Menaxhimi i vendndodhjeve dhe hapësirave në aplikacionin SmartThings
Kur keni shumë pajisje për të menaxhuar, shtimi i tyre në vendndodhje dhe hapësira në aplikacionin SmartThings mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë. Ju do të jeni në gjendje të organizoni pajisjet tuaja dhe qendrat inteligjente bazuar në vendin ku ndodhen në shtëpinë tuaj. Mund të krijoni vendndodhje të shumta për qendrat tuaja të ndryshme dhe hapësirat janë mënyra më e mirë për të grupuar pajisjet në një zonë të faqes tuaj kryesore ose në një tjetër, si p.sh. një Smart Bulb që do të ndezë dritat në kuzhinën tuaj.
Mendoni për vendndodhjet si bazat kryesore të aktivizimit për qendrat dhe pajisjet tuaja të lidhura. Mund të krijoni një vendndodhje pa shtuar asnjë pajisje. Megjithatë, shtimi i pajisjes tuaj të parë në SmartThings do të krijojë automatikisht një vendndodhje me emrin e paracaktuar "Home".
Ka disa opsione për ndryshimin e vendndodhjes tuaj, si ndryshimi i vendndodhjes gjeografike, ndryshimi i sfondit ose ei-emërtimi i vendndodhjes.
- Emërtimi i vendndodhjes: Riemërtimi i vendndodhjes.
- Vendndodhja gjeografike: Ndryshimi i vendndldhjes në jetën reale të vendndodhjes. (Minimumi 150m deri në Maksimumi 30km).
- Modaliteti i vendndodhjes: Zgjidhni një modalitet për një vendndodhje, duke përfshirë Away, Home, ose Night.
- Sfondi: Ndryshimi i dizenjos së sfondit për vendndodhjen.
- Largimi i vendndodhjes: Fshini, pamjet, automatizimet, shërbimet, dhe pajisjet e shoqëruara me një vendndodhje.
Krijoni hapësira për të grupuar në mënyrë intuitive pajisjet tuaja të lidhura sipas vendndodhjes së tyre në faqen tuaj kryesore. Mund të ndërveproni drejtpërdrejt me pajisjet tuaja dhe të menaxhoni pajisje të shumta të caktuara në një hapësirë në çdo kohë.
Ka disa opsione të disponueshme kur ndryshoni një hapësirë, si ndryshimi i sfondit ose caktimi i një emërtimi të ri për hapësirën. Ju gjithashtu mund ta fshini hapësirën, nëse nuk ju nevojitet më.
- Emërtimi i hapësirës: Ri-emërtoni hapësirën.
- Sfondi: Ndryshoni sfondin e hapësirës.
- Hiqni hapësirën: Fshini hapësirën. Pajisjet në hapësirë nuk fshihen dhe do të mbeten në vendndodhje.
Nëse e konfiguroni aksidentalisht pajisjen tuaj inteligjente Samsung në vendndodhjen e gabuar të SmartThings, mund ta zhvendosni pajisjen në një vendndodhje të re pa e hequr plotësisht atë nga aplikacioni.
Ju lutem vini re: Kjo nuk do të funksionojë për pajisjet e lidhura në cloud ose në qendër. Po ashtu, duhet të jetë një pajisje Samsung.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window