Dëshironi më shumë kohë për të shijuar siç duhet programin tuaj të preferuar dhe shtëpinë e pastruar në mënyrë të përsosur? Kjo është pikërisht arsyeja pse kemi projektuar një ofertë vetëm për ju!

Zgjidhni televizorin The Frame ose The Serif dhe do të përfitoni fshesën me korent Samsung Jet me cilësi të lartë dhe pa kordon, për një pastrim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të shtëpisë tuaj dhe për të pasur më shumë kohë për të shijuar dizajnin elegant dhe performancën.

Me blerjen e modeleve The Frame dhe The Serif 50'' ose 55'', ju dhurojmë Samsung Jet 60, ndërsa për modelet 65'' dhe 75'', ju dhurojmë Samsung Jet 70. Për të kërkuar të drejtën për të marrë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com. Gjeni më shumë informacion rreth promocionit këtu

Promocioni zgjat nga 22.9. deri më 23.10.2022 ose deri në përfundimin e stokut të dhuratave.

Zgjidhni televizorin e duhur për ju te partnerët e shitjeve të Samsung:

Globe Shops SH.P.K. Globe Shops SH.P.K.
Neptun SH.P.K. Neptun SH.P.K.

Televizori The Frame

Zgjojeni artistin brenda jush

Dëshironi një televizor që i përshtatet në mënyrë të përkryer dekorit tuaj? Televizori The Frame me kornizën e tij elegante dhe moderne rafinon dizajnin e brendshëm dhe bëhet pjesë e galerisë tuaj personale si një tjetër vepër arti. Korniza mund të përshtatet, me shumë mundësi zgjedhjeje për ngjyrat, kështu që mund ta ndryshoni atë në përputhje me dizajnin e brendshëm dhe shijen tuaj.

Televizori The Serif

I bukur pa kushte

Formoni stilin tuaj të jetesës me dizajnin e gjithanshëm 360, të krijuar në mënyrë që të duket bukur nga çdo kënd. Duke qenë se ka stendë të lëvizshme, ju mund të zgjidhni një vend për Samsung The Serif tuaj të ri mbi një raft, komo ose ta vendosni më vete, ta përshtasni në mënyrë të përsosur në shtëpinë tuaj.

Jet 70 e kompletuar

E fuqishme, por e lehtë

Pastroni në mënyrë të thjeshtë lloje të ndryshme dyshemesh me një fshesë me korent të lehtë, por të fuqishme dhe pa kordon. Motori me inverter digjital krijon një fuqi thithëse deri në 150 W. Dizajni aerodinamik i sistemit të ajrit optimizon gjithashtu rrymën e ajrit, ndërsa filtrimi i ajrit me shumë ciklone mbledh grimcat e vogla të pluhurit.

Jet 60 Turbo

Fuqi e fortë thithëse

Pastroni të gjithë apartamentin në mënyrë shumë më efikase duke përdorur fuqinë thithëse deri në 150 W. Motori me inverter digjital i një fuqie të madhe hyrëse prej 410 W ruan një nivel të lartë të eficiencës së energjisë dhe krijon një fuqi të fortë thithëse prej 150 W, kështu që pastrimi i tapetave dhe i dyshemeve të ashpra është po aq efikas.