RS8000NC Frigorifer Side by Side me Family Hub dhe modalitet SmartThings AI Energy

RS8000NC Frigorifer Side by Side me Family Hub dhe modalitet SmartThings AI Energy

RS6HDG883EB1EF

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Qëndroni të lidhur, pasuroni jetën tuaj familjare

Family Hub™

Pasuroni jetën tuaj familjare me kontroll të përmirësuar, komunikim dhe argëtim. Ekrani Family Hub™ prej 21,5 inç e bën më të thjeshtë kontrollin e frigoriferit dhe aksesimin e të gjitha informacioneve që dëshironi. Ai gjithashtu ofron një mënyrë të thjeshtë dhe argëtuese për të ndarë fotografi, video, mesazhe dhe lista detyrash.

* Samsung TV Plus aktualisht ofrohet në SHBA dhe Kore. Numri i kanaleve të ofruara mund të ndryshojë midis shteteve. Kërkohet një lidhje Wi-Fi.** Përdorimi i aplikacionit SmartThings i cili disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.*** Bixby është marka e Samsung e asistentit zanor me inteligjencë artificiale (AI) / Internet of Things (IoT). Disponueshmëria e shërbimit Bixby mund të variojë sipas shtetit. Bixby për Family Hub njeh thekse/dialekte të caktuara të anglishtes (SHBA, MB, Indi), koreanishtes, frëngjishtes, gjermanishtes, italishtes, spanjishtes (Spanjë, Latin) dhe portugalishtes (Brazil). Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë sipas pajisjes. Disponueshmëria e veçorive të Bixby dhe ofruesit e përmbajtjes mund të variojnë sipas shtetit/operatorit/gjuhës/modelit të pajisjes/versionit të sistemit operativ. Kërkohet identifikimi në llogarinë Samsung dhe lidhja me rrjetin e internetit celular (Wi-Fi ose rrjeti i internetit celular).

Deri në 10% kursim energjie

Modaliteti SmartThings AI Energy

Monitoroni dhe kurseni energjinë në mënyrë proaktive. Modaliteti AI Energy* analizon motivet e përdorimit të frigoriferit dhe llogarit konsumin e energjisë, bazuar në teknologjinë AI. Nëse fatura e përllogaritur e energjisë elektrike tejkalon objektivin tuaj të paracaktuar, ai ju rekomandon të aktivizoni modalitetin e kursimit për të reduktuar përdorimin e energjisë me deri në 10%***.

The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button OFF. A graph shows energy usage of Normal Mode. The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button OFF. A graph shows energy usage of Normal Mode.
The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The AI Energy Mode is turned on, AI activated to check internal and manage the compressor, and a graph shows the UP to 10% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode. The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The AI Energy Mode is turned on, AI activated to check internal and manage the compressor, and a graph shows the UP to 10% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Disponohet për modele specifike përmes përditësimit me Wi-Fi. Rezultati i testit bazohet në testim të brendshëm. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve dhe mënyrës së përdorimit.*** Duke optimizuar shpejtësinë dhe operimin e kompresorit dhe duke rregulluar caktimin e temperaturës së ngrirësit.

Ftohje konsistente dhe efikasitet energjie

Kompresor i përmirësuar me efikasitet të lartë

Mbajeni ushqimin e freskët në mënyrë konstante dhe kurseni energji. Struktura e përmirësuar e kompresorit me inverter dixhital dhe efikasitet të lartë do të thotë se inercia e tij është 4,1x më e lartë se ajo e kompresorëve ekzistues*, pra përdor më pak energji, veçanërisht kur mbahet në temperaturë konstante. Kompresori ka një garanci 20 vjeçare**.

* Bazuar në testimin e brendshëm krahasuar me kompresorët tradicionalë të Samsung S3. ** Garancia 20 vjeçare vlen vetëm për kompresorin (disponohen në mbarë botën me përjashtim të Amerikës Veriore).

Family Hub

Kontrolloni me lehtësi pajisjet inteligjente të shtëpisë suaj

Connected Living

Aplikacioni SmartThings* ju lejon të kontrolloni pajisjet inteligjente me kontrolle zanore ose me prekje. Duke përdorur SmartThings Home**, mund të gjurmoni shtëpinë inteligjente, duke përfshirë përdorimin e energjisë dhe emetimet e karbonit. Integrimi i Google Nest*** ju lejon gjithashtu të kontrolloni pajisjet Nest dhe Ring Doorbell**** ju lejon të shikoni se kush është te dera.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. SmartThings Hub është e integruar në disa modele të caktuara dhe disa nga modelet e mëparshme Family Hub mund të kërkojnë një modem SmartThings i cili shitet veç.** Disponueshmëria e shërbimit të SmartThings Home ndryshon sipas shtetit.*** Google dhe Google Nest janë marka tregtare të Google LLC.**** I përputhshëm me Ring Video Doorbell Elite / Ring Video Doorbell Pro me Chime Pro / Spotlight Cam Mount / Spotlight Cam Wired / Stick Up Cam Battery / Video Doorbell / Video Doorbell 2 / Video Doorbell 3 / Video Doorbell Pro.

Argëtim me televizor, muzikë dhe radio pa ndalim

Argëtim

Shijoni argëtimin tuaj të preferuar në kuzhinë. Me Samsung TV Plus, mund të shikoni programe televizive të drejtpërdrejta*. TapView** pasqyron smartfonin tuaj me një prekje të thjeshtë në anë të Family Hub. Dhe mund të shikoni video në YouTube përmes Family Hub***, të transmetoni këngë në aplikacione të caktuara**** ose të dëgjoni radion.

* Samsung TV Plus aktualisht ofrohet në SHBA, Kore dhe Meksikë. Numri i kanaleve të ofruara mund të ndryshojë sipas shteteve. Kërkohet lidhje me Wi-Fi.** I përputhshëm me të gjitha aplikacionet kryesore në modelet Samsung Galaxy S6 ose më lart, me Android 8.1 ose më lart.*** YouTube është markë tregtare e Google LLC. Spotify është markë tregtare e Spotify. Amazon Music është markë tregtare e Amazon.**** Disponueshmëria e disa aplikacioneve mund të variojë sipas shtetit, rajonit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose pajisjes dhe mund të ndryshojë pa njoftim.

Përgatisni vakte dhe blini ushqime me lehtësi

Prakticitet në gatim

Përgatisni vakte dhe blini përbërës me lehtësi dhe efikasitet. Ushqimi me SmartThings* rekomandon receta gatimi me udhëzime të lehta për t'u ndjekur dhe mund të dërgojë cilësimet e sakta te pajisjet tuaja të gatimit**. Mund të shtoni përbërës të recetave të gatimit në një listë pazari me një prekje ose komandë me zë dhe t'i blini ato në internet***.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. si pjesë e aplikacionit SmartThings. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Funksionon menjëherë vetëm kur Smart Control është aktiv tashmë në pajisjen e lidhur. Kur Smart Control çaktivizohet, dërgon vetëm informacionin e cilësimeve. I përputhshëm me furrat Samsung me Wi-Fi të integruar, pianurat me induksion dhe mikrovalët që kanë dalë pas vitit 2021.*** Ofrohet vetëm në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Së shpejti në shtete të tjera.

E bën komunikimin me familjen të thjeshtë dhe argëtues

Komunikimi me familjen

Shijoni më shumë mënyra për t’u lidhur dhe ndarë gjëra me familjen tuaj. Family Hub është një vend argëtues për të shfaqur drejtpërdrejt informacione dhe shënime. Mund të lini shënime, lista detyrash, udhëzime dhe planifikime, të sinkronizoni kalendarin e të gjithëve ose të postoni fotografi, të cilat mund t'i shkarkoni ose ngarkoni me Google Photos*.

* Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Google. Google dhe Google Photos janë marka tregtare të Google LLC.

Bëni SmartThings në shtëpi

Energjia me SmartThings

Përdorim efikas i energjisë. Kursime inteligjente.

Menaxhoni përdorimin tuaj të energjisë, kurseni energji dhe monitoroni gjurmën tuaj të karbonit. Energjia me SmartThings* ofron këshilla për efikasitetin e energjisë. Gjithashtu monitoron konsumimin e energjisë të pajisjeve** në kohë reale dhe e krahason me muajin e mëparshëm. Dhe ju sinjalizon nëse objektivat tuaja mujore mund të tejkalohen.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Energjia me SmartThings momentalisht funksionon me rreth 40 pajisje elektroshtëpiake Samsung që kanë të aktivizuar opsionin SmartThings. Këtu përfshihen frigoriferët, lavatriçet, tharëset e rrobave, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, televizorët (nga qershori 2022) dhe matësit e energjisë.

Kujdesi për shtëpinë me SmartThings

Mirëmbajtje inteligjente. Mirëmbajtje e lehtë.

Kujdesuni për frigoriferin tuaj shumë më lehtë. Kujdesi për shtëpinë me SmartThings* ofron monitorim dhe alarme në kohë reale. Mund të kontrolloni statusin e tij, duke përfshirë gjendjen e filtrit të ujit. Gjithashtu, ju lajmëron automatikisht nëse ka nevojë të ndërrohen pjesë, apo nëse diktohen probleme dhe sugjeron një zgjidhje.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Ushqimi me SmartThings

Gatim inteligjent. Ushqim i shijshëm.

Menaxhoni, përgatisni dhe blini ushqim në mënyrë më efikase. Ushqimi me SmartThings* ju mundëson të krijoni një listë të ushqimeve që ndodhen në frigorifer dhe të menaxhoni datat e skadimit, në mënyrë që të mund të kontrolloni çfarë keni në frigorifer kurdo dhe kudo. Gjithashtu, rekomandon receta të personalizuara bazuar në preferencat tuaja dhe në përbërësit e gjendur.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Performanca

Freski e lagësht

Twin Cooling™

Sigurohuni që ushqimi të qëndrojë më i lagësht dhe më i freskët për më gjatë. Sistemi Twin Cooling™ optimizon temperaturën dhe lagështirën në frigorifer dhe në ngrirës duke përdorur avulluesit dhe ftohësit e pavarur. Ai e ruan ushqimin në kushtet më të mira dhe mbron shijet dhe aromat natyrale duke mos lejuar që aromat të përzihen.

5 modalitete konvertimi

Smart Conversion™

Shijoni maksimumin në hapësirë fleksibël ruajtjeje me veçorinë Smart Conversion™. Me përdorimin e teknologjisë Twin Cooling, ju mund të kaloni ndërmjet 5 modaliteteve. Thjesht kthejeni ngrirësin tuaj në frigorifer për të ruajtur më shumë ushqime të freskëta. Fikni* frigoriferin ose ngrirësin për të kursyer energji. Ose përdoreni ngrirësin si frigorifer të vogël.

* Kur frigoriferi ose funksionet e ngrirjes janë në modalitetin e fikur, temperatura e frigoriferit ose e ngrirësit mbetet nën 15℃ për të parandaluar mykun dhe aromat, duke përdorur energji elektrike të ulët. Frigoriferi ose ngrirësi nuk mund të fiken në mënyrë të pavarur. MOS RUANI USHQIME OSE PIJE NË FRIGORIFER KUR FUNKSIONET E FTOHJES OSE TË NGRIRJES JANË NË MODALITETIN E FIKUR. 15℃ NUK ËSHTË TEMPERATURË MJAFTUESHËM E ULËT PËR TË PARANDALUAR PRISHJEN.

Freski maksimale

Ftohje precize

Ruan freskinë, shijet dhe teksturën e ushqimit për një kohë më të gjatë. Ftohësit e pavarur në çdo ndarje ftohin çdo qoshe në mënyrë të njëtrajtshme. Izolimi i përparuar redukton çdo luhatje, pavarësisht sa ftohtë apo nxehtë është jashtë. Teknologjia e inverterit dixhital po ashtu dallon dhe kontrollon temperaturën në mënyrë precize.

Ftohje dhe ngrirje e shpejtë

Power Cool / Power Freeze

Shijoni një performancë të shpejtë ftohjeje. Me prekjen e një butoni, Power Cool fryn intensivisht ajër të ftohtë në frigorifer për të ftohur shpejt ushqimet ose pijet e preferuara. Power Freeze sjell një rrymë të shpejtë ajri të ftohtë në ngrirës. Është i shkëlqyer për ngrirjen ose ngurtësimin e ushqimeve të ngrira dhe për prodhimin e akullit.

Prakticitet

Nxë më shumë brenda, por është njësoj jashtë

SpaceMax™ Technology

Ruani më shumë ushqime me një hapësirë të brendshme mjaft të bollshme prej 614 litrash*. Teknologjia e tij unike SpaceMax™ u jep mundësi pareteve të jenë shumë më të holla sepse përdor një sasi minimale izolimi me efikasitet të lartë. Prandaj, ajo krijon më shumë hapësirë ruajtjeje pa rritur dimensionet e jashtme apo pa komprometuar efikasitetin e energjisë.

* Kapaciteti mund të variojë sipas specifikimeve të modeleve dhe veçorive.

Hapësirë ruajtëse me fleksibilitet për verën

Rack & Shelf™ (Opsionale)

Shfrytëzojeni më mirë hapësirën e frigoriferit tuaj me një Rack & Shelf™ shumëfunksional. Dizajni i tij më i gjerë do të thotë se mund të ruajë jo vetëm shishe standarde, por edhe shishe vere më të gjera, si p.sh. shampanjë. Forma më e sheshtë gjithashtu e bën atë edhe më të gjithanshëm, sepse mund të mbajë ushqime të tjera, si p.sh. pica dhe kuti vezësh.

Më shumë akull, më shumë hapësirë

Prodhues akulli për ambiente të brendshme

Krijoni më shumë hapësirë për të ruajtur më shumë ushqim, por duke pasur sërish akull të mjaftueshëm me një prodhues akulli për ambiente të brendshme. Duke qenë se është i integruar në derë, ai ju jep hapësirë shtesë ruajtjeje duke liruar hapësirën e raftit në ngrirës, por mund të prodhojë dhe ruajë akull të bollshëm. De kapaku i tij plastik transparent nënkupton se mund të shikoni me lehtësi se sa ka mbetur.

Më shumë hapësirë, më pak mbetje

Tub i sheshtë

Përfitoni më shumë hapësirë pa kompromentuar performancën. Ndryshe nga tubat tradicionalë, sistemi i hollë ftohës në murin e pasmë është plotësisht i sheshtë, çka minimizon hapësirat e papërdorshme dhe krijon më shumë hapësirë për ruajtjen e ushqimit. Gjithsesi ftoh dhe ajros po me aq efikasitet, prandaj çdo gjë qëndron e freskët dhe e shijshme.

Dizajni

Dizajni harmonik

Pamje inkaso

I jep shtëpisë suaj një pamje të integruar moderne dhe me stil. Pamja inkaso që përshtatet në mënyrë të përkryer me pajisjet dhe me mobiliet tuaja të kuzhinës për të krijuar një ambient të brendshëm modern kuzhine. Dhe dizajni i tij minimalist ka dyer të sheshta, doreza të futura, një ekran të fshehur, një raft vere të sheshtë dhe kosha dhe kuti ushqimesh* me nuancë gri.

* Opsionale. I disponueshëm vetëm në modele të caktuara.

Si ta matësh

Specifikimet

  • Totali bruto (litra) 614 ℓ
  • Gjerësia neto (mm) 912 mm
  • Lartësia neto e kasës me dorezën (mm) 1780 mm
  • Lloji i ftohjes Twin Cooling Plus

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.