RR7000 Frigorifer/Ngrirës BESPOKE me një derë të gjatë
Frigoriferi sipas mënyrës tuaj
Veçoritë kryesore
Një dizajn me stil unik dhe i personalizuar
Bespoke - Dizajn i personalizueshëm
Krijoni një hapësirë të bukur dhe unike të kuzhinës me dizajn të personalizueshëm. Disponohet në një zgjedhje prej 6 materialesh: Xham Saten, Xham Glam, Xham i Pastër, Metal Kota, Inoks Real dhe Metal Hekur. Këto mund t'i kombinoni me ngjyra të ndryshme të derës*.
*Opsionet e ngjyrave të dyerve përfshijnë: Bezhë Saten, Blu qiellore Saten, Pjeshke Glam, Blu Glam, E zezë e Pastër, E bardhë e Pastër, E bardhë Kota, Bezhë Kota, Blu qiellore Kota, Livando Kota, Metal i Zi, Metal i Argjendtë dhe Inoks Real. Më shumë ngjyra mund të jenë në dispozicion më vonë.
- * Imazhi i sipërm është vetëm për qëllime demonstrimi.
Më shumë hapësirë brenda, por e njëjta madhësi jashtë
Teknologjia SpaceMax™
Ruani më shumë ushqim me një pjesë të brendshme me hapësirë të bollshme. Teknologjia unike SpaceMax™ përdor izolim special me uretan të lartë që u jep mundësi pareteve të jenë shumë më të holla pa kompromentuar efikasitetin e energjisë. Prandaj, ajo krijon shumë më tepër hapësirë ruajtjeje brenda pa rritur dimensionet e jashtme.
Hapësirë ruajtjeje fleksibël për më shumë ushqim të freskët
Ngrirës/frigorifer i konvertueshëm
Shijoni hapësirën më të mirë fleksibël. Shndërroni lehtësisht ngrirësin tuaj në një frigorifer sipas kërkesës dhe optimizoni se si e përdorni të gjithë hapësirën. Kështu që gjithmonë ka mjaft hapësirë për të mbajtur edhe më shumë nga ushqimi i freskët që ju pëlqen veçanërisht, ose keni nevojë të ruani në stinë të ndryshme ose për raste të veçanta.
Ruan freskinë e ushqimit për më shumë kohë
All-Aound Cooling
Sigurohuni që i gjithë ushqimi të ftohet siç duhet. Sistemi All Around Cooling ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme nga cepi në cep. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë.
Freski e ushqimeve pa akull për më shumë kohë
No Frost
Shmangni humbjen e kohës dhe shkrirjen me fikje të frigoriferit. Teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Gjithashtu, arrin shumë më shpejt temperaturën e synuar. Ushtron gjithashtu më pak trysni mbi sistemin e ftohjes, në mënyrë që ai të zgjasë më shumë.
* Bazuar në një krahasim të frigoriferit Samsung No Frost RB31FERNCWW dhe frigoriferit Frost RL39THCTS. Rezultatet individuale mund të ndryshojnë sipas faktorëve të mjedisit dhe përdorimit vetjak.
Ruan ftohtësinë për freski që zgjat
Ftohje metalike
Ruan temperaturën optimale brenda frigoriferit, në mënyrë që ushqimi të mbetet i freskët, edhe nëse e hapni dhe e mbyllni derën shpesh. Një pllakë ftohëse metalike, rafti metalik dhe kanali i rrafshët metalik mbajnë të ftohtin nga ajri dhe ndihmojnë në rivendosjen e çdo humbjeje të nxehtësisë. Gjithashtu, ato japin një pamje premium dhe pastrohen lehtë me leckë.
Ngrirje fuqimisht më e shpejtë dhe intensive
Power Freeze
Ngrini ushqimin tuaj ose bëni akull në një çast! Me prekjen e një butoni, funksioni Power Freeze vendos automatikisht temperaturën e ngrirësit në nivelin më të ulët dhe krijon një shpërthim të shpejtë të ajrit shumë të ftohtë. Është i shkëlqyer për ngrirje apo ngurtësimin e ushqimeve të ngrira dhe përgatitjen e shpejtë të akullit.
* Të dhënat e brendshme.
* Të dhënat e brendshme.
Shikoni në çdo cep me ndriçim më të fortë
Ndriçim LED
Gjejini ingredientët më lehtë, duke kursyer hapësirë dhe para me ndriçimin LED. Është më i hollë, më i ndritshëm dhe më efikas në energji se ndriçimi tradicional. Ai ndriçon shkëlqyeshëm çdo cep me një dritë më të butë, më të rehatshme, ndërsa krijon më shumë hapësirë ruajtjeje dhe ul faturat e energjisë elektrike.
* Karakteristika e ftohjes metalike zbatohet në modele të caktuara.
* Karakteristika e ftohjes metalike zbatohet në modele të caktuara.
Plot akull dhe më shumë hapësirë për ngrirje
Slim Ice Maker
Gëzoni më shumë hapësirë në ngrirës ndërsa vazhdoni të merrni mjaft akull. Slim Ice Maker është i integruar në derën e frigoriferit, kështu që ju jep hapësirë shtesë të vlefshme duke liruar vend në ngrirës. Por mund të ruajë ende mjaft akull dhe ndarjet e tij transparente ju lejojnë të shihni lehtësisht se sa ju ka mbetur.
Hapet në cilindo drejtim që dëshironi
Derë e kthyeshme
Zgjidhni drejtimin nga do të hapet frigoriferi me derën e kthyeshme. Kjo do të thotë se është gjithmonë ideale për strukturën e preferuar të kuzhinës suaj. Dera mund të kthehet thjesht duke ndryshuar menteshat përkatëse nga ana e kundërt*. Kështu që përshtatet pothuajse kudo dhe ju jep fleksibilitetin për të kombinuar modulet në mënyra të ndryshme.
* Heqja e menteshave të derës dhe ndryshimi i drejtimit të derës duhet të bëhet nga një profesionist i kualifikuar.
Pjesë e pasme e lehtë për t'u pastruar, rezistente dhe me mbrojtje
Clean Back
Pastrojeni pjesën e pasme të frigoriferit shumë më lehtë. Clean Back është një kapak sigurie krejtësisht i lëmuar për serpentinat dhe kabllot e rëndësishme. Ai duket shumë i rregullt, mund të fshihet me lehtësi me leckë dhe ofron rezistencë shtesë. Ai ndalon grumbullimin e papastërtive rreth komponentëve dhe i mbron ato nga goditjet.
Si të matni
.
* Të gjitha specifikimet e dhëna këtu mund të jenë të ndryshme nga specifikimet aktuale.Specifikimet
-
Totali bruto (litra) 323 ℓ
-
Lloji i ftohjes Ftohje metalike
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme