Shfrytëzojeni këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe pasurojeni shtëpinë tuaj me pajisje shtëpiake fantastike Bespoke, me ngjyrën dhe dizajnin që ju përshtatet juve dhe mjedisit ku jetoni. 

5 vjet garanci* nëse blini pajisje të zgjedhura shtëpiake Bespoke dhe 3 vjet garanci* për fshesat me korent Jet Bespoke..

Promocioni zgjat nga data 1.2. deri më 28.2.2023 ose deri sa të përfundojë stoku. Fotografia e dhuratës është e simuluar dhe mund të ndryshojë nga ngjyra e vërtetë e dhuratës. Për të ushtruar të drejtën për 5 vjet garanci, duhet të bëni një vlerësim dhe të regjistroheni në adresën www.samsunggarancionizgjatur.al brenda 30 ditëve pas blerjes. Për të ushtruar të drejtën e dhuratës, duhet të regjistroheni brenda datës 31.3.2023, duke dërguar një email në adresën ce.promo@samsung.com.


Listën e plotë të pajisjeve, më shumë detaje rreth promocionit dhe etiketave EN të eficiencës mund t’i gjeni në adresën www.samsung.com/al/offer/bespoke-home-feb-2023-xk. 

Procesi i regjistrimit përfshin dorëzimin e të dhënave të mëposhtme të nevojshme për t’u regjistruar me sukses në adresën e emailit ce.promo@samsung.com, jo më vonë se data 31.03.2023:

- emrin dhe mbiemrin e blerësit,
- adresën e email-it të blerësit,
- adresën e saktë të blerësit,
- numrin e telefonit të blerësit,
- ngjyrën e dëshiruar e mikrovalës,
- skanimi i faturës fiskale të lëshuar në pikën e shitjes pas blerjes së pajisjes Samsung sipas pikës 6 të këtyre Rregullave, 
- modeli dhe numri serial i pajisjes Samsung të blerë sipas pikës 6 të këtyre Rregullave.

Afatet dhe kushtet e promocionit mund ti gjeni këtu.

RB7300T TWC BESPOKE Frigorifer me ngrirës të poshtëm

Frigoriferi juaj është rrugës

Përshtatni pamjen e frigoriferit dhe bëni kombinimin që i përshtatet nevojave tuaja. Mund ta përdorni si një modul me dy dyer dhe me kapacitet 340 litra. Por nëse dëshironi më shumë hapësirë, keni mundësinë të krijoni dy module të ndryshme përmes modelit me një derë në dy madhësi të ndryshme ose një model tjetër me dy dyer.

Soba NV7000B 4-2 DC

Gatuani në mënyrë më fleksibël


Zgjidhni mënyra të ndryshme për të përgatitur vaktet në mënyrë që të merrni rezultate optimale. Zona e sipërme dhe e poshtme e gatimit në Sistemin e Gatimit të Dyfishtë funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Përdorni vetëm zonën e sipërme për vakte më të vogla, si për të përgatitur vakte të ndryshme me cilësime të ndryshme dhe produkte përfundimtare të shijshme ose të gjithë furrën për enë më të mëdha.

Fshesë me korent Bespoke Jet™

Pastroni nga fillimi në fund

Për pastrim të thellë, ekziston një motor me inverter digjital me fuqi thithëse deri në 210 W. Stacioni i pastrimit "Të gjitha në një" eliminon në mënyrë efikase pluhurin dhe qimet e kafshëve nga kontejneri, duke përdorur teknologjinë "Air Pulse", duke rikarikuar njëkohësisht baterinë.