Zgjidh vendndodhjen dhe gjuhën tënde.

Siguruar nga Knox

Mbyllja e Galaxy Note10 + në modalitetin e peizazhit me tekstin që thotë SIGURT nëpër ekran, me U të zëvendësuar nga logoja Samsung Knox.

Siguria. Është në ADN-në tonë.

Kur diçka ka rëndësi për ju, ju e mbroni atë me çdo kusht. Për Samsung, siguria është pjesë qëndrore e procesit tonë dhe e asaj që jemi. Ne kemi shpenzuar vite të tëra për të perfeksionuar platformën tonë të sigurisë Knox për t'ju dhënë privatësinë që mund ta besoni në një botë të pasigurt të mbushur me kërcënime të shumta dhe shkelje të sigurisë. Pajisjet tona celulare janë projektuar me siguri të shkallës ushtarake që nga çipi, në mënyrë që pajisjet tuaja të jenë të siguruara nga Knox nga momenti që ju e ndizni për herë të parë.

Ndërsa kërcënimet ndaj sigurisë evoluojnë, po ashtu evoluojmë edhe ne. Ne jemi vazhdimisht duke bërë inovacione për të arritur sfidat që do të sjellë e ardhmja. Sepse pavarësisht se çfarë ka përpara, ne do të jemi gati të mbrojmë botën tuaj dixhitale.

Mbrojini fjalëkalimet tuaja me Samsung Pass

Ka vetëm një si ju, dhe ne sigurohemi që pajisjet tuaja ta dinë këtë. Me teknologjinë tonë inovative të autentifikimit biometrik, duke përfshirë Dallimin e fytyrës dhe Gjurmët e gishtave ultrasonike, aksesi në të dhënat tuaja mund të mbrohet edhe nëse pajisja ju humb ose vidhet.

Me Samsung Pass, karakteristikat tuaja individuale ju lejojnë të aksesoni me lehtësi, shpejtësi dhe siguri të dhënat e rëndësishme - siç janë aplikacionet tuaja bankare dhe të emailit. Nuk është nevoja të mbani mend emra përdoruesi dhe fjalëkalime të pafund.

  • *Disponueshmëria e veçorisë së autentikimit biometrik mund të variojë sipas pajisjes.
  • *Funksionet dhe veçoritë e disponueshme si edhe aplikacionet e përputhshme për Samsung Pass mund të variojnë sipas vendit për shkak të mjediseve të ndryshme rregullatore dhe ligjore.
  • *Identifikimi në ueb është i disponueshëm vetëm në aplikacionin Samsung Internet.

Shkoni te Samsung Pass

Një dorë që mban Galaxy Note10 plus me ndërfaqen e Samsung Pass në ekran. Personi përdor telefonin në krevat për të hyrë në llogarinë e vet bankare dhe Samsung Pass ruan në mënyrë të sigurt fjalëkalimet që ai të mund të përdorë autentifikimin biometrik për t'u identifikuar

Si të konfigurojmë Samsung Pass

Mbajini personale të dhënat personale
me Secure Folder

Pajisjet celulare janë bërë mjetet tona me shumë përdorime - portofoli, librat telefonikë, albumet tona të fotografive, kompjuterët tanë portativë. Për më shumë privatësi, Secure Folder krijon një hapësirë të enkriptuar të veçantë për të ruajtur të dhënat tuaja, që do të thotë se vetëm ju do të keni akses në pjesët më private të telefonit tuaj.

  • *Disponueshmëria e Secure Folder mund të variojë sipas pajisjes.
Galaxy Note10 plus me pamje lart mbi një tavolinë me ndërfaqen e Secure Folder në ekran, që tregon aplikacionin Gallery me albumet e emërtuara Passport, With my son, Contracts dhe Sketches. Ajo demonstron se si dikush mund t'i mbajë të dhënat delikate të punës së bashku me të dhënat personale

Si të krijojmë një Secure Folder

Mbroni të dhënat tuaja shëndetësore

Edhe të dhënat tuaja shëndetësore duhet të jenë të sigurta. Aplikacioni Samsung Health ju lejon të monitoroni të dhënat tuaja të mirëqenies për të menaxhuar shëndetin tuaj personal, qoftë kur është dieta, ushtrimet, gjumi, pesha ose stili i përgjithshëm i jetesës. Knox i mban të mbrojtura ato të dhëna personale, sepse shëndeti juaj është puna juaj dhe e askujt tjetër.

  • *Veçoritë e Samsung Health mund të variojnë sipas pajisjes dhe vendit.

Shkoni te Samsung Health

Galaxy Note10 plus me pamje lart mbi një peshqir me ndërfaqen e Samsung Health në ekran. Ka edhe një kapelë dhe syze dielli, që tregojnë se sa e lehtë është të monitorohen të dhënat tuaja shëndetësore dhe të sigurohen kur jeni me pushime

Siguroni lidhjet tuaja

Për shfletim të përditshëm, Secure Wi-Fi enkripton trafikun e internetit në dalje dhe çaktivizon monitorimin e aplikacioneve dhe uebsajteve. Ajo ju lejon të shfletoni internetin në mënyrë të sigurt në lidhjet publike me valë pa pasur frikë nga shkeljet e sigurisë.

  • *Disponueshmëria e veçorisë së Wi-Fi mund të variojë sipas vendit, operatorit celular ose mjedisit të rrjetit dhe mund të mos mbështetet në të gjitha pajisjet celulare Samsung. Mund të aplikohen tarifa në varësi të përdorimit të Secure Wi-Fi.
Një dorë që mban Galaxy Note10 plus me ndërfaqen e Samsung Wi-Fi në ekran. Në sfond është një pjatë me kroasantë, një pjatë me biskota dhe një filxhan me kafe, që paraqesin sigurinë e lehtë që ofron Knox edhe kur jeni lidhur me një Wi-Fi publik në një kafene

Si të siguroni rrjetin tuaj Wi-Fi

Gjurmoni smartfonin tuaj

Smartfoni juaj është pjesë e rëndësishme e jetës suaj, por ju jeni sërish njeri. Në rast humbjeje ose vjedhjeje, shërbimi Find My Mobile ju lejon të lokalizoni në distancë smartfonin tuaj, të rezervoni të dhënat e ruajtura në pajisje në Samsung Cloud, të kyçni telefonin dhe madje të bllokoni aksesin në Samsung Pay. Dhe nëse ju nevojitet, mund edhe t'i fshini të gjitha të dhënat e ruajtura në pajisjen tuaj.

  • *Disponueshmëria e shërbimit Find My Mobile mund të variojë sipas pajisjes dhe/ose sistemit operativ.
  • *Për të përdorur shërbimin Find My Mobile:
  • 1) Duhet të keni konfiguruar llogarinë tuaj të Samsung në pajisjen tuaj.
  • 2) Duhet t'i lejoni Google që të grumbullojë informacionin e vendndodhjes suaj dhe të bini dakord me kushtet e përgjithshme të përdorimit të rrjeteve me valë.

Shkoni te Find My Mobile

Një laptop mbi tavolinë pranë një filxhani çaji me ndërfaqen e Find My Mobile PC në ekran. Tregon vendndodhjen e pajisjes, duke demonstruar se si mund ta gjeni telefonin tuaj në rast humbjeje ose vjedhjeje, ose se si të kontrolloni aksesin e të dhënave

Siguri me shumë shtresa e ndërtuar për mbrojtje

Me një siguri me shumë shtresa, Knox integron harduerë dhe softuerë që punojnë së bashku për t'ju dhënë një nivel të lartë mbrojtje të dhënash, duke mbrojtur informacionin tuaj më delikat nga softuerët keqdashës dhe kërcënimet. Eksploroni katër komponentët kryesorë të platformës sonë të sigurisë së Knox më poshtë.

Shkoni te Samsung Knox

Fjala Secure me logon Knox në vend të shkronjës U
Imazh i simuluar i një qarku me një çip në mes të katër shtresave të barit blu me logon e Knox përpara, që tregon pesë shtresa mbrojtjeje të ofruara nga Samsung Knox. Shtresa e parë është Hardware Root of Trust, më pas Samsung Verified Boot, më pas TIMA, më pas SE for Android, dhe më pas Knox Container
Prodhimi që nga çipi
Samsung mund të projektojë, krijojë dhe vlerësojë çdo çip kompjuteri, çdo pjesë teli, dhe çdo komponent hardueri përpara se t'i përdorë për të prodhuar pajisje celulare në fabrika me siguri të lartë nëpër botë. Kontrolli mbi dizajnin, prodhimi dhe montimi sigurojnë një zinxhir të sigurt furnizimi dhe një produkt përfundimtar tek i cili mund të keni plotësisht besim.
Enkriptimi i të dhënave
Platforma e Knox ekripton të dhënat tuaja në mënyrë që ato të mos ekspozohen apo të jenë të brishta, edhe në rast vjedhjeje apo humbjeje. Të dhënat tuaja mbeten të enkriptuara ndërkohë që pajisja juaj është e fikur dhe nuk do të deshifrohen përveçse kur ju zgjidhni t'i shkyçni ato.
Izolimi i të dhënave
I kemi projektuar pajisjet tuaja celulare të Samsung me izolimin e të dhënave të integruar në çdo komponent. Është një kyç i dyfishtë për të dhënat tuaja delikate, që do të thotë se edhe nëse dikush arrin të hyjë brenda telefonit tuaj, i vetmi person që ka aksesin real jeni ju.
Mbrojtja gjatë kohës së funksionimit
Mbrojtja gjatë kohës së funksionimit nënkupton se pajisja juaj celulare Samsung funksionon gjithmonë në gjendje të sigurt kundër sulmeve të të dhënave ose softuerëve keqdashës. Çdo përpjekje e paautorizuar ose e paqëllimtë për të aksesuar ose modifikuar bërthamën e telefonit tuaj, bllokohet në kohë reale, në çdo moment.

Besuar nga agjencitë qeveritare dhe ekspertët e sigurisë në mbarë botën

Platforma e sigurisë Knox është e besuar nga organizatat qeveritare që kërkojnë nivele të larta sigurie. Knox është lider në industrinë e sigurisë celulare me certifikimet globale të sigurisë qeveritare.

"E fortë"

Platforma Knox mori vlerësimin “E fortë” në 27 nga 30 kategori në reportazhin e Gartner të majit 2019 “Sistemet operative celulare dhe siguria e pajisjeve: Një krahasim i platformave”

Samsung vazhdimisht bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare rregullatore për të plotësuar një gamë të gjerë kërkesash për certifikim të hartuara për të mbrojtur interesat kombëtare, sigurinë publike dhe privatësinë e konsumatorëve.

Nëpër pajisjet celulare të Samsung

Shumë telefona, tableta dhe pajisje portative Samsung janë prodhuar me platformën Samsung Knox të integruar në arkitekturën e tyre, duke mbrojtur si konsumatorin ashtu edhe pajisjet e biznesit.

Zgjidhja jonë e sigurisë me shumë shtresa funksionon në sistemet operative Android dhe Tizen, prandaj secila pajisje është e mbrojtur aktivisht nga momenti që e ndizni.

Galaxy Tab S6, Galaxy Note10 plus, Galaxy S20 Ultra, Galaxy A80, Galaxy Z Flip dhe Galaxy Watch Active2, të mbështetura të gjitha në pjesën e pasme të tyre. Galaxy Tab S6 ka një grafikë prej flluske me ngjyrë abstrakte blu, rozë dhe lejla në ekran. Galaxy Note10 ka një grafikë prej flluske me ngjyrë blu në ekran. Galaxy S20 ka një grafikë prej flluske uji në ekran. Galaxy A80 ka një grafikë rozë, të verdhë dhe blu në ekran. Galaxy Z Flip ka një grafik të lulëzuar me ngjyrë lejla në ekran, dhe Galaxy Watch Active2 ka një ndërfaqe ore analoge me ngjyrë të zezë në ekran.

Prioriteti ynë është të mbrojmë atë që ka më shumë rëndësi.

Dhe kjo është arsyeja pse do ta zgjerojmë sigurinë e Knox në një ekosistem zgjidhjesh sigurie përtej pajisjeve celulare, duke mbuluar lidhjet e rrjetit të tilla si pikat fundore dhe pajisjet e 5G dhe IoT.

Ne gjithashtu po e bëjmë platformën tonë të sigurisë Knox më inteligjente në mënyrë që të mund të parashikojmë kërcënimet e ardhshme duke mësuar nga përdorimi aktual i pajisjes dhe rrjetit për të prodhuar konfigurues të automatizuar, raporte incidentesh dhe zgjidhje për kërcënimet. Në fund, synimi ynë është që të evoluojmë vazhdimisht dhe të qëndrojmë një hap përpara rreziqeve të sigurisë, duke i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta në një botë të lidhur maksimalisht me internetin.

  • Merrni më shumë informacione rreth Politikës së privatësisë së Samsung.