RB6000D Frigorifer BMF RB53DG706CS9EO me SmartThings AI Energy Mode 538 L

RB6000D Frigorifer BMF RB53DG706CS9EO me SmartThings AI Energy Mode 538 L

RB53DG706CS9EO

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni kapacitetin tuaj

  • An arrow indicates that the internal space of the RB6000D has been expanded with SpaceMax™ technology.
    Teknologjia SpaceMax
  • Arrows indicate that the top of the RB6000D is refrigerated and the bottom is frozen.
    Twin Cooling
  • Inside the RB6000D, an arrow indicates that cold air surrounds the food.
    Ftohje nga të gjitha anët

Hapësirë shtesë, më pak energji

Kursime proaktive

Modaliteti SmartThings AI Energy - kursim mbi 15%

Reduktoni përdorimin e energjisë deri në 15% me modalitetin AI Energy**. Nëse vlera e përllogaritur e faturës tuaj së energjisë elektrike kalon objektivin tuaj të paracaktuar, ju jep një opsion për të kursyer energji***. Optimizon shpejtësinë e kompresorit dhe ciklin e shkrirjes, bazuar në mënyrën tuaj të përdorimit dhe në ambientin rrethues.

RB6000D installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The refrigerator's AI is activated to check internal food and manage the compressor, and a graph shows the UP to 15% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode. RB6000D installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The refrigerator's AI is activated to check internal food and manage the compressor, and a graph shows the UP to 15% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode.
RB6000D installed in the kitchen with the Activate "SmartThings AI Energy Mode" button in the OFF state. RB6000D installed in the kitchen with the Activate "SmartThings AI Energy Mode" button in the OFF state.
*Rezultatet e testit bazohen në krahasimin e temperaturës në gjendjen fillestare me modalitetin AI Energy dhe pa përdorur modalitetin AI Energy. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve dhe mënyrave të përdorimit.** Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.**** SmartThings do të shfaqë një njoftim para aktivizimit të algoritmit për kursim si në "Modalitet maksimal" ashtu edhe në "Modalitet të personalizuar".

Më shumë hapësirë brenda

Teknologjia SpaceMax™

Ruani më shumë ushqime në një frigorifer shumë të madh 538-litërsh* me një dizajn me thellësi 711 mm. Izolimi me efikasitet të lartë i teknologjisë SpaceMax™ i bën paretet shumë më të holla. Prandaj, ajo krijon më shumë hapësirë ruajtëse pa dalë nga sipërfaqja e punës.

* RB53** = 538 litra, RB50** = 508 litra, RB45 = 458 L bazuar në IEC 62552:2015. Kapaciteti mund të variojë sipas standardit lokal.

Freski e lagësht

Twin Cooling™ (* opsionale)

Sigurohuni që ushqimi të qëndrojë më i lagësht dhe më i freskët për më gjatë. Sistemi Twin Cooling™ optimizon temperaturën dhe lagështirën në frigorifer dhe në ngrirës duke përdorur avulluesit dhe ftohësit e pavarur. Ai e ruan ushqimin në kushtet më të mira dhe mbron shijet dhe aromat natyrore duke mos lejuar që aromat të përzihen.

* Disponohet në modele të caktuara.

* Disponohet në modele të caktuara.

Freski për më shumë kohë

Ftohje nga të gjitha anët (* opsionale)

Sigurohuni që të gjitha ushqimet të ftohen siç duhet. Ftohja nga të gjitha anët e ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme nga cepi në cep. Ajo kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë.

* Disponohet në modele të caktuara.

* Disponohet në modele të caktuara.

SmartThings

Efikasitet inteligjent në energjinë e shtëpisë

Energjia me SmartThings

Menaxhoni përdorimin tuaj të energjisë për të reduktuar gjurmën tuaj të karbonit dhe për të kursyer para. Energjia me SmartThings* ofron këshilla për efikasitetin e energjisë. Gjithashtu monitoron konsumimin e energjisë të pajisjeve** në kohë reale dhe e krahason me muajin e mëparshëm. Dhe ju sinjalizon nëse objektivat tuaja mujore mund të tejkalohen.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Energjia me SmartThings momentalisht funksionon me rreth 40 pajisje elektroshtëpiake Samsung që kanë të aktivizuar opsionin SmartThings. Këtu përfshihen frigoriferët, lavatriçet, tharëset e rrobave, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, televizorët (nga qershori 2022) dhe matësit e energjisë.

Kujdes i automatizuar dhe diagnostikim i problemeve

Kujdesi për shtëpinë me SmartThings

Kujdesuni për frigoriferin tuaj shumë më lehtë. Kujdesi për shtëpinë me SmartThings* ofron monitorim dhe alarme në kohë reale. Mund të kontrolloni statusin e tij, duke përfshirë gjendjen e filtrit të ujit. Gjithashtu, ju lajmëron automatikisht nëse ka nevojë të ndërrohen pjesë, apo nëse diktohen probleme dhe sugjeron një zgjidhje.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Gatim inteligjent. Ushqim i shijshëm

Ushqimi me SmartThings

Menaxhoni, përgatisni dhe blini ushqim në mënyrë më efikase. Ushqimi me SmartThings* ju mundëson të krijoni një listë të ushqimeve që ndodhen në frigorifer dhe të menaxhoni datat e skadimit, në mënyrë që të mund të kontrolloni çfarë keni në frigorifer kurdo dhe kudo. Gjithashtu, rekomandon receta të personalizuara bazuar në preferencat tuaja dhe në përbërësit e gjendur.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Bllokon shkëlqimin e dritës

Ndriçimi i lehtë

Shmangni dëmtimin e syve nëse drita është shumë e fortë. Ndriçimi i lehtë në aplikacionin SmartThings ju lejon të vendosni ndriçimin e brendshëm. Modaliteti i errësimit gjithashtu do ta aktivizojë atë gradualisht, ndërkohë që modaliteti "Ndriçimi i natës" rregullon ndriçimin bazuar nëse është ditë ose natë.

* Aplikacioni SmartThings disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Performanca

Ruan ftohtësinë

Ftohje metalike

Ruan temperaturën optimale brenda frigoriferit, në mënyrë që ushqimi të mbetet i freskët, edhe nëse e hapni dhe e mbyllni derën shpesh. Një pllakë ftohëse metalike, rafti metalik dhe kanali i rrafshët metalik mbajnë të ftohtin nga ajri dhe ndihmojnë në rivendosjen e çdo humbjeje të nxehtësisë. Gjithashtu, ato japin një pamje premium, dhe pastrohen lehtë me leckë.

Përkujdesja ideale për mishin dhe peshkun

Optimal Fresh +

Optimal Fresh + është një sirtar i ndarë magazinimi që është ideal për ruajtjen e mishit dhe peshkut. Ai i mban ato në një temperaturë më të ulët se ajo e frigoriferit, për të siguruar që të qëndrojnë të freskëta dhe të mbajnë aromën e tyre.

Freski pa akull

No Frost

Shmangni humbjen e kohës dhe të energjisë me shkrirjen e frigoriferit. Teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante, e cila parandalon akumulimin e akullit. Gjithashtu, ai e arrin temperaturën e synuar shumë më shpejt. Ushtron gjithashtu më pak trysni mbi sistemin e ftohjes, në mënyrë që ai të zgjasë më shumë.

* Bazuar në një krahasim të frigoriferit Samsung No Frost RB31FERNCWW dhe frigoriferit Frost RL39THCTS. Rezultatet individuale mund të ndryshojnë sipas modelit, faktorëve të mjedisit dhe përdorimit vetjak.

Ftohje dhe ngrirje e shpejtë

Power Cool + Power Freeze

Shijoni një performancë të shpejtë ftohjeje. Me prekjen e një butoni, Power Cool fryn intensivisht ajër të ftohtë në frigorifer për të ftohur shpejt ushqimet ose pijet e preferuara. Power Freeze sjell një rrymë të shpejtë ajri të ftohtë në ngrirës. I shkëlqyer për ngrirjen ose ngurtësimin e ushqimeve të ngrira dhe për prodhimin e akullit.

Prakticitet

Ruani artikuj të vegjël

Tabaka me disa shtresa (* opsionale)

Përdoreni më mirë hapësirën e frigoriferit tuaj. Tabakaja e heqshme me disa shtresa* përshtaten poshtë rafteve dhe ju lejon të organizoni dhe mbani me rregull artikuj të vegjël, si shishet dhe kanoçet, po ashtu edhe ushqime dhe përbërës, siç janë picat dhe kutitë e vezëve. Dhe është e thjeshtë për t'u hequr, kështu mund t'i shërbeni kudo.

* Disponohet në modele të caktuara.

Ruani artikujt me fleksibilitet

Raft i palosshëm me 2 hapa

Ruani artikuj të mëdhenj dhe masivë në mënyrë shumë më efikase dhe minimizoni hapësirën e shkuar dëm në frigorifer. Një raft i palosshëm me 2 hapa rrëshqet brenda dhe jashtë në mënyrë që të mund të ruani shishe të gjata dhe enë. Dhe mund të paloset me lehtësi në gjysmë për të krijuar hapësirë për artikujt e mëdhenj dhe masivë, si p.sh. një kek me kate ose enë gatimi që vendosen mbi njëra-tjetrën.

Hapet ashtu siç dëshironi

Derë e kthyeshme

Zgjidhni drejtimin nga do të hapet ngrirësi me derën e kthyeshme. Kjo do të thotë se është gjithmonë ideal për strukturën e preferuar të kuzhinës tuaj. Dera mund të kthehet thjesht duke ndryshuar menteshat përkatëse nga ana e kundërt*. Kështu që përshtatet pothuajse kudo dhe ju jep fleksibilitetin për të kombinuar modulet në mënyra të ndryshme.

* Heqja e menteshave të derës dhe ndryshimi i drejtimit të derës duhet të bëhet nga një profesionist i kualifikuar.

Efikasitet

Efikasitet i qëndrueshëm

Kompresor i përmirësuar me efikasitet të lartë dhe garanci 20 vjeçare

Mbajeni ushqimin e freskët në mënyrë konstante dhe kurseni energji. Struktura e përmirësuar e kompresorit me inverter dixhital dhe efikasitet të lartë do të thotë se inercia e tij është 4,1x më e lartë se ajo e kompresorëve ekzistues*, pra përdor më pak energji, veçanërisht kur mbahet në temperaturë konstante. Kompresori ka një garanci 20 vjeçare**.

* Bazuar në testimin e brendshëm krahasuar me kompresorët tradicionalë të Samsung S3. ** Garancia 20 vjeçare vlen vetëm për kompresorin (disponohen në mbarë botën me përjashtim të Amerikës Veriore).

Efikasitet

Kompresor efikas

Kompresor me inverter dixhital dhe garanci 20 vjeçare

Përfitoni efikasitet të madh në energji, pak zhurmë dhe performancë afatgjatë. Kompresori me inverter dixhital që rregullon automatikisht shpejtësinë e tij sipas kërkesës për ftohje. Pra, është i qetë, përdor energjinë në mënyrë efikase dhe punon për një kohë të gjatë dhe vjen me një garanci 20 vjeç

* Garancia 20 vjeçare vlen vetëm për kompresorin.

Si ta matësh

* Të gjitha specifikimet e dhëna mund të ndryshojnë nga specifikimet aktuale.

Specifikimet

  • Totali bruto (litra) 538 ℓ
  • Lloji i ftohjes Twin Cooling

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.