Galaxy-a juaj.
Mënyra juaj.
One UI 8 e riimagjinuar e çon përvojën tuaj me Galaxy në nivelin tjetër. Kombinimi i veçorive të reja të fuqizuara nga AI me një pamje të rafinuar, One UI 8 ju jep fuqinë për të përfituar nga potenciali i plotë i Galaxy tuaj dhe i jetës suaj të përditshme. 1,2
Galaxy Z Fold7 shihet i palosur me pamje nga ekrani i kapakut. Shfaqen widget-e të ndryshme si Fotografitë, Rezultati i gjumit, Hapat, sinjalizimi Now Brief dhe Kalendari. Pajisja transformohet duke u shpalosur dhe shihet nga ekrani kryesor sepse One UI 8 është optimizuar për të funksionuar pa probleme në të dyja ekranet. Mund të shihen më shumë widget-e, duke përfshirë Motin, Orën, Shëndetin dhe Kujdesin për pajisjen.
One UI 8.
Të gjitha risi për Fold
Përdor plotësisht ekranin tënd për të rritur efikasitetin


Përfundoni detyrat më shpejtë dhe më lehtë me ndërfaqen e përmirësuar nga AI. Mund të lëvizni dhe ripërcaktoni lehtësisht madhësinë e dritareve kërcyese për t´iu përshtatur nevojave tuaja. Kontrolloni përmbledhjet me një vështrim të shpejtë.3


Mbaro punë shpejt dhe lehtësisht në ekranin e madh. Thjesht tërhiq çfarë të duhet dhe lëshoje fiks aty ku të duhet. 4,5
UI-ja jonë më e mirë dhe më e personalizuar
Eksploroni më shumë me ekranin e kapakut në ekranin tuaj të zgjeruar — tani me një ndërfaqe të re intuitive që ju ndihmon të mbani nën kontroll ditën tuaj. 6


Fotografitë e tua, të riimagjinuara me AI
Shtoji një prekje imagjinate fotografive të tua. Shndërro lehtësisht fotografitë e kafshëve të tua shtëpiake në portrete studiosh fotografike. Shfaq origjinalin dhe rezultatin krah njëri tjetrit për të parë ndryshimet në ekranin e madh me një vështrim të shpejtë — e gjitha me lehtësi, falë AI. 7,8


Nuk i lodh sytë, i lehtë për t'u përdorur
Me një ndjesi përmasash të krijuar duke përdorur turbullim të lehtë dhe një përshtypje kohezive që vjen nga komponentë të bashkuar në mënyrë të përkryer, One UI 8 ofron një përvojë vizuale gjithëpërfshirëse së bashku me lehtësinë në përdorim.


Flisni me Gemini për gjithçka që shikoni
Flisni lirshëm dhe natyrshëm me Gemini Live për të marrë informacion në kohë reale. Ndani momentet tuaja përmes kamerës për të kërkuar këshilla ose ide. 9


I ri. Elegant. One UI
Njihu me One UI — me ikona aplikacioni të sofistikuara dhe të lehta për tu gjetur, menaxhim inteligjent të njoftimeve dhe më shumë. Eksploro çdo detaj dhe përjeto ndryshimin.
Now Bar.
Fokusohuni në të tashmen
Now Bar, i disponueshëm drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut, ju jep akses të drejtpërdrejtë në muzikën që po luhet, njoftimet e drejtpërdrejta dhe më shumë. 10
Një prekje.
Secure Folder zhduket
Prekni një herë Panelin e shpejtë, dhe Secure Folder do të zhduket nga ekrani i aplikacioneve. Aplikacionet brenda çaktivizohen dhe njoftimet bllokohen ― mbrohet nga vërtetime biometrike individuale për privatësi të përmirësuar. 11




Privatësia juaj. E siguruar
-
Mbrojtja në pajisje
Në epokën e AI të avancuar, rri i qetë, informacioni yt personal mund të mbrohet. Motori ynë i të dhënave personale ndihmon në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tua personale në mënyrë të sigurt. Më pas, ai i enkripton këto të dhëna dhe i ruan në pajisjen tënde me Knox Vault për ta vështirësuar edhe më tej aksesimin nga të tjerët.
-
Kontrolle të personalizuara
Merr kontrollin mbi Galaxy AI tënd. Ti vendos se ku do të përpunohet, në pajisje ose në renë kompjuterike.
-
Siguria e lidhur
Teknologjia Knox Matrix Trust Chain ofron siguri në të gjitha pajisjet e lidhura Samsung Galaxy në mënyrë që të monitorosh sigurinë e pajisjeve të tjera drejtpërdrejt nga smartfoni yt Galaxy.10
Fuqi e lidhur.
Samsung Galaxy
Pajisjet e lidhura Galaxy janë të përsosura së bashku, duke krijuar mundësi të reja për të komunikuar, punuar, luajtur dhe qëndruar i shëndetshëm pa mundim. 11


Mirëqenia e përditshme
Akseso dhe menaxho informacione gjithëpërfshirëse rreth shëndetit dhe mirëqenies tënde të përgjithshme me anë të aplikacionit Samsung Health në pajisjet e tua Samsung Galaxy.


- Disponueshmëria e ngjyrave, madhësive, modeleve dhe rripave të orës mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit celular.
- Produktet shiten veç.
- Hedhja zyrtare në treg e One UI 8 pritet të fillojë me Galaxy Z Flip7 | Z Fold 7. Përditësimi pritet të kalojë gradualisht te pajisjet e tjera Galaxy.
- Veçoria Weather Wallpaper kërkon lidhje me rrjetin për të marrë të dhënat e motit. Mund të pasqyrojë të dhënat e motit pa lidhje me rrjetin pasi të dhënat të mbërrijnë te pajisja. Pasqyrimi i kushteve atmosferike në kohë reale mund të vonohet pasi shërbimi mbështetet në përditësimet e informacionit të motit lokal. Disa fotografi në ambiente të brendshme, gjatë natës dhe me rezolucion të ulët mund të mos jenë të përputhshme. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
- Samsung Internet është i disponueshëm në pajisjet me Android P OS ose më të ri. Veçoria e përmbledhjes për Browsing Assist është e disponueshme në Samsung Internet dhe kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Shërbimi mund të ketë funksionalitet të kufizuar ose mund të jetë i padisponueshëm në disa faqe interneti me pagesë. Zbatohet limit karakteresh. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës.
- Veçoria Sketch to Image për Drawing Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Mbështet skedarët JPG, HEIC (HEIF), BMP dhe PNG. Sfondi nuk duhet të jetë i tejdukshëm. Modifikimi me Sketch to Image mund të rezultojë në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12 MP. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një filigran i dukshëm, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
- Tërhiq dhe lësho për Drawing Assist është e disponueshme në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy me One UI 8.
- Veçoria Now Brief kërkon identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes ose aplikacioneve. Për disa veçori mund të nevojitet një lidhje me rrjetin e internetit.
- Veçoria Portrait Studio për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Portrait Studio rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një filigran i dukshëm, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga zgjidhja AI e Google Cloud. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar. Imazh i simuluar.
- Veçoria Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një filigran i dukshëm, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
- Gemini është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Veçoria Gemini Live kërkon lidhje interneti dhe identifikim në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. I përputhshëm me disa veçori dhe llogari të caktuara. Aktualisht, mund të përdorni një llogari personale të Google që e menaxhoni vetë, ose një llogari pune apo shkolle për të cilën administratori juaj ka aktivizuar aksesin në Gemini. Duhet të jeni 13 vjeç (ose mosha e lejueshme në vendin tuaj) ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari personale ose shkolle të Google dhe 18 vjeç ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari pune.
- Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account.
- Veçoria e vërtetimit biometrik individual kërkon One UI 8. Për të rikthyer Secure Folder, kërkohet vërtetimi fillestar me një motiv ose një fjalëkalim përpara vërtetimit biometrik.
- Motori i të dhënave personale funksionon me kusht që menyja Inteligjenca e të Dhënave Personale të jetë e aktivizuar. Të dhënat e analizuara do të fshihen sapo të çaktivizohet menyja e Inteligjencës së të Dhënave Personale. Motori i të dhënave personale njeh gjuhë të zgjedhura dhe theksa/dialekte të caktuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në arabisht, (të thjeshtuar) kinezisht, holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hindisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, spanjisht, suedisht, tajlandisht, turqisht dhe vietnamez. Motori i të dhënave personale aktualisht analizon aplikacionet origjinale të Samsung.