjen, pastaj klikoni More options (tre pikat vertikale).

4.   Klikoni Edit për të përshtatur hollësitë e pajisjes.

Menuja Edit device e shfaqur në iPhone

Nëse sapo keni marrë një televizor të ri dhe dëshironi të hiqni të vjetrin nga SmartThings, kjo bëhet tepër lehtë.

Në telefonin tuaj Galaxy

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings.

2.   Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home, pastaj zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar. Kaloni nëpër dhoma dhe zgjidhni pajisjen që dëshironi të hiqni.

3.   Klikoni pajisjen, pastaj klikoni More options (tre pikat vertikale). Klikoni Edit.

4.   Klikoni Delete device, pastaj klikoni Delete për ta konfirmuar.

Opsioni Delete i shfaqur në telefonin galaxy

Në iPhone-n tuaj

Nëse nuk po përdorni më një pajisje, mund ta hiqni atë edhe nga iPhone-i.

1.   Navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings. Klikoni ikonën Devices, pastaj klikoni ikonën Home.

2.   Zgjidhni vendndodhjen tuaj të dëshiruar, më pas kaloni nëpër dhoma për të gjetur pajisjen që doni të hiqni.

3.   Klikoni pajisjen, pastaj klikoni More options (tre pikat vertikale).

4.   Klikoni Edit, pastaj klikoni Delete device në fund. Klikoni Delete për të konfirmuar.

Opsioni Delete i shfaqur në iPhone

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window