Çfarë është verifikimi me dy hapa?
Verifikimi me dy hapa i shton një nivel tjetër sigurie llogarisë. Për të hyrë ju nevojitet fjalëkalimi plus një kod verifikimi që do merrni me mesazh në telefonin tuaj, nga një aplikacion verifikues ose nga një grup kodesh të rezervuar. Edhe nëse dikush e mban fjalëkalimin tuaj, nuk do të mund të hyjë pasi nuk do t’i kenë kodet tuaja të verifikimit.
Përse më nevojitet verifikimi me dy hapa?
Është më e lehtë se ç’e mendoni që dikush t’ju vjedhë fjalëkalimin. Në rast se shkarkoni një aplikacion të keq nga interneti ose klikoni një lidhje mashtruese, dikush:
- Hyn në historikun e thirrjeve dhe mesazheve tuaja
- Sheh fotografitë që keni sinkronizuar me platformën “cloud”.
- Hyn në çdo llogari të lidhur.
Verifikimi me dy hapa nuk i lejon të hyjnë në llogari personat që duan t’u vjedhin të dhënat, edhe nëse ata kanë fjalëkalimin tuaj.
Udhëzuesi hap pas hapi për konfigurimin e verifikimit me dy hapa
Shkoni te cilësimet e pajisjes, më pas prekni imazhin e profilit në qoshen e sipërme djathtas ekranit. Më pas, klikoni opsionin “Fjalëkalimi dhe siguria” dhe prekni “Verifikimi me dy hapa”.
Verifikoni numrin e telefonit që do të përdorni për të marrë kodet e verifikimit me mesazh.
Pas konfigurimit të verifikimit me dy hapa, sa herë që të hyni në llogarinë tuaj Samsung, do t’ju duhet të vendosni kodin e verifikimit që ju kemi dërguar në numrin tuaj të telefonit, përveç mënyrave të verifikimit.
Procesi i hyrjes:
Mund të zgjidhni Verifikimi me dy hapa në këtë telefon herën tjetër në pajisjen që po përdorni, për të hyrë. Pasi kjo pajisje të jetë zgjedhur si një pajisje e besuar, nuk do t’ju duhet më të kryeni procesin e verifikimit me dy hapa në këtë pajisje.
Si të merrni një kod verifikimi
Llogaria juaj Samsung ofron më shumë se një opsion për të marrë një kod verifikimi. Këto opsione përfshijnë marrjen e një kodi me SMS, duke përdorur një aplikacion verifikimi (p.sh., Microsoft™ Authenticator) dhe kodin e rezervimit.
Edhe nëse nuk keni të njëjtin numër telefoni që keni regjistruar në fillim, keni humbur telefonin celular ose nuk mund ta merrni mesazhin, do të keni ende mundësinë të hyni në llogari me një nga opsionet e ofruara. Ndihuni të lirë të zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar të verifikimit të llogarisë.
Mund të regjistroni deri në tre numra telefoni për të marrë kodin verifikues me SMS. Këto pajisje duhet të jenë të regjistruara tashmë në llogarinë tuaj Samsung.
Sugjerime për mbrojtjen e fjalëkalimit
Për ta mbajtur informacionin të sigurt, mos harroni të ndryshoni fjalëkalimin shpesh, përveç përdorimit të verifikimit me dy hapa dhe të mos përdorni të njëjtën ID dhe fjalëkalim që përdorni për shërbime të tjera.
Për më shumë informacion, vizitoni Udhëzuesi i përdorimit të llogarisë Samsung.
A ka ndonjë mënyrë tjetër për marrjen e kodit verifikues, përveçse me SMS?
Ka tre opsione të tjera krahas marrjes së kodit verifikues në numrin tuaj të telefonit:
Për të konfiguruar një aplikacion OPT, shkoni te cilësimet e pajisjes, prekni imazhin e profilit të llogarisë Samsung, zgjidhni Siguria, më pas “Verifikimi me dy hapa” e në fund prekni “Shto OTP”.
Ju lutemi, vini re: Nëse nuk mund të instaloni dhe të hapni aplikacionin OTP, mund t’ju duhet të regjistroni fillimisht pajisjen në listën e pajisjeve të besuara përmes cilësimeve të pajisjes, duke shtypur imazhin e profilit të llogarisë Samsung, duke zgjedhur Siguria, më pas “Verifikimi me dy hapa” dhe në fund duke klikuar “Pajisjet e besuara”.
Vizitoni udhëzuesin e verifikimit me dy hapa për të mësuar më shumë për këtë funksionalitet.
Si ta ndryshoj numrin e telefonit të regjistruar në llogarinë time Samsung?
Nëse keni një numër të ri telefoni ose një numër telefoni që nuk e përdorni më, mund t’i shtoni ose t’i hiqni këta numra nga llogaria juaj. Kini parasysh që mund të regjistroni deri në 3 numra telefoni.
A mund ta çaktivizoj verifikimin me dy hapa?
Për më shumë siguri dhe privatësi, si dhe për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, verifikimi me dy hapa nuk mund të çaktivizohet.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window