Ku do të jeni për 5 vjet?
Një gjë është e sigurt - do të jeni duke e shijuar, sepse duke blerë disa pajisje të caktuara Samsung, ajo që mund të prisni është 5 vjet moskokëçarje.
Duke qenë se e dimë se për 5 vjet mund të ndodhin shumë gjëra, ju ofrojmë 5 vjet garanci (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung) për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve inkaso të kuzhinës dhe fshesave me korrent Samsung të blera në periudhën nga 1/2/2022 deri më 31/12/2022.
Zgjidhni një ose më shumë modele të pajisjeve Samsung dhe mos e vrisni mendjen.
Për të fituar të drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.
Afatet dhe kushtet e promocionit i gjeni këtu.
Listën e produkteve të përfshira në promovim e gjeni këtu.
5 vjet garanci për të mos e vrarë mendjen
Më të freskëta dhe më të shijshme
Frigorifer BESPOKE RB7300 me ngrirës në pjesën fundore
Frigoriferi BESPOKE ofron një dizajn multifunksional dhe të personalizuar në 6 materiale të ndryshme: Saten-Glass, Glam-Glass, Pure Glass, Terrakota Metal, Steel Real Inox dhe Steel-Metal. Secili nga materialet mund të kombinohet me ngjyrat e ndryshme të ofruara në përputhje me stilin e shtëpisë dhe kuzhinës. Frigoriferi extra-large 390 litra* me thellësi 600 mm i përshtatet standardeve të dollapëve të kuzhinës dhe është në nivelin e tyre. Avantazhet e tij janë muret shumë të hollë me izolim shumë efikas, duke përdorur teknologjinë SpaceMax™.
Përgjysmon kohën e larjes
Lavatriçe WW9800T me teknologji QuickDrive, 9 kg
Lavatriçe QuickDrive™ shkurton kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%, pa cenuar efikasitetin e larjes. Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe panel të pasmë që rrotullohet në mënyrë të pavarur, falë të cilit rrobat rrotullohen në mënyrë më dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por gjithsesi delikate. Është edhe dera Add Wash™ për të shtuar lehtë dhe shpejt rrobat që keni harruar pasi ka filluar cikli, si dhe Eco Bubble™ për pastrim të fuqishëm, edhe në temperatura të ulëta.
Më e lehtë me ekran të madh
Lavastovilje DW5500MM me ekran LED
Larja e enëve është më e thjeshtë me monitorimin intuitiv, leximin e lehtë dhe cilësimet e statusit, të cilat mund të shihen nga një ekran i madh dhe i gjerë LED, me vizibilitet të lartë nga larg. Pjesa e brendshme fleksibël është e rregullueshme nga sipër, në mënyrë që grila e sipërme të mund të ngrihet dhe të ulet lehtësisht me 5 cm. Me krijimin e hapësirës shtesë ndarjen e poshtme mund të vendosen edhe pjata më të mëdha. Sipër ndodhet edhe grila e tretë fleksibël, e përshtatshme për enë të vogla dhe të lehta, si takëmet.
Një derë, dy zona
Furrë inkaso NV7000N me derë fleksibël
Shijoni përgatitjen e pjatave të ndryshme duke përdorur derën fleksibël me zonën e sipërme dhe të poshtme të gatimit dhe të hapjes. Teknologjia Dual Cook Flex™ ju mundëson të përgatisni dy pjata në dy zona, në dy temperatura të ndryshme, duke ju dhënë mundësinë të përdorni të gjithë furrën ose vetëm gjysmën e sipërme, pa ndërprerë pjekjen në gjysmën e poshtme. Me Dual Cook Flex™ kurseni kohë dhe energji (20%), sepse nuk keni nevojë të ngrohni të gjithë furrën.
Më shumë pjata njëherësh!
Paneli inkaso SMART NZ6000K me teknologjinë Virtual Flame
Shijoni gatimin me kontrollin intuitiv dhe të qartë të temperaturës. Teknologjia unike Virtual Flame™ mundëson kontroll vizual intuitiv me vizibilitet të lartë dhe të sigurt të intensitetit të temperaturës në pllakën me induksion. Në zonën Flex Plus, gatuani lehtësisht ushqime të shumta, duke përdorur pjata të shumta. Kjo hapësirë e gjerë dhe e hapur mund të dallojë numrin e pjatave, madhësinë dhe formën, me përdorimin minimal të energjisë dhe pa "zona të vdekura".
E lehtë për pastërti
Fshesë me korrent VS9000E me teknologji Jet Cyclone, Turbo Brush dhe Z-station
Tani mund të pastroni dyshemetë shpejt dhe lehtë me një fshesë me korrent të lehtë pa kabllo, me motor digjital inverter me fuqi thithëse 150 W. Po ashtu, do të mund të merrni frymë në ajër më të pastër falë sistemit të filtrimit HEPA me pesë shtresa, cikloni kryesor i të cilit kap grimcat e mëdha dhe cikloni i vogël kap grimcat e vogla, ndërsa filtri ultra i imët i pluhurit mbledh 99,999% të pluhurit dhe alergjenëve më të imët në fund.