RB7300T Frigoriferë me ngrirës të poshtëm me teknologjinë SpaceMax™

RB7300T Frigoriferë me ngrirës të poshtëm me teknologjinë SpaceMax™

RB34T675ESA/EK

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Më shumë hapësirë brenda, por e njëjta thellësi jashtë

Teknologjia SpaceMax™

Ruani më shumë ushqime në frigoriferin ekstra të madh 385 litra* me një dizajn me thellësi standarde 600 mm, që do të gërshetohet në mënyrë të përkryer me kabinetet e kuzhinës. Izolimi me efikasitet të lartë me teknologjinë SpaceMax™ i bën paretet shumë më të holla. Prandaj, ajo krijon më shumë hapësirë ruajtjeje pa dalë nga sipërfaqja e punës.

* Kapaciteti është i ndryshëm për çdo model.

Ftoh në mënyrë të njëtrajtshme nga qoshja në qoshe

Ftohje nga të gjitha anët

Sigurohuni që i gjithë ushqimi juaj të ftohet siç duhet, kudo që të ndodhet. Sistemi i ftohjes nga të gjitha anët e ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme nga qoshja në qoshe. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Prandaj, çdo artikull në çdo raft ftohet në mënyrë efikase dhe qëndron më i freskët.

Qëndron pa brymë pa u lodhur dhe pa humbur kohë

No Frost

Shmangni humbjen e kohës dhe shkrirjen manuale të frigoriferit. Teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante, që parandalon akumulimin e akullit. Ajo e arrin gjithashtu më shpejt temperaturën e synuar. Dhe ushtron më pak trysni mbi sistemin e ftohjes, në mënyrë që ai të rezistojë më gjatë.

Ruan freskinë origjinale 2x herë më gjatë

Optimal Fresh +

Përfitoni fleksiblitetin ideal në ruajtje. Kutia Optimal Fresh + mund të përdoret si një sirtar ose i ndarë në dy zona me temperatura të ndryshme. Ana e majtë është më e freskët, prandaj mishi dhe peshku qëndrojnë dy herë më gjatë të freskëta*. Ana e djathtë është e shkëlqyer për të mbrojtur freskin

* Testuar nga Intertek me RL38T775CSR dhe RB34K6252SS. Aplikohet kur caktohet si regjimi MAX. Rezultatet mund të variojnë sipas shkallës së freskisë përpara ruajtjes, rrethanat e përdorimit etj. Rezultatet bazuar në analizimin e APC (numrit të pllakëzave aerobike) të kampioneve të ushqimeve pas ruajtjes në njësi testimi.
* Testuar nga Intertek me RL38T775CSR dhe RB34K6252SS. Aplikohet kur caktohet si regjimi MAX. Rezultatet mund të variojnë sipas shkallës së freskisë përpara ruajtjes, rrethanat e përdorimit etj. Rezultatet bazuar në analizimin e APC (numrit të pllakëzave aerobike) të kampioneve të ushqimeve pas ruajtjes në njësi testimi.

Lagështi optimale për freski që zgjat

Humidity Fresh +

Ruan më gjatë teksturën origjinale, shijen dhe aromën e ushqimeve delikate. Ju mund ta rregulloni lagështirën në sirtarin Humidity Fresh + thjesht duke rrotulluar çelësin e kontrollit. Ai krijon një mjedis ideal për ruajtjen e frutave dhe zarzavateve të ndryshme, në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta dhe të lëngshme.

Ftohje dhe ngrirje më e shpejtë sipas kërkesës

Power Cool / Power Freeze

Përfitoni një përvojë të shpejtë ftohjeje. Me një prekje të butonit, Power Cool fryn në mënyrë intensive ajër të ftohtë në frigorifer për të ftohur me shpejtësi ushqimet ose pijet tuaja të preferuara. Power Freeze sjell një fluks të shpejtë me ajër të ftohtë në ngrirës. Është i shkëlqyer për ngrirjen apo forcimin e ushqimeve të ngrira dhe prodhimin e akullit.

Dizajn elegant dhe me harmoni të përkryer

Dizajn i përkryer dhe elegant

I jep shtëpisë suaj një pamje të përkryer dhe plot stil. Thellësia e tij standarde 600 mm do të gërshetohet plotësisht me kabinetet e kuzhinës suaj. Ka dyer të bukura dhe të sheshta me një Water Dispenser* të integruar dhe kapakun Clean Back. Brendësia minimaliste ka një ekran të fshehur, një raft vere të sheshtë dhe kosha dhe kuti ushqimore* me nuancë gri.

* Opsionale. Disponohen vetëm në modele të caktuara.

Ruajtje shumë më fleksibël vere dhe ushqimi

Skara dhe rafti

Shfrytëzojeni më mirë hapësirën e frigoriferit me raftin multi-funksional të verës. Dizajni i vet më i gjerë nënkupton se mund të ruajë jo vetëm shishe standarde, por edhe shishe vere më të gjera, si shampanja. Një formë më e sheshtë gjithashtu e bën atë edhe më të gjithanshme, sepse mund të mbajë ushqime të tjera, si pica dhe forma vezësh.

Futni në derë më shumë shishe më të mëdha

Big Door Bin

Mbajini shishe më të mëdha deri në 4 pinte në madhësinë e derës, në mënyrë që të mos harxhoni hapësirë rafti. Big Door Bin më i gjerë dhe më i madh ju ndihmon të ruani në mënyrë të sigurt shishe të mëdha, kartonë të mëdhenj dhe më shumë artikuj pijesh. Prandaj, është mirë nëse doni të aksesoni me lehtësi pijet e ftohura dhe pijet tuaja të preferuara në çdo kohë.

Pjesë e pasme që mund të lahet, rezistente dhe e lehtë për t'u pastruar

Kapaku Clean Back

Pastrojeni pjesën e pasme të frigoriferit shumë më lehtë. Kapaku Clean Back është një kapak sigurie krejtësisht i lëmuar për pjesët e rëndësishme dhe kabllot. Ai duket vërtet bukur, mund të fshihet me lehtësi me leckë dhe ofron më shumë rezistencë. Ai ndalon grumbullimin e pluhurit rreth komponentëve dhe i mbron ata nga goditjet.

Specifikimet

  • Totali bruto (litra) 344 ℓ
  • Gjerësia neto (mm) 595 mm
  • Lartësia neto e kasës me dorezën (mm) 1853 mm
  • Pesha neto (kg) 66 kg
  • Lloji i ftohjes Ftohje Mono
  • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë E

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.