Lajme lokale

Njihuni me inovacionin e xhamit ultra të hollë të Samsung

12.08.2022

Tiranë, 10 gusht 2022 - Pajisjet e palosshme Galaxy po ripërcaktojnë atë që është e mundur për përdoruesit e smartphone-ve në mbarë botën, me përvoja dhe ndërveprime unike. Samsung krijoi këtë kategori të re duke e bërë realitet të pamundurën përmes teknologjive të reja inovative dhe proceseve të sofistikuara të prodhimit me saktësi të lartë. Elementi kryesor për pajisjet e palosshme të Samsung është xhami ultra i hollë (Ultra Thin Glass), një material që mund të paloset qindra mijëra herë duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij. Me popullaritetin e pajisjeve të palosshme gjithmonë e në rritje, Samsung po perfeksionon prodhimin e xhamit ultra të hollë për të ofruar më shumë pajisje të palosshme te konsumatorët.

 

Në këtë video, eksploroni disa nga hapat kryesorë në krijimin e xhamit ultra të hollë, duke përfshirë mënyrën se si Samsung pret, formëson dhe lustron secilën pjesë në mënyrë që të ofrojë qëndrueshmëri maksimale dhe të siguruojë një produkt përfundimtar me cilësisë të lartë. Nëpërmjet udhëheqjes dhe obsesionit të Samsung me mjeshtërinë e pajisjeve, pajisjet e palosshme Galaxy po përmirësojnë jetën e përditshme të përdoruesve me telefonat inteligjentë të krijuar për epokën moderne.