Galaxy Z Fold6
Mbani fuqi si një kompjuter në xhepin tuaj, Galaxy Z Fold6. Më i fuqishëm se kurrë me ekranin e tij super të hollë dhe produktiv. Vjen tani i optimizuar fuqishëm me Galaxy AI në pajisjet e palosshme.
Galaxy AI është këtu, tani i disponueshëm edhe në pajisjet e palosshme Galaxy
CIRCLE TO SEARCH
Circle to Search në ekranin e madhËshtë një mënyrë efikase për të kërkuar në një smartfon - thjesht bëni një rreth. Rritni produktivitetin tuaj në ekranin e madh me palosje, duke përdorur gishtat ose S Pen.
NOTE ASSIST
Mënyra më e lehtë për të përmbledhur shënime në Galaxy foldablesMbani shënime nga leksionet me vetëm disa prekje — edhe kur jeni duke kryer disa detyra njëkohësisht. Note Assist transkripton regjistrimet dhe i organizon ato në shënime, duke prodhuar përmbledhje efikase. Për çdo gjë tjetër është S Pen, gati për të bërë mrekulli në ekranin gjithëpërfshirës.
INTERPRETER
Përvoja më e mirë e përkthimit me ekrane të dyfishta,Jeni duke udhëtuar dhe keni nevojë të flisni me banorët vendas? Interpreter përkthen në çast pavarësisht nëse jeni duke u shprehur ose duke dëgjuar një konferencë globale në një gjuhë të huaj ose një udhërrëfyes turistik.
Bisedoni me Google Gemini për t’u dhënë hov ideve tuaja
Falë partneritetit për një kohë të gjatë të Samsung me Google, Galaxy-a juaj tani vjen me aplikacionin Google Gemini. Bisedoni me Gemini për të marrë ndihmë për të mësuar në mënyra të reja, për të shkruar shënime falënderimi, për të planifikuar veprimtari dhe më shumë.
PËRFSHIHUNI PLOTËSISHT
*DARK AND DARKER MOBILE ËSHTË NJË MARKË TREGTARE OSE MARKË SHËRBIMI E KRAFTON, INC.
Bëhuni profesionist. Motori ProVisual
Njihuni me sistemin më të fuqishëm të kamerave të Fold deri tani. I pajisur me një NPU të përmirësuar, specifikime marramendëse dhe Motorin ProVisual, kjo do e transformojë eksperiencën tuaj me multimedian.
kamera e përparme
-
10 MP Kamera e kapakut
-
4 MP Under Display Camera
kamera e pasme
-
12 MP Kamera Ultra Wide
-
50 MP Kamera Wide-angle Zmadhim i cilësisë optike 2x
-
10 MP 3x Optical Zoom Kamera Telefoto
Jashtëzakonisht e orientuar drejt detajeve
Me kamerën tonë me rezolucion të lartë 50 MP dëshmoni çdo detaj që vjen në jetë me qartësi mahnitëse dhe energji.
Dhurojini ndriçim pamjeve me Super HDR
Shikojeni, besojeni. Super HDR vendos theksin e duhur te detajet që të shfaqen dhe të lenë përshtypje, madje para se të shkrepni fotografinë.
Rezistent. I besueshëm. Prodhuar për të jetuar gjatë
Përse të kaloni në Galaxy
Kalo në Galaxy
Kalo në Galaxy, është e thjeshtë. Përmirësoni përvojën tuaj me veçoritë ekskluzive për përdoruesit e Galaxy.
Mëso më shumëEnde nuk e keni përjetuar pajisjen më të re Galaxy? Si thoni ta provoni tani? Në telefonin tuaj! Thjesht skanoni kodin QR dhe shkarkoni për të filluar.
Shkoni te trygalaxy.comNdryshimet fillojnë nga hapat e vegjël
Qëllimi ynë është një e ardhme më e qëndrueshme.
Aksesorët
Pyetjet e shpeshta
Paracaktimi i këndit
- Sekuencat janë shkurtuar dhe simuluar. Rezultatet janë vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Veçoria e përmbledhjes për Note Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Veçoria e përmbledhjes për Note Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh dhe mos të kalohet limiti i karaktereve. Veçoria e regjistrimit të zërit për Note Assist mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Fold.
- Trashësia e matur nga fillimi deri në fundin e xhamit kur shpaloset.
- Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
- Galaxy Z Fold6 nuk ka një fole të integruar për S Pen. S Pen shitet veç. Përdorni një S Pen që është projektuar për Galaxy Z Fold. S Pen Fold Edition është e përshtatshme me Galaxy Z Fold5 dhe Z Fold6. Të gjithë S Pen apo stilolapsat e tjerë mund të dëmtojnë ekranin. Mbështetja e S Pen është e kufizuar për ekranin kryesor.
- Veçoria e Kompozitorit për Chat Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Kjo veçori aktivizohet kur arrihet një numer i caktuar karakterësh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Veçoria e përmbledhjes për Browsing Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Shërbimi mund të ketë funksionalitet të kufizuar ose të padisponueshëm në disa faqe interneti me pagesë. Zbatohet limit karakteresh. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Veçoria e Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
- Veçoria Portrait Studio për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Portrait Studio rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 9MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
- Veçoria Instant Slow-mo për Photo Assist është e disponueshme në Samsung Video Player dhe Samsung Gallery. Mund te mos jetë i disponueshem në disa lloje të caktuara videosh. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
- Veçoria Sketch to Image kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Sketch to Image rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
- Veçoria Interpreter kërkon identifikim në Samsung Account. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
- Ekranet e dyfishtë janë të disponueshëm vetëm në modalitetin e bisedës.
- Veçoria Live Translate kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe të telefonatave. Mund të përktheje përgjigje pa lidhje me rrjetin sapo ti mbërrin mesazhet e telefonatave pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Live Translate është e disponueshëm vetëm në aplikacionet e instaluara paraprakisht në telefonat Samsung dhe në disa aplikacione të palëve të treta. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Sekuencat të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustrimi. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internet dhe hyrje në llogarinë e Google. Përdoruesit mund të duhet të shkarkojnë ose të përditësojnë aplikacionin Google Gemini në versionin më të fundit. Kontrolloni përgjigjet për saktësi. Gemini është një markë tregtare e Google LLC. Gemini është duke u dhënë në disa modele dhe vende — zgjidhni të hyni në Gemini nga Google Assistant juaj ose duke shkarkuar aplikacionin Gemini. Funksionaliteti i produktit mund të varet nga aplikacioni dhe cilësimet e pajisjes. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas përmbajtjes.
- E limituar për smartfonat Samsung.
- Galaxy Z Fold6 ka një ndriçim maksimal prej 2600 nit në ekranin kryesor dhe ekranin e kapakut. Ekranet janë të përshtatshëm, dhe përshtatin nivelin e ndriçimit automatikisht në varësi të mjedisit. Në një zonë me 5000 lux ose më shumë, Modaliteti i ndriçimit të lartë dhe Vision Booster do të aktivizohen.
- Krahasuar me Galaxy Z Fold5.
- Produktet e markës Snapdragon janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose filialeve të saj.
- Përmirësimet e performancës së AP të treguara krahasuar me Galaxy Z Fold5. Performanca reale do të varet nga mjedisi i përdorimit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e instaluara paraprakisht.
- I kufizuar në smartfonë të palosshëm të Galaxy.
- Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar sipas profilit të përdorimit mesatar dhe i vlerësuar në mënyre të pavarur nga UX Connect Research sipas cilësimeve të parazgjedhura duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6.
- Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe luajtjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e luajtjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
- Zmadhimi me AI zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Funksioni Zoom Map aktivizohet nga zoom 20x e lart.
- Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
- Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS.
- Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
- Veçoria Quick Share midis pajisjeve Galaxy ofrohet me sistemet operativë të mëposhtëm: telefonat inteligjentë dhe tabletët me Android OS versioni 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më lart, kompjuterë me Windows 10 ose më të ri. Kërkohet Samsung Account dhe lidhje me Wi-Fi dhe Bluetooth. Quick Share në pajisjet iOS dhe Android ofrohet duke dërguar lidhjen e përbashkët: skedarët individualë të ndarë nuk mund të kalojnë 5 GB (për një total prej 5 GB në ditë) dhe lidhja do të skadojë pas dy ditësh; kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje interneti.
- Krahasuar me modelet e mëparshme.
- Korniza Armor Aluminum nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
- Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 është i vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.
- Bazuar në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta dhe për mbrojtje ndaj një objekti të fortë më të madh se 1 mm si tela. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Jo rezistent ndaj pluhurit ose rërës.
- Mbulimi Samsung Care+, lloji i shërbimit dhe detajet e promocionit mund të variojnë sipas shtetit/rajonit dhe mund të zbatohen zbritjet (tarifë shërbimi). Për t'u kualifikuar për përfitimin e promocionit Samsung Care+, mund të kërkohet regjistrimi. Për informacione të detajuara rreth Samsung Care+, vizitoni faqen https://www.samsung.com/samsung-care-plus/.
- Pajisjet Galaxy Buds3 Pro, Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7 shiten veç.
- Rezultati i energjisë disponohet në celularët Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.27 e lart). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat e shëndetit të regjistruara nga Samsung Galaxy Watch duhet të sinkronizohen me Samsung Health App. Kërkon miminumi të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e ndonjë problemi shëndetësor. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
- Matur diagonalisht, madhësia e ekranit kryesor të Galaxy Z Fold6 është 7,6” si drejtkëndësh i plotë dhe 7,6” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; sipërfaqja reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta.
- Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të kapakut të Galaxy Z Fold6 është 6,3” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,2” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe folesë së kamerës.
- Disponueshmëria e veçorisë Air Command mund të variojë sipas modelit ose aplikacionit.
- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 4273mAh për Galaxy Z Fold6. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
- Expert RAW duhet të shkarkohet veç nga Galaxy Store, falas dhe përpara përdorimit. Mbështetet në pajisjet S24 dhe S23 series, pajisjet S22 series, S21 Ultra, S20 Ultra, Note20 Ultra, Z Fold6, Z Flip6, Z Fold5, Z Fold4, Z Fold3 dhe Z Fold2.