Bëni mirë të dini se me blerjen e pajisjeve shtëpiake Samsung mund të prisni edhe pesë vjet garanci për rehati. Ne i besojmë cilësisë sonë dhe për këtë ju japin 5 vjet garanci për frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso kuzhine, për modele të caktuara të fshesave me korrent nga Samsung, që blihen në periudhën nga 01.09 deri në 31.12.2020, si dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 01.10.2020 deri më 31.12.2020.
Frigoriferët Samsung karakterizohen nga shumë risi, pasi janë prodhuar me qëllim lehtësimin e jetës suaj. Me sistemin revolucionar të ftohjes Triple Cooling dhe kontrollit të pavarur të temperaturës, nuk do të ketë përzierje të aromave të ushqimeve të ndryshme në frigorifer. Përveç kësaj, me teknologjinë pa brymë No Frost, e cila mundëson qarkullimin e shumtë të ajrit dhe ftohjen e njëhershme të secilës ndarje, artikujt tuaj ushqimorë do ta ruajnë freskinë e tyre më gjatë dhe pa grumbulluar akull. Gjithashtu, frigoriferët Samsung karakterizohen nga thjeshtësia dhe eleganca, duke e bërë kështu kuzhinën tuaj një vend ku ju mund ta kaloni kohën me kënaqësi dhe ta shijoni plotësisht atë.
Kur bëhet fjalë për gatimin, do t’i gëzoheni me vatra inkaso të pajisura me teknologjinë Virtual Flame!Teknologjia Virtual Flame e vetme e këtij lloji ofron kontroll intuitiv pamor, duke përdorur ngjyrën dhe ndriçimin e flakës virtuale LED për të treguar nivelin e saktë të nxehtësisë të çdo zone gatimi. Me Flex Zone Plus përfitoni fleksibilitetin e gatimit të disa ushqimeve bashkërisht! Nëse ju duhet një furrë më shumë për të përgatitur specialitetin tuaj, nuk është nevoja të shqetësoheni me teknologjinë Dual Cook Flex! Furra me derë fleksibël ju mundëson përgatitjen e dy ushqimeve në dy temperatura, duke pasur mundësinë e përdorimit vetëm të gjysmës lart pa ndërprerë procesin e pjekjes në pjesën poshtë të furrës.
Duke blerë lavatriçen Samsung QuickDrive, do mund të përgjysmoni kohën e larjes dhe të dyfishoni kohën për veten tuaj! Përveç kursimit të kohës (deri në 50%), konsumohet edhe më pak energji (deri në 20%), pa prekur efikasitetin e larjes*. Gjithashtu, lavatriçja QuickDrive ka një kazan kryesor Q-Drum dhe pllakë të pasme që rrotullohet në mënyrë të pavarur, falë së cilës rrobat rrotullohen në mënyrë dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por e butë.
Promocioni përfshin edhe fshesa të caktuara korrenti nga Samsung, të cilat njihen për teknologjinë e tyre të përparuar, thithjen e fuqishme dhe përdorimin tepër të thjeshtë. Rekomandojmë fshesat më të fundit me korrent Samsung Jet me dizajn elegant, të hollë, që kursen hapësirë dhe kohë.
Lista e plotë e produkteve mund të gjendet në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al ku mund të zgjidhni edhe se çfarë i mungon shtëpisë suaj.
Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci 5 vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.
Garancia 5-vjeçare promocionale është e vlefshme për frigoriferë, lavatriçe, pajisje inkaso kuzhine, për modele të caktuara fshesa korrenti që blihen nga 01.09.2020 deri më 31.12.2020, si dhe për pajisje tharëse dhe pajisje të kombinuara për larje-tharje të blera në periudhën nga 1.10. 2020. deri më 31.12.2020.
Garancia 5-vjeçare promocionale është e vlefshme nga 01.09. deri në 31.12.2020, dhe kushtet mund të gjenden këtu.
*Testuar në modelin WW8800M krahasuar me modelin WW8500K. Kursen deri në 50% të kohës me ciklin e larjes së veshjeve të pambukta në 40°C dhe me gjysmë ngarkese, ndërsa efikasiteti i larjes mbetet brenda ±2%, bazuar në të dhënat e marra nga Intertek. *Kohëzgjatja e ciklit të larjes mund të ndryshojë në varësi të furnizimit me ujë dhe peshës/llojit të rrobave.
5 vjet garanci për rehati
Më i freskët dhe më i shijshëm
Frigoriferi RS8000 SBS me teknologjinë Twin Cooling Plus
Teknologjia Twin Cooling Plus optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe ngrirës me ftohje të pavarur. Ajo e ruan ushqimin më mirë dhe mbron shijen e tij duke penguar përzierjen e aromave dhe duke siguruar kështu që ushqimi të qëndrojë më i lëngshëm dhe më i freskët dyfishi më gjatë. Gjithashtu, frigoriferi Samsung RS8000 ofron më shumë hapësirë ruajtjeje pa rritur përmasat e jashtme (100 litra më shumë se modelet e zakonshme) falë SpaceMax Technology.
Përgjysmoni kohën e larjes
Lavatriçja WW7800M me teknologjinë QuickDrive, 9kg
Lavatriçja QuickDrive e shkurton kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë 20%, pa dëmtuar efikasitetin e larjes. Q-Drum ka kazanin kryesor dhe pllakën e pasme që rrotullohet në mënyrë të pavarur, falë së cilës rrobat rrotullohen në mënyrë më dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por e butë. Gjithashtu është edhe dera Add Wash që të mund të shtoni lehtësisht dhe shpejt artikujt e harruar të rrobave pas nisjes së ciklit të larjes, si dhe Eco Bubble për larje të fuqishme, madje edhe në temperatura të ulëta.
Kurseni dhe thani më shpejt
Tharësja DV8800N me sistem OptimalDry, 9 kg
Kurseni para me konsum më të ulët të energjisë elektrike, falë teknologjisë së pompës së ngrohjes që ofron një mënyrë më efikase të energjisë, ekonomike dhe më të butë të tharjes së rrobave dhe i jep makinerisë kategorinë më të lartë të energjisë A+++. Falë sistemit OptimalDry që përdor 3 sensorë për arritjen e rezultateve më të mira, rrobat thahen më shpejt me konsum minimal të energjisë.
Më e lehtë me ekran të madh
Lavastovilja DW5500MM me ekran LED
Larja e enëve është më e thjeshtë me monitorimin intuitiv, lexim të lehtë dhe cilësim të statusit, mundësuar nga ekrani i madh dhe i gjerë LED, i cili duket edhe nga distanca. Pjesa e brendshme fleksible përshtatet për sa i përket lartësisë, kështu që sita e sipërme mund të ngrihet ose ulet shpejt me 5cm. Duke krijuar hapësirë shtesë, edhe enët më të mëdha mund të vendosen në sitën e poshtme. Lart është gjithashtu një sitë e tretë fleksible për sendet e vola e të lehta, siç janë thikat, pirunët dhe lugët.
Një derë, dy zona
Furra inkaso NV7000N me derë fleksible
Shijoni përgatitjen e disa ushqimeve duke përdorur derën fleksible me zonën lart dhe poshtë të pjekjes dhe hapjen. Teknologjia Dual Cook Flex mundëson përgatitjen e dy ushqimeve në dy zona, në dy temperatura, me mundësinë e përdorimit të të gjithë furrës ose vetëm të pjesës së sipërme, pa ndërprerë procesin e pjekjes në pjesën poshtë. Me Dual Cook Flex, ju kurseni kohë dhe energji (20%), sepse nuk është e ngrohur e gjithë furra.
Disa ushqime njëherësh!
Vatra inkaso NZ6000K SMART me teknologjinë Virtual Flame
Shijoni gatimin me kontroll intuitiv dhe të qartë të temperaturës. Teknologjia Virtual Flame e vetme në llojin e saj ofron kontroll intuitiv pamor me dukshmëri të qartë dhe të sigurt të intensitetit të temperaturës në vatrën inkaso. Në zonën Flex Plus mund të gatuani lehtësisht disa ushqime, duke përdorur disa enë. Sipërfaqja e gjerë dhe e hapur mund të zbulojë numrin e enëve, madhësinë dhe formën e tyre, me konsum minimum energjie dhe pa "zona pasive".
Mënyrë e lehtë për pastërti
Fshesë me korrent Jet 90E me teknologjinë Jet Cyclone, Turbo Brush dhe Z-station
Tani mund të patroni lehtësisht dyshemetë me një fshesë korrenti të fuqishme por të lehtë dhe pa kordon, e cila ka një motor inverteri digjital me thithje deri në 150 W. Në të njëjtën kohë, do të keni mundësinë të thithni ajër më të pastër falë sistemit të filtrimit HEPA me 5 shtresa, ku cikloni kryesor kap grimcat e mëdha, ndërsa cikloni reaktiv kap ato të voglat dhe filtri i pluhurave ultra të imëta në fund kap 99.999% të pluhurave më të holla dhe alergjenët.