Çfarë është një llogari Samsung?
Llogaria juaj Samsung është një shërbim që ju mundëson të përdorni shërbimet e Samsung në smartfonë, tableta, faqe interneti, televizorë dhe pajisje të tjera. Me një llogari Samsung, mund të shijoni shërbimet e ndryshme të Samsung pa qenë nevoja të hyni sa herë që hapni një aplikacion apo faqe interneti.
Llogaria juaj Samsung
Një llogari Samsung është një shërbim me anëtarësim që ju mundëson të shijoni përmbajtjet e Samsung në smartfone, tableta, faqe interneti, televizorë etj. Ju mund të përdorni disa shërbime Samsung njëhershëm me një llogari Samsung, pa qenë nevoja të regjistroheni veçmas.
Çfarë mund të bëj me një llogari Samsung
Këtu gjeni disa nga shërbimet që mund të përdorni me llogarinë tuaj Samsung:
- Samsung Pay për pagesa të lehta duke përdorur pajisjen tuaj celulare.
- SmartThings për të lidhur të gjitha pajisjet tuaja me Internet of Things.
- Samsung Cloud për ruajtjen dhe rezervimin e të dhënave tuaja.
Si të krijoni më shumë se një llogari
Mund ë krijoni një llogari Samsung për çdo adresë emaili që përdorni.
Ju lutemi, vini re: Ju mund të krijoni disa llogari Samsung njëherësh, nëse keni disa adresa emaili, por nuk mund t’i bashkoni ato llogari në çdo kohë. Çdo llogari trajtohet veçmas dhe informacioni në çdo llogari menaxhohet në mënyrë të pavarur.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të llogarisë Samsung Account.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window